Të ushqyerit (gjidhënia) e Pejgamberit (s.a.v.s.)

Atij (s.a.v.s.) i ka dhënë gji Halimah el-Hudhelijjeh, e bija e Ebu Dhu’ejb. Gjersa ishte në përkujdesjen e Halimes, ndodhi ngjarja e hapjes së gjoksit të tij, kur kraharori i tij u mbush me urtësi e besim; dhe pas kësaj u largua hisja e shejtanit[15] nga ai. Continue reading

Gjenealogjia e Pejgamberit (s.a.v.s.)

Ai është Muhammedi,200px-Muhammad ibn (i biri i) Abdullah, ibn Abdul-Muttalib, ibn Hashim, ibn AbdMenaf, ibn Kusejj, ibn Kilab, ibn Murreh, ibn Kaab, ibn Lu-ejj, ibn Ghalib, ibn Fihr, ibn Malik, ibn Nedr, ibn Kinaneh, ibn Huzejmeh, ibn Mudrikeh, ibn Iljas, ibn Mudar, ibn Nizar, ibn Me’ad, ibn Adnan. Continue reading

Pejgamberi pa hije

 

Nga hadithi:

 

Sejjidina Hakim Tirmidhiu në librin e tij Newadirul-Usul transmeton prej Sejjidina Zekwanit, një sahabiu të afërt të Pejgamberit (savs), hadithin në vijim: “Hija e Pejgamberit nuk mund të shihej në shkëlqimin e diellit, as në dritë të hënës”.

 

Alameh Ibn el-Xhewzi në Kitabul-Wafa transmeton një hadith prej Sejjidina Abdullah ibn Abbasit, në të cilin ai thotë: “I Dërguari i Allahut nuk kishte hije as kur qëndronte në diell, veçse madhështia e dritës (nurit) të tij i tejkalonte rrezet e diellit; as kur ulej para ndonjë drite zjarri, veçse drita e tij e shkëlqyeshme ta linte pas shkëlqimin e dritës”.

 

Imam Nesefiu në Tefsir Medarik transmeton nga Sejjidina Uthman ibn Affan, që ai i kishte thënë Pejgamberit (savs): “Allahu i Plotfuqishëm nuk e lë hijen tënde të bije në tokë, ashtu që askush asnjë këmbë njeri të vëhet mbi të”.

 

Imam Xhelaludin es-Sujutiu në Hasa’is el-Kubra transmeton nga Ibn Sebe (ra): “Kjo poashtu është një veçori unike e Pejgamberit (s.a.v.s.) që hija e tij nuk e prekte tokën, sepse ai ishte dritë (nur) dhe kur ai ecte në (kohë me) dritë dielli hija e tij nuk mund të shihej.”

 

Prej dijetarëve:

Pasi lexuam fjalët e atyre që kanë jetuar me Pejgamberin (s.a.v.s.) dhe nga afër e kanë shikuar atë në çdo veprim, tani do t’i kthehemi disa prej dijetarëve të mëdhenj të Islamit, shkrimet e të cilëve konsiderohen ndër më autentiket në çështjet Islame. Kushtoni vëmendje këtyre që të flakni çdo dyshim që mund të keni në lidhje me çështjen. Të gjithë këta dijetarë të mëdhenj vendosmërisht kanë besuar që Pejgamberi (s.a.v.s.) nuk posedonte hije.

 

1. Imam Kadi IjadEsh-Shifa thotë: “Pejgamberi (s.a.v.s.) nuk posedonte hije në shkëlqim të diellit apo në dritë të hënës, sepse ai ishte dritë (nur)”.

Imam Ahmed Kastalani

2. Imam Ahmed Kastalani thotë në el-Mewahibul-ladunija: “Që Pejgamberi (s.a.v.s.) nuk ka pasur hije në shkëlqim të diellit apo në dritë të hënës është e vërtetuar nga hadithi Tirmidhiut nga Ibn Zekwanit (ra) dhe Ibn Sebe (ra).”

 

3. Shejh Abdul Hak Muhaddith Dehlvi thotë në Medarixh en-nubuwwah: “Hija e Pejgamberit (s.a.v.s.) nuk shfaqej në shkëlqim të diellit e as në dritë të hënës”.

 

4. Meulana Xhelaludin RumiMesnevi-në e tij thotë: “Jo vetëm Pejgamberi (s.a.v.s.), por edhe nëse një shërbëtor i zakonshëm i Pejgamberit (s.a.v.s.) arrin gradën e mortalitetit të brendshëm (baka), atëherë si Pejgamberi (s.a.v.s.), hija e tij poashtu zhduket”.

 

Përktheu: Fatih Ibrahimi

Burimi: sunnah.org