Imam Sujutiu dhe Ibn es-Subki i përgjigjen Dhehebiut që flet kundër sufijve dhe esharijve, me fjalët në vijim:

Imam Sujutiu i përgjigjet Dhehebiut që flet kundër sufijve dhe esharijve, me fjalët në vijim: “Mos i lëni murmuritjet e Edh-Dhehebiut të ju mashtrojnë juve, ngase ai shkoi aq larg saqë të murmuroj kundër Imam Fahrud-Din er-Raziut dhe kundër atij që është më i madh sesa Imami, dmth, Ebu Talib el-Mekki autorit të Kut el-Kulub, dhe kundër atij që është më i madh sesa Ebu Talibi, dmth, Ebu Hasan el-Eshariut, fama e të cilit ka mbushur kupat qiellore! Dhe librat e Dhehebiut janë të mbushura me to: el-Mizan, el-Tarih, dhe Sijar el-Nubela’. A do ti pranoni fjalët e tij (Dhehebiut) kundër sojit të atyre? Asnjëherë, vAllahi! Fjala e tij nuk pranohet në lidhje me ta. Por, ne respektojmë të mirat e tyre ndaj nesh dhe ua japim atyre në tërësi (meritat).” {Es-Sujuti, Kam` el-Mu`arid bi Nusra Ibn el-Ferid, në Mekamat (2:917-918) dhe siç është cituar nga Imam el-Lucknawi në el-Raf` we el-Takmil fi el-Xherh we el-Ta`dil (fq. 319-320)
Ibn el-Subki poashtu e ka kritikuar anti-Esharizmin e ed-Dhehebiut dhe animet kah doktrina Hanbelite, duke e quajtur atë (Dhehebiun) një prej propaganduesve më të mëdhenj të antropomorfizmit.
{ Në Tabakat esh-Shafi`ijje el-Kubra (3:352-354, 8:88-89, 9:103) }

Në një vend tjetër ai deklaron: “Shejhu ynë, Dhehebiu – Allahu e mëshiroftë – edhe përkundër gjithë dijes dhe devotshmërisë tregon një paragjykim të tepruar kundër Ehli-sunetit; Nuk është e lejuar që ai të ndiqet në këtë qëndrim… as nuk është e lejuar të mbështetemi në shejhun tonë, Dhehebiun,  kurdo që ai e lavdëron ndonjë Hanbeli apo e fajëson ndonjë Esh’ari.”

{ Ibn es-Subki, Ka`ide (fq. 32-37, 59-60), Tabakat esh-Shafi`jje el-Kubra [TSK] (2:13-16). Cf. Esh-Sahaviu, el-I`lan (fq. 75)