Te jesh Evropian Musliman – Tarik Ramadan

Përktheu: Arta Avdiu

Më vjen keq që nuk jam në gjendje të flas në gjermanisht. Kam studiuar 6 vjet në Zvicer dhe PhD ime e parë ishte në filozofinë e Niçe-s dhe kam humbur gjithçka.

Pra kjo është gjëja e parë për të marrë e që nuk është shembulli im që ta harrosh gjuhën që e keni studiuar në shkollë, dhe për fat të mirë jam i obliguar të flas në gjuhën angleze. Më është kërkuar të flas në lidhje me, A duhet të flasim rreth “Të jesh evropian musliman” apo të “jesh muslimanë në Evropë? ‘’

Dhe unë mendoj se nuk është rastësisht. 15 vjet më parë kur kam shkruar një libër “Të jesh musliman evropian” kam marrë disa reagime nga shokët e mi muslimanë, duke më thënë: “Jo, ti duhet të thuash të jesh musliman në Evropë”.

E unë them: “Jo! Unë jam evropian nga kultura, dhe unë jam musliman nga religjioni, kështu që unë jam një musliman evropian”. Pra nuk është të jesh një musliman diku tjetër. Kjo është vendlindje për mua, dhe kjo është vendlindja për ju dhe kjo është vendlindja për ne”.

Si një hyrje unë mendoj se është vërtet e rëndësishme për t’u përballur me realitetin e të qenit muslimanë evropian në vendet tona. Dhe dëgjova, sigurisht se situata juaj në Austri mund të jetë më mirë se e të tjerëve në shoqëritë e tjera evropiane.

 Megjithatë, nëse ju shikoni atë që po ndodh tani në mediet kryesore, në kanalet televizive të medieve anembanë botës dhe sidomos në Evropë, ajo që ne kemi për të parë është, se reportazhet për Islamin dhe muslimanët janë kryesisht negative.

Kështu që, perceptimi që kanë njerëzit përreth për Islamin dhe muslimanët është negativ dhe ne jemi duke u përballur me këtë çdo ditë.

Sapo arrita këtu, duke lexuar në një gazetë të Britanisë “The Times” një artikull që thoshte “problemi nuk është me muslimanët radikal, problemi është me vetë Islamin, sepse muslimanët radikal janë në fakt, pasues të mesazhit të vërtetë të Islamit.

Ju e dini që ne kemi shumë parti ekstremiste të djathta dhe ajo që ka qenë normalizimi i diskursit në Evropë për këtë.

Pra, muslimanët kanë dy zgjidhje: e para është që të thonë “Në rregull, shih, njerëzit përreth nesh nuk i pëlqejnë muslimanët dhe ata nuk e pëlqejnë Islamin”, dhe të krijojnë diçka që është mentalitet i viktimës: “Ata nuk na duan, ata nuk e duan islamin, atyre nuk ju pëlqen Islami, le të rrimë mes nesh, për tu tërhequr në vetet tona, dhe të jenë muslimanë larg nga shoqëria”. Kjo është përgjigja e gabuar. Kjo është pikërisht ajo çfarë partitë e djathta ekstremiste duan në shoqëritë tona evropiane. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është….

A mund t’iu kërkoj diçka. Ngaqë kam vetëm 20-25 minuta, shmanguni duartrokitjeve gjatë ligjërimit, dhe pastaj në fund nëse doni, sepse jeni duke e marrë kohën time, dhe unë nuk do ta kem të mundur të them atë çka dua të them. Ju faleminderit! Mos!

Kështuqë, ajo që desha të them është, ajo që muslimanët duhet të bëjnë është ta refuzojnë mentalitetin e viktimës. Kjo nuk është një çështje të të pëlqejnë (ty të tjerët) apo mos të të pëlqejnë, është çështje të drejtave, kjo është një çështje e të kuptuarit kjo është një çështje e respektit për vetveten. Është për tu ngritur për përgjegjësitë tona si qytetarë dhe si muslimanë dhe të themi: “Shiko na nuk do të pranojmë ty që të sulmosh, dhe të promovosh racizëm. Tani është koha për të jetuar së bashku, të respektojmë njëri-tjetrin dhe të njohim njëri-tjetrin “.

Pra, të ngrihemi për përgjegjësitë tona. Kjo është e vetmja përgjigje e drejtë islame pozitive që muslimanët duhet ta promovojnë dhe jo mentalitetin e viktimës e cila është nganjëherë nëpër bashkësitë muslimane në Evropë.

Pika e dytë, është ajo që ne tani e kemi normalizuar bisedë, është, që njerëzit vijnë tek ju dhe thonë ’Ju’ si muslimanë dhe ‘ne’, si evropian. Kjo ‘ne’ kundër ‘atyre’ nuk është e pranueshme. Unë jam pjesë e kësaj ‘ne’-së së re, unë nuk jam jashtë Evropës. Është ‘ne’ si evropianë dhe ne si evropianë muslimanë, ateistë, çifutë, krishterë dhe çka ju që dëshironi të jeni , ju jeni evropianë.

Pra, problemi këtu me fjalë të tjera është: Shih, është çështje e vlerave të përbashkëta dhe qytetarisë së përbashkët, dhe jini të kujdesshëm, sepse edhe tani, edhe pse ju jeni më pak të avancuar sa i përket historisë së pranisë së muslimanëve në Austri, si për shembull (në krahasim me) Francë apo në vende të tjera me dekada të prezencës muslimane në Evropë, ne ende kemi njerëz që thonë: “Ju duhet të integroheni”.

Dhe unë mendoj se ne duhet të jemi të kujdesshëm ne konceptin e integrimit, sepse njerëzit janë duke mbjellë këtë “Ju duhet të integroheni, ju duhet të integroheni”

Duke e mbjellë në mendjet e tyre dhe në mendjet tona, që të jesh i integruar do të thotë që ju ende nuk jeni pjesë e jona, kështu që ne jemi duke pritur për ju që të bëheni pjesë e jona. Ajo që duhet të themi, “Na vjen keq, por ne jemi tashmë të integruar. Shqetësim ynë kryesor tash nuk është për t’u integruar, por është që të kontribuojmë për të ardhmen e shoqërisë sonë. Pra, ne tashmë jemi aty. Integrimi është një fjalë e së kaluarës fjala e së ardhmes dhe e së tashmes është “kontributi”. Çfarë mund të japim si qytetarë austriakë, qytetarë evropianë, në vendin tonë. Boll folët rreth integrimit. Flisni për të jetuar së bashku, për të vepruar së bashku, dhe për të kontribuar së bashku për hir të së ardhmes sonë të përbashkët. Pra, pika e fundit është me të vërtetë diçka që ne duhet për ta thënë. Ndoshta disa njerëz nuk duan ta dëgjojnë këtë: Islami është një fe evropiane, Islami është pjesë e peizazhit evropian. Sidoqoftë nuk është e re.

Për të gjithë njerëzit që tani janë duke bërë ndërtimin e një të kaluare të re në Evropë duke thënë: “Ne duam të flasim për ju si njerëz që janë të ardhur nga jashtë” ne duhet tu tregojmë atyre “Shikoni ju duhet ta vizitoni sërish të kaluarën tuaj, sepse nuk është e vërtetë se historia evropiane është e bazuar vetëm në trashëgiminë greke ose romake dhe judeo-kristiane. Është e gabuar, kaluara e Evropës është judeo-kristiane-islame, dhe ne jemi pjesë e Evropës për një kohë të gjatë. Pra, ajo që ne po përpiqemi të bëjmë me praninë tonë është që ju të pajtojmë juve me të kaluarën tuaj sepse duke pasur një qasje selektive ne të kaluarën tuaj ju po ndërtoni një të tashmë selektive.

Pra, kjo është diçka që është me të vërtetë e rëndësishme dhe kjo është puna e jonë për të ardhur me diçka që duhet të jetë e rëndësishme në programin tonë në shkolla.

Ne duhet ta integrojmë këtë të kaluar si pjesë e trashëgimisë evropiane. Nëse ju na vendosni jashtë së kaluarës tuaj do të thotë që ju keni vështirësi të na konsideroni si pjesë e së tashmes tuaj. Pra, ne kemi për të marrë këtë si diçka që është si një sfidë e thellë. Ajo që unë dua ta them tani është jo vetëm për të folur në lidhje me bashkëqytetarët tanë, Por se ne jemi këtu si një takim shumë të rëndësishëm të bashkësisë muslimane, komunitetit musliman austriak, është për të ardhur në diçka që është nga brenda çfarë duhet të themi për veten tonë, që të vijmë prej mentaliteti tonë prej viktime drejt përgjegjësisë tonë si musliman austriak dhe si musliman evropian.

Unë dua të ndaj me ju promovimin e shtatë C-jave (7Cs)

Gjëja e parë që është me të vërtetë e rëndësishme është besimi (në vetvete). E dyta është kriticizmi, mendja kritike; dhe e treta është komunikimi; e katërta është kontributi e gjashta është qytetaria dhe e fundit është kreativiteti.

Më lejoni të shkoj shumë shpejt nëpër të gjitha këto, dhe ta ndaj me muslimanët këtu me muslimanët e ​​rinj dhe jo aq të rinj, diçka që duhet të dëgjohet nga evropianët tanë, ju bashkëqytetarëve tanë austriak, në mënyrë që të ndërtojmë një të ardhme së bashku.

E para që është me të vërtetë të rëndësishme: Në qoftë se tani ju nuk e merrni këtë (vetë)besim që ju jeni në të njëjtën kohë plotësisht musliman dhe plotësisht austriak dhe nuk ka asnjë kontradiktë mes të qenit një musliman dhe të qenit një austriak, dhe ju jeni në paqe me veten tuaj, ju nuk do të përhapni paqe rreth jush. “Ai i cili nuk ka diçka, nuk mund ta jep atë gjë”

Kështu, qëllimi këtu është për të qenë të sigurt me vlerat tona. Vlerat islame nuk janë vlera minoritare