Komentime (tefsire) të famshme të Kur’anit

Komentime të shumta të Kur’anit të lavdishëm janë shkruar që prej periudhës së pejgamberisë. Në fakt, asnjë libër tjetër në botë nuk është shërbyer sa Kur’ani fisnik. Prezantimi i të gjitha këtyre komentimeve nuk është i mundshëm madje edhe në disa libra të detajuara, aq më pak në një hyrje të shkurtër si kjo. Por, ajo që dëshirojmë të bëjmë është të prezantojmë shumë shkurtazi komentimet kryesore që kanë shërbyer si burime për [veprën] Ma’rif-ul-Kur’an, dhe që i kemi cituar herë pas here. Ndonëse, gjatë periudhës kur komentimi i mësipërm është shkruar, shumë komentime (tefsire) dhe qindra libra janë konsultuar vazhdimisht, qëllimi këtu është të kufizohemi vetëm në prezantimin e komentimeve, referencat tek të cilat do të shfaqen vazhdimisht. Continue reading

Advertisements

Hyrje në shkencën e Tefsirit (‘Ilm-ul-Tefsir)

11490_10151433909902455_1581341466_nKuptimi tekstual i [fjalës] Tefsir në gjuhen arabe domethënë ‘të hapësh’, ose të sqarosh, interpretosh ose komentosh. Teknikisht, shkenca e Tefsirit është një degë e dijes në të cilën kuptimet e Kur’ani sqarohen, dhe urdhëresat e urtësitë sqarohen qartazi (el-Burhan). Duke iu drejtuar Pejgamberit (s.a.v.s.), Kur’ani i lavdishëm thotë:

“(I kemi dërguar ata) me argumente të qarta dhe libra. Dhe Na, ty ta kemi dërguar Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve dispozitat e shpalljes, dhe që të mendojnë ata.” (16:44) Continue reading

Rregullat në lidhje me Israiliatet në Tefsir

1002266_10151444348697455_2044596832_n

Israiliatet janë rrëfime që na kanë arritur përmes çifutëve dhe të krishterëve. Duhet theksuar që komentuesit e hershëm i kanë shënonin të gjitha llojet e transmetimeve që u arrinin përmes një burimi të identifikuar. Shumë prej këtyre transmetimeve kanë qenë israiliate. Prandaj, është e rëndësishme të dihen çka janë në të vërtetë janë këto transmetime. Continue reading