… pa rrufenë e u nis drejt lindjes…

Ai pa rrufenë në lindje dhe u nis drejt lindjes,
por nëse ajo do të kishte shkrepur në perëndim ai do nisej për andej.
Dëshira ime është për rrufenë dhe shkëlqimin e saj, jo për vendet dhe dynjanë.

Era e lindjes më transmetoi një thënie të përcjellë pa ndërprerje:
prej mendimeve të hutuara,
prej pasionit tim,
prej dëshpërimit tim,
prej fatkeqësisë time,
prej ngazëllimit tim,
prej arsyes time,
prej mallit të zjarrtë,
prej afshit,
prej lotëve,
prej qepallave të mia,
prej zjarrit,
prej zemrës time,
që, “Atë që e doni, është në mes të brinjëve tuaja; frymëmarrjet e hedhin atë prej njërës anë në tjetrën.”

Unë i thash erës së lindjes, “Çoji mesazh atij dhe thuaj që ai është ndezësi i zjarrit të zemrës time.
Nëse do shuhet, atëherë bashkim i përhershëm, e nëse digjet, atëherë ska faj për dashuronjësin!”

Shejh el-Ekber Muhijudin Ibn el-Arabi
Poezia 14, Terxhumen el-Eshwak

Advertisements

Rumi – Pëshpëritjet e Të Dashurit

Nuk mund të fle n’praninë tënde,
N’mungesë tënde, lotët s’më lënë.
Ti më mbikëqyr mua i Dashuri im
në çdo natë pa gjumë
dhe vetëm ti e vëren dallimin.

Duke shikuar jetën time,
shoh që vetëm Dashuria
ka qenë shoqëruesi i shpirtit tim
Nga brendësia thellë
shpirti im thërret:
Mos prit, dorëzohu
për hir të Dashurisë.

Nëse nuk mund të nuhasësh aromën,
mos eja në kopshtin e Dashurisë
Nëse s’do të zhvishesh,
mos hyr në ujin e të Vërtetës.
Rri aty ku je,
mos eja udhës tonë.

Gjatë gjithë vitit dashuronjësi është i tërbuar,
I shkujdesur, i sëmurë (nga dashuria) dhe në fatkeqësi.
Pa dashuri s’ka gjë tjetër, pos pikëllim.
Në dashuri… çka tjetër ka rëndësi?

Dashuria është Nëna jonë dhe
udha e Pejgamberit tonë.
Mirëpo është në sojin tonë
që të luftojmë me Dashurinë.
Ne nuk mund të të shohim ty, Nënë,
të fshehur prapa perdeve të zeza,
të thurura nga ne.

A dëshiron të hysh n’parajsë?
Të ecësh shtegun e të Vërtetës?
Të duhet mirësia e Zotit.
Ne të gjithë shijojmë vdekjen në fund.
Por gjatë rrugës, ji i kujdesshëm
të mos lëndosh asnjë zemër njeriu!

A e di çfarë është duke thënë kënga?
“Eja më ndiq mua dhe do të gjesh udhën.
Gabimet e tua poashtu mund të të qojnë tek e Vërteta.
Kur kërkon, përgjigja do të të jepet.”

Zotëria i cili është plot me ëmbëlsi
është aq i dehur me dashuri, ai është harraq.
“A më jep ca
nga ëmbëlsia jote?”
“Unë s’kam asgjë,” thotë ai,
I pavetëdijshëm për pasurinë e tij.

A e di ç’është dashuria?
Është e tëra dashamirësi, fisnikëri.
Mospërputhja fillon kur ti
e ngatërron epshin me dashurinë, ndërsa
distanca në mes këtyre dyjave
është e pafundme.

Kjo Dashuri është mbret,
por flamuri i saj është i fshehur.
Kur’ani e flet të Vërtetën,
Por mrekullia e tij është e mbuluar.
Dashuria ka shpuar me shigjetën e saj
Zemrën e çdo dashuronjësi.
Gjaku rrjedhë por plaga është e padukshme.

 

Mewlana Xhelaludin Rumi el-Hanefij

Përktheu: Fatih Ibrahimi

Khalil Gibran – Mbi martesën (Poezi)

Pastaj Almitra foli përsëri dhe tha, “E çka rreth martesës, padron?”
Dhe ai u përgjigj duke thënë:
Ju keni lindur së bashku, dhe së bashku do të jeni përjetë
Do të jeni së bashku kur krahët e bardhë të vdekjes do të shpërndajnë ditët tuaja.
Përgjithmonë, ju do të jeni së bashku edhe në kujtimin e heshtur të Zotit.
Por le të ketë hapësirë në bashkimin tuaj,
Dhe mes jush le të luajnë valle erërat e qiellit.

Duajeni njëri tjetrin, por mos bëni lidhje dashurie:
Por le të jetë ajo një det lëvizës, mes brigjeve të shpirtrave tuaj.
Mbushni kupat e njëri-tjetrit por mos pini prej një kupe.
Jepni njëri tjetrit prej bukës suaj por hani prej të njëjtës copë.
Këndoni e vallëzoni së bashku dhe jini të gëzuar, por lejoni që secili prej jush të jetë vetëm.
Edhepse telat e lahutës janë vetëm, ato dridhen të njëjtën muzikë
Dhuroni zemrat tuaja, por jo në posedim të njëri-tjetrit.
Sepse vetëm dora e Jetës mund t’i përmbaj zemrat tuaja.
E qëndroni së bashku, por prapë jo shumë afër së bashku:
Se shtyllat e tempullit qëndrojnë të ndara
e ahu dhe selvia nuk rriten nën hijen e njëri tjetrit.
{Khalil Gibran; Profeti}
Perktheu: Fatih Ibrahimi