A mund t’i quajmë “vehabistë” pseudo-selefistët?

Dëgjojmë predikues nëpër internet që na mësojnë “Tevhidin” (imagjinar), dhe na thuhet që është e ndaluar t’i quajmë pseudo-selefistët e kohës tonë “vehabista” sepse el-Wehab është emër i Allahut, dhe me këtë sikur i atribuojmë hyjni atyre, ose me një fjalë, siç thonë vetë vehabistët, kur ju themi “Vehabista” është njëjtë sikur t’iu themi “Allahista”.

Kjo është taktikë e ulët që e përdorin ata njerëz që fshihen pas emrave e sloganeve (e jo pas argumenteve dhe dëshmive). Ehli Sunetit nuk i pengon nëse quhen “maturidij”, “esh’arij”, “hanefij” etj., ndonëse el-Maturidiu, el-Eshariu dhe Ebu Hanifja kanë qenë njerëz të pambrojtur nga gabimet, përkundrazi jemi krenarë dhe vet-quhemi të tillë, radhitemi pas këtyre imamëve me kënaqësi. Ndërsa pseudo-selefistët pretendojnë se Ibn Abdulvehabi e ka ringjallur tevhidin pasi ka qenë i fshehur për shekuj me radhë, dhe prapë irritohen nëse i atribuojmë këta njerëz tek shejhu i tyre “shpëtuesi i tevhidit”. Munafikët fshihen pas emrave të mëdhenj si “selefij” dhe pas sloganeve “Pasoni vetëm Kur’an dhe Sunet”, dhe thërrasin “pasoni vetëm sunetin e pastër” (thua se ka edhe “sunet të ndytë” sipas tyre??) – ndonëse janë më të largëtit nga gjërat drejt të cilave thërrasin. Sikur të kishin qenë të sinqertë në besimet e tyre, s’do të ngritnin pluhur ndaj emrit të grupit – sepse tek e fundit el-Wehabijjeh nuk është emër nënçmues as përbuzës as tallëes – por do të merreshin me argumentet që parashtrohen kundër tyre.

Le të vazhdojmë:

(1) Emri për sektin e pseudo-selefistëve është el-Wehhabijjeh, e ky nuk është emër i Allahut, por vetëm është një derivat që ka rrënjën e përbashkët me emrin el-Wehhab, pra nga rrënja W-H-B.

Kaderijjeh” është emri i sektit që kanë mohuar Kaderin e Allahut, dhe el-Kadir është emër i Allahut – pra, ndajnë të njëjtën rrënjë të fjalës: K-D-R

(2) “Keramijjeh” është emri i sektit, dhe janë quajtur pas themeluesit Muhammed ibn Keram. Asnjë prej dijetarëve s’ka kundërshtuar që të mos i quajmë “keramij” por t’i quajmë “Muhammedan” vetëm sepse themeluesi i lëvizjes së tyre është quajtur Muhammed ndërsa Keram është emri i babait të tij.

El-Kerim është emër i Allahut, dhe rrënja e këtij emri është e njëjtë me rrënjën e emrit të sektit të Keramistëve, pra rrënja K-R-M.

Xheberijjeh” është një sekt tjetër, pasuesit e të cililit quhen Xheberij. Por… pritni, a nuk është El-Xhebbar emër i Allahut? Po, dhe derivohet nga rrënja XH-B-R.

Pra, shikojeni këtë derivim me kujdes:

3.a. (Rrënja) W-H-B => (Emri i ZotitEl-Wehhab => (sektiWehhabijjeh => (personat quhenWehabistë.

3.b. (Rrënja) XH-B-R => (Emri i Zotit) El-Xhebbar =>
(sekti) Xhebberijjeh => (peronat quhen) Xheberij

Ibn Tejmija, Bin Bazi, el-Albani, etj. me “xheberij” i referohen sektit i cili mohon që njeriu ka vullnet të lirë. Prandaj, nëse nuk lejohet që vehabistët të quhen me këtë emër sepse el-Wehhab është emër i Allahut, atëherë si ka mundësi që “dijetarët e tevhidit” të cilët dinë aq mirë rreth Cilësive e Emrave të Allahut sa që i quajnë gjigantët e Ehli Sunetit “të devijuar”, nuk e kanë ditur se është e ndaluar të quhen “xheberij” sepse el-Xhebbar është emër i Allahut!!??

Malik është emër i Allahut, por emri Malik është i lejuar për njerëzit. Bile, imami i Medines në kohën e tij është Malik ibn Enesi, autori i koleksionit të hadithit el-Muweta. Dhe, më interesant, pasuesit e medh’hebit të malikut quhen “Malikij”. Vallë, cili nga dijetarët ka thënë se t’i quash pasuesit e medh’hebit “Malikij” është gabim ose shirk???

Si përfundim

Në pikën (1) sqaruam që nuk ka asgjë të keqe të quhen “vehabijjeh/vehabistë”.

Në pikën (2) sqaruam që atribuimi në emër të babait është në rregull, dhe vetëm pse emri i “shejhut” të nexhdistëve është Muhammed ibn Abdulvehab, nuk domethënë që duhet t’i quajmë “muhamedan” vehabistët.

I vetmi kundërshtim që mund të paraqitet tani është që, pse s’i quajmë “abdul-vehabij” por “vehabij”. Përgjigja është e thjeshtë. Sikurse që pasuesit e tarikatit Kadirij (të cilit i takonte edhe vet Ibni Tejmije) nuk quhen “abdul-kadirij” ndonëse shejhu i Tarikatit ishte Abdul-Kadir Xhilani.

Ngritja në këmbë gjatë Mevludit!

Pyetja:

Çka kanë për synim sufijtë kur ngrihen në këmbë gjatë përmendjes së lindjes së Pejgamberit (s.a.v.s.) gjatë natës së mevludit?

 

Përgjigja:

Ata kanë për synim ta nderojnë atë (s.a.v.s.). Ebu Zekerijja Jahja el-Sarsari el-Hanbeli (vd. 656H, rahimehullah) ka thënë, siç është cituar në Tabakat esh-Shafi’ije:

 

Shkrimi i kaligrafistit më të mirë në ar mbi [pllakë] argjendi
Nuk është lavdërim i mjaftueshëm për Mustafanë
E as ngritja nga të nderuarit kur dëgjojnë për lindjen e tij,
Duke qëndruar, në gjunjë të ulur, apo të rreshtuar.
Sa për Allahun, Ai e nderoi atë, emrin mbi Arshin e tij duke ia shkruar
eh, ç’gradë [të lartë ka arritur], çdo grade tjetër ka kaluar.

 

Sufijtë e nderuar ngrihen vetëm gjatë një momenti të caktuar kur përmendet nëna e tij Emineja duke e lindur atë, dhe kjo është për shkak se gjithë mirësia që pason pas ardhjes së tij (s.a.v.s.) është e varur prej lindjes së tij; prandaj, të ngrihesh atëherë, zëvendëson mosngritjen për gjithë ngjarjet tjera.

 

Argumenti për këtë është analogjia e nxjerrë prej ngritjes së përmendjes së lindjes së tij, dhe mënyrës se si dikush do ngrihej në këmbë po ta shihte atë, dhe kjo është përmendur nga autori i Nihaje el-Irshad bi Lejleh Ihtifal el-Milad, dhe të tjerë.

 

Është e vërtetuar që sahabët u ngritën për të (s.a.v.s.), një shembull prej të cilit është hadithi që e transmeton sejidina Ebu Hurejra (ra), i cili ka thënë: “Pejgamberi (s.a.v.s.) fliste me ne, dhe nëse ai ngrihej (qohej) ne poashtu ngriheshim dhe rrinin në këmbë derisa e shihnim që ai ka hyrë në shtëpinë e njërës prej grave të tij”. Këtë e transmeton Ebu Davudi (4:257). El-Neveviu (rahimehullah) thotë në El-Terekhus fil Ikram bi’l Kijam (fq. 44): “Zinxhiri i këtij hadithi është një zinxhir sahih” dhe pastaj e gradoi hadithin si Hasen.

 

Shënim: Libra janë shkruar mbi këtë çështje specifike, si Istihbab el-Kijam ‘Inde Dhikr Wiladetihi, Mahmud el-‘Attar ed-Dimashki (1382 H, rahimehullah), dhe libri Tahkik el-Kelam fi Wuxhub el-Kijam nga Muhammed el-Kasimij. Dhe Allahu e di më së miri.

Taklidi i Omerit ndaj Ebu Bekrit (argument pro-taklidit)

book_swordPastaj ai [Ibn Kajimi] transmeton përdorimin si dëshmi [pro-taklidit] thënien e Omerit në lidhje me kuptimin e fjalës ‘kelaleh’ [përmendur në Kur’an, 4:12, 176] ku thotë, “Ndihem i turpëruar para Allahut ta kundërshtoj Ebu Bekrin,”[1] dhe ai përgjigjet për këtë në pesë pika: Continue reading

Hadithi i njeriut me lëndim koke (argument pro-taklidit)

book_swordPastaj (domethënë, pasi parashtron një argument tjetër më herët) ai [Ibn Kajimi] transmeton përdorimin si dëshmi [pro-taklidit] të instruksionit të Pejgamberit (s.a.v.s.) për atë që nuk di të pyes atë që di, si në hadithin e njeriut me lëndim koke, “Pse nuk pyesin ata kur nuk dinë? Se vërtetë ilaçi i vetëm për paditurinë (injorancën) është të pyesësh.” Ai [Ibn Kajimi] përgjigjet duke thënë që kjo është një prej dëshmive më të mëdha kundër mukalidëve, sepse tregon ndalimin e lëshimit të fetvasë pa dije dhe taklidi nuk është dije dhe për këtë ka pajtueshmëri në mes njerëzve.[1] Continue reading

Aprovimi i Pejgamberit (s.a.v.s.) për Taklid

book_swordMukalidët përdorin si argument transmetimin që babai i një punëtori i cili ka bërë zina‘ me gruan e punëdhënësit të tij ka thënë. “Me të vërtetë unë i kam pyetur njerëzit e dijes dhe ata më kanë informuar që biri im meriton njëqind goditje (me kamxhik) dhe një vit dëbim (përzërje) dhe që gruaja [e punëdhënësit] meriton gurëzim,” dhe i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) nuk e qortoi atë për taklidin e bërë ndaj njerëzve të dijes. [1] Continue reading

Nëse hadithi është sahih, atëherë ky është medhhebi im !?

Është e transmetuar autentikisht nga Imam Shafiu (radiaAllahu ‘anhu) që ai ka thënë:
“Nëse hadithi është autentik (sahih), atëherë ky është medhhebi im.”

Poashtu është shënuar që ai ka thënë:
“Nëse një hadith autentik kundërshton qëndrimin tim (në fikh), veproni sipas hadithit dhe braktiseni mendimin tim.”[1]

Shejh ul-Islam Imam Neveviu komenton thënien e parë:

 “Ajo që ka thënë Imam Shafiu nuk do të thotë që çdokush që sheh një hadith sahih të thotë: “Ky është medhhebi i Shafiut”, duke aplikuar kuptimin e jashtëm të thënies së tij.

Ajo që ai ka thënë i referohet vetëm atij personi që ka gradën e ixhtihadit në medhheb (Muxhtehid filmedhheb). Është e kushtëzuar që ai person të jetë i bindur fort që Imam Shafiu ose nuk e ka ditur këtë hadith ose nuk ka qenë në dijeni për vërtetësinë e tij. E kjo është e mundur vetëm pasi t’i ketë hulumtuar të gjitha librat e Shafiut dhe libra të ngjashme të shoqëruesve të  Shafiut, atyre që morën dije (‘ilm) prej tij dhe të ngjashmëve.

Ky me të vërtetë është një kusht i rëndë për t’u plotësuar. Të paktë janë ata mund të arrijnë këtë standard në kohën tonë.[2] Ajo që kemi shpjeguar është kushtëzuar sepse Imam Shafiu është distancuar prej veprimit vetëm në bazë të kuptimit të jashtëm të shumë haditheve, për shkak të kriticizmit të hadithit ose shfuqizimit (naskh) ose rrethanave specifike (kontekstit) ose interpretimit (të kuptimit) e kështu me radhë. Shejh Ebu ‘Amr (Ibn Salah) ka thënë:

 “Nuk është çështje e vogël (e parëndësishme) të veprohet sipas kuptimit të fjalëpërfjalshëm të asaj qp Imam Shafiu ka thënë. Ngaqë është e ndaluar për secilin fekih (jurist) – e lëre më njerëzit e thjeshtë (‘ammi) – që të veproj i pavarur me atë që ai e merr si argument prej hadithit. Prandaj, secili Shafi’ij që gjen një hadith që kundërshton shkollën (medhhebin) e tij duhet të shqyrtoj nëse ai është tërësisht i kualifikuar në të gjitha disiplinat e ixhtihadit, ose në atë lëmi specifike, apo në atë pyetje (çështje). Nëse është, atëherë ai ka të drejtën të aplikoj (hadithin) i pavarur. Nëse ai nuk është, por (pasi të ketë hulumtuar dhe nuk ka gjetur justifikim për të vepruar kundër hadithit) i duket shumë i rëndë veprimi kundër atij hadithi, atëherë ai mund të veproj sipas asaj që ndonjë Imam tjetër Muxhtehid pos Imam Shafiut ka vepruar. Kjo është një arsye e mirë për të që ai të lër medhhebin e Imamit të tij në rast të tillë.”[3]

Imami i madh Shafii Shejh ul-Islam Taki ud-din es-Subki shkroi një trajtesë të mrekullueshme për ta sqaruar këtë thënie të imam Shafiut të titulluar “Ma’na Kawl el-Imam el-Muttelibi ‘Idha Sahha el-Hadithu Fehuwe Medhhebi” (Kuptimi i thënies sp Imamit, Muttelibiut, ‘Nëse hadithi është sahih, ai është medhhebi im’)

Keshtuqe, kujdes!! Mos u mashtroni pas cdo injoranti qe ka lexuar diku nje hadith dhe ka marre nje klasifikim “Sahih” nga nje amator injorant si puna e tij, qe i eshte dukur vetja me i ditur se Imam Buhariu e Muslimi, e ka shkuar t’i ri-kontrolloj dy Sahihet perseri ne shekullin XX… {Shenim i perkthyesit}

Perktheu: Fatih Ibrahimi

Marre nga faqja e vellezërve shafiij: http://www.shafiifiqh.com

 
___________________
Shënime:

[1] ‘kawli’ është përkthyer ‘qëndrimi im’ sepse kjo është kuptimi i asaj që ka thënë, ndërsa përkthimi do të thotë ‘thënia ime’

[2] Dmth në kohën e Imam Neveviut, e aq më tepër në kohët tona. Prej atyre që jetuan në epokën e Neveviut ishin El-Fahr er-Razi, Ibn el-Salah, el-Mundhiri, Ibn ‘Abdus-Selam, El-Kurtubi, Ibn El-Kattan, El-Dija’ el-Makdisi, Ibn Kudame, dhe Ibn Dakik el-’Id!

[3] en-Nevevi, el-Mexhmu‘ Sherh el-Muhedhdheb (1:64), duke cituar Fetawa we Mesai’l (1:54, 1:58-59) të Ibni Salahut; Cituar prej Et-Tehanevi, I’la‘ es-Sunen (2:290-291).

Hammad el-Ensari el-Wehabij: Neveviu Eshari, dhe shumica e historisë islame është esharite

Hammad el-Ensari, një pseudo-dijetar Vehabist, citohet nga i biri i tij `Abd el-Ewwel El-Ensari ne biografinë që ky i fundit ka shkruar për babain e tij me titull “el-Mexhmu` fi Terxhimet Hammad el-Ensari”, të ketë thënë:

 –          “Prej fundit të dinastisë Abbasite deri në të kaluarën e afërt, shtetet Islame të gjitha kanë ndjekur doktrinën Esh’arite ose Mu’tezilite. Kjo është arsyeja pse ne besojmë që Shteti ‘Saudit’ (një bidat, sepse Pejgamberi s’e ka quajtur “arabia saudite”) ka propaganduar doktrinën ‘selefite’, doktrinën e selefit të ndershëm, pas një boshllëku (hapësirë kohore).”

Së pari, duhet theksuar se vehabijve ju pëlqen që dijetarët që kundërshtojnë idetë e tyre të devijuara, t’i vendosin përkrah sekteve të devijuara, në këtë rast Imamët Esh’arinj përkrah Mu’tezilëve, edhepse Esh’arinjtë janë kundërshtuesit e mu’tezilëve, dhe janë ata që bartin flamurin e Ehli-sunetit we’l Xhematit në çështjet doktrinore.

Së dyti, mu’tezilizmi pos në kohën e sundimit të Me’munit (813-833), asnjëherë nuk ka qenë doktrinë zyrtare e shtetit islam, e as e shumicës së dijetarëve. Madje edhe në kohën e Me’munit, ky i fundit nuk i pranoj të gjitha çështjet e tyre besimore, por vetëm disa. Doktrina e mutezilëve në këtë kohë ishte doktrinë e imponuar nga udhëheqësi i shtetit, dhe nuk ishte e pranuar nga ulematë tradicional, që ishin shumicë, për dallim nga esharizmi që nuk ishte asnjëherë doktrinë besimore e imponuar nga shteti me dhunë. Të gjithë dijetarët esharinjë, janë esharinjë sepse kanë zgjedhur metodologjinë e Imam Eshariut për të përgënjeshtruar devijimet e të gjitha sekteve, si mutezilët, shiitët, kaderijt, etj., e jo sepse ua ka imponuar pushteti këtë kredo. Pasiqë u sqarua se 20 vitet e Mutezilizmit ishin me dhunë dhe që kjo nuk vlen për esharizmin, nga citati i Hammad Ensariut e shohim se ai vetë e pranon, që gjatë gjithë sundimit të Halifatit, besimi zyrtar i shtetit islam ka qenë ai Esharij, deri në ardhjen e regjimit të sotëm ‘saudit’, që ndihmuan me të gjitha mjetet një grup të vogël pseudo-dijetarësh devijant që të ringjallin mësimet e vdekura të muxhesimeve (antropomorfistëve).

–          “Muhammed Kutb është Esh’arij, dhe el-Neveviu është Esh’arij, dhe Kadi Ijad është Esh’arij.”

Hammad Ensariu në këtë citat e pranon atë që shumica e vehabijve mundohen ta fshehin përmes gënjeshtrave e marifeteve. Fakti që konfirmon fjalën e Hammad Ensariut është, se ulemaja vehabite e pranon që Imam Neveviu, (sipas tyre) kishte “gabime në akide”, por pranojnë atë si kompetent në fushat tjera, si fikhu e hadithi. Pra, Neveviu ka qenë aq i zoti sa për t’i mjeshtëruar me zotësi në detaje shkencat tjera, si Fikhu, Hadithi, Tefsiri, Gjuha etj., POR, nuk ka qenë aq i zoti sa për të pasur besimin e drejt (!!!). Për më tepër, Neveviu njihet si Shejh-ul-Islami i kohës së tij, titull ky që nuk ju jepet njerëzve jo-kompetent për secilën fushë islame. Sikur Neveviu të ishte me gabime në akide, ky titull s’do ti jepej. Poashtu, Hammadi e pranon që Kadi Ijjad, një prej dijetarëve të mëdhenj malikij, i takon kredos Esharite.

Elhamdulilah

Atë që Allahu e udhëzon, ai është në rrugë të drejtë, e atë që e humb, ata janë të dëshpëruarit”

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Komuniteti im kurrë nuk do të bie dakord në devijim, prandaj, në qofte se shikon divergjenca, duhet ta ndjekësh grupin më të madh (Al Sawad Al Adham)”

[Raportuar nga Imam Ahmedi në shumë hadithe, ndër ta me 3 zinxhirë te ndryshëm e të fortë (Sahih).]

Vërtetë, grupi më i madh (i dijetarëve) gjatë gjithë historisë islame (siç e pranon vetë Hammad Ensariu më sipër), kanë qenë Esharij në akide.

Taxhuddin Es-Subkiu në veprën “Tabakat Esh-Shaafi`ijeh El-Kubraa, 3/373-374” thotë:
Ne tashmë kemi përmendur atë që Ibn Abdisselami dhe të tjerët para dhe pas tij kanë përmendur, e kjo është që Shafiijt, Malikijt, Hanefijtë, dhe të nderuarit prej Hanbelinjëve, janë të gjithë Esh’arinjë. Kjo është ajo që është cituar nga Ibn Abdisselami, udhëheqësi i Shafijëve të kohës së tij, dhe Ibn el-Haxhib, udhëheqësi i Malikijve të kohës së tij, dhe El-Hasirij, udhëheqësi i Hanefijve të tashëm.

Ajo që është theksuar nga Ibn Asakiri, mjeshtri i madh i hadithit i Umetit të Muhamedit (s.a.v.s.), për njerëzit e qëndrueshëm dhe të besueshëm: “A ka ndonjë në mesin e juristëve, Hanefijve, Malikijve dhe Shafijve që nuk pajtohen me të (Imam Esh’ariun), dhe që nuk janë pozicionuar pas tij, dhe që nuk janë të kënaqur me orvatjet e tij për fenë e Allahut, dhe që nuk e lavdërojnë atë për dijen e tij të madhe? Përpos një grupi të vogël që fshehin antropomorfizëm, dhe e bëjnë armik këdo që beson në Tevhid dhe që e pastron Allahun nga përngjasimi me krijesat. Dhe përpos atyre që imitojnë thëniet e Mu’tezilëve që flasin keq për të.”

Imam Sujutiu dhe Ibn es-Subki i përgjigjen Dhehebiut që flet kundër sufijve dhe esharijve, me fjalët në vijim:

Imam Sujutiu i përgjigjet Dhehebiut që flet kundër sufijve dhe esharijve, me fjalët në vijim: “Mos i lëni murmuritjet e Edh-Dhehebiut të ju mashtrojnë juve, ngase ai shkoi aq larg saqë të murmuroj kundër Imam Fahrud-Din er-Raziut dhe kundër atij që është më i madh sesa Imami, dmth, Ebu Talib el-Mekki autorit të Kut el-Kulub, dhe kundër atij që është më i madh sesa Ebu Talibi, dmth, Ebu Hasan el-Eshariut, fama e të cilit ka mbushur kupat qiellore! Dhe librat e Dhehebiut janë të mbushura me to: el-Mizan, el-Tarih, dhe Sijar el-Nubela’. A do ti pranoni fjalët e tij (Dhehebiut) kundër sojit të atyre? Asnjëherë, vAllahi! Fjala e tij nuk pranohet në lidhje me ta. Por, ne respektojmë të mirat e tyre ndaj nesh dhe ua japim atyre në tërësi (meritat).” {Es-Sujuti, Kam` el-Mu`arid bi Nusra Ibn el-Ferid, në Mekamat (2:917-918) dhe siç është cituar nga Imam el-Lucknawi në el-Raf` we el-Takmil fi el-Xherh we el-Ta`dil (fq. 319-320)
Ibn el-Subki poashtu e ka kritikuar anti-Esharizmin e ed-Dhehebiut dhe animet kah doktrina Hanbelite, duke e quajtur atë (Dhehebiun) një prej propaganduesve më të mëdhenj të antropomorfizmit.
{ Në Tabakat esh-Shafi`ijje el-Kubra (3:352-354, 8:88-89, 9:103) }

Në një vend tjetër ai deklaron: “Shejhu ynë, Dhehebiu – Allahu e mëshiroftë – edhe përkundër gjithë dijes dhe devotshmërisë tregon një paragjykim të tepruar kundër Ehli-sunetit; Nuk është e lejuar që ai të ndiqet në këtë qëndrim… as nuk është e lejuar të mbështetemi në shejhun tonë, Dhehebiun,  kurdo që ai e lavdëron ndonjë Hanbeli apo e fajëson ndonjë Esh’ari.”

{ Ibn es-Subki, Ka`ide (fq. 32-37, 59-60), Tabakat esh-Shafi`jje el-Kubra [TSK] (2:13-16). Cf. Esh-Sahaviu, el-I`lan (fq. 75)