Muhammed ibn Hasan esh-Shejbaniu dhe Hadithi

Imam Shafiu ka thënë: “Unë nuk kam parë dikë më elokuent sesa ai (Muhamed ibn Hasan esh-Shejbaniu). Kur e shihja atë duke recituar Kur’anin, mendoja se Kur’ani është zbritur në gjuhën e tij.” Ai po ashtu ka thënë, “Unë nuk kam parë dikë më inteligjent sesa Muhammed ibn el-Hasani.”

Continue reading

1-15 / Veçoritë e Aliut (Khasais Ali) – Imam Nesaiu

Libri: Khasais Ali.
Autor: Imam Nesaiu

Hadithet 1 deri 15.

 

کتاب_خصائص_امیرالمؤمنین

 

Namazi i Aliut

 

  1. Aliu ka thënë:

“Unë isha i pari që kam falur namaz me Resulullahun (s.a.v.s.).”

 

2.. Zejd ibn Erkam ka thënë:

“I pari që është falur me Resulullahun (s.a.v.s.) është Aliu (k.w.).” Dhe në një vend tjetër ka thënë: “I pari i cili është bërë musliman ishte Aliu.”

 

  1. Zejd ibn Erkam ka thënë:

“I pari i cili është musliman me Resulullahun (s.a.v.s.), është Ali ibn Ebi Talib.

 

  1. Zejd ibn Erkam transmeton:

“I pari i cili është bërë musliman, është Aliu.”

 

  1. Zejd ibn Erkam ka thënë:

“I pari, i cili është falur me Resulullahun (s.a.v.s) ka qenë Ali ibn Ebi Talib.”

Në një vend tjetër ai thotë:

“I pari i cili është bërë musliman është Aliu.”

 

  1. Jahja ibn Afif (el-Kindi) tregon që Afif ka thënë:

Gjatë kohës së Xhahilietit (koha injorancës – para islamit), unë shkova në Meke dhe qëndrova me Abas ibn Abdul-Muttalibin. Kur dielli u ngrit në qiell gjersa po shikoja Qabenë, një burrë i ri erdhi, shikoi kah qielli dhe u ndal duke qenë i drejtuar kah Kiblja. Disa momente më vonë, një djalë i ri erdhi dhe qëndroi në anën e djathtë të tij. Disa momente më vonë, erdhi një grua dhe u ndal pas këtyre dyve. Kur burri dhe djaloshi u përkulën, edhe gruaja u përkul. Kur burri u drejtua, edhe ata dy bënë njësoj.  Kur burri u ra në sexhde, edhe ata dy ranë në sexhde me të. Kur e pashë këtë, i thash Abbasit, “Sa gjë e mirë!” Abbasi më tha, “(po), gjë e mirë! A e di kush është ai burri i ri?” Ai tha, “Jo nuk e di.” Ai tha, “Ai është Muhammed ibn Abdullah ibn Abdulmuttalibi, nipi im. A e di kush është djaloshi?” Unë iu përgjigja negativisht. Ai tha, “Ai është Ali ibn Ebi Talib ibn Abdulmuttalib, nipi im. A e di kush është gruaja?” Unë thash, “Nuk e di.” Ai tha, “Ajo është Hatixhja e bija e Huvejlidit, gruaja e nipit tim (Muhammedit). Nipi im më ka treguar që Zoti i tij është Zoti i qiejve dhe i tokës dhe Ai e ka urdhëruar atë për këtë fe. Pasha Allahun, në tërë fytyrën e tokës nuk ka përveç këtyre treve në këtë fe.”

 

  1. Aliu (k.w.) ka thënë:

“Unë jam rob i Allahut dhe vëllai i të Dërguarit të Tij. Unë jam Siddik Ekber (më i besueshmi), askush nuk e pretendon këtë gjë pas meje, përveç gënjeshtarit. Unë e kam falur namazin shtatë vite para të tjerëve.”

 

Adhurimi i Aliut

  1. Aliu ka thënë:

“Nuk e di askënd prej këtij umeti, pas Pejgamberit, që e ka adhuruar Allahun përveç meje. Unë e kam adhuruar Allahun shtatë vite para se ndokush prej këtij umeti ta adhuronte Atë.”

 

Pozita e Aliut tek Allahu

  1. Aisha bint Sa’d e ka dëgjuar babanë e saj të thotë:

“Ditën e Xhuhafes, Resulullahu (s.a.v.s.) ngriti dorën e Aliut dhe bëri një fjalim. Pasi e lavdëroi dhe falënderoi Allahun, ai tha: “O njerëz, unë jam përgjegjësi juaj!” Njerëzit thanë, “Ashtu është ja Resulullah.” Atëherë ai mori dorën e Aliut dhe e ngriti lartë dhe tha, “Ky është pasuesi im dhe përfaqësuesi im. Me të vërtetë Allahu e mbështet atë dhe është armik i kujtdo që tregon armiqësi ndaj tij.”

 

  1. Enes ibn Malik ka thënë:

“Një ditë Resulullahu (s.a.v.s.) kishte një zog (të pjekur) për të ngrënë. Ai tha, “O Allah, më sill më të dashurin Tënd prej të gjithë krijesave Tua të hajë me mua nga ky zog!” Ebu Bekri erdhi, por ai (s.a.v.s.) nuk i dha leje të hyjë, Omeri erdhi por ai nuk i dha leje të hyjë, dhe pastaj erdhi Aliu (k.w.) dhe ai i dha leje atij të hyjë (e të hajë me të).”

 

  1. Një ditë, Muavia e pyeti Sa’din, “Çka të pengon ty ta shash Ebu Turabin (Imam Aliun)?” Ai tha, “Për sa kohë t’i mbaj mend tre gjërat që Resulullahu (s.a.v.s.) ka thënë, asnjëherë s’do ta shaj atë. Nëse do kisha një prej tyre, do kishte qenë më mirë se [të kisha] deve të kuqe. E kam dëgjuar Resulullahun (s.a.v.s.) duke i thënë atij, kur ai e la atë në Medine në njërën prej betejave të tij, kur Aliu i tha atij, “Ja Resulullah, a po më lë mua me gratë dhe fëmijët?”, (ai s.a.v.s. i tha), “A nuk je i kënaqur që të jesh si Haruni për Musain vetëm se nuk do të ketë Pejgamber pas meje?” Dhe unë e kam dëgjuar atë të thotë në ditën e [betejës së] Hajberit, “Unë do t’ia jap flamurin një njeriu që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë.” Ne pritëm, por ai (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë, “Thirreni Aliun të vij tek unë.” Ai erdhi dhe kishte kallje (pezmatim) në sy. Ai ia bëri syrin më pështymën e tij dhe ia dha atij flamurin. Dhe (së treti), kur ajeti i pastrimit zbriti “Allahu dëshiron që t’i shmangë prej jush mëkatet o familje (e Pejgamberit), dhe t’ju pastrojë plotësisht.” [el-Ahzab 33:33], Resulullahu (s.a.v.s.) e thirri Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Husejnin dhe deklaroi, “O Allah, këta janë ehli bejti im.”

 

  1. Sa’d ibn Ebi Wekkasi ka thënë:

“Isha duke ndejt (me ca njerëz), disa prej tyre e shanë Aliun. Unë thash, “E kam dëgjuar Resulullahun (s.a.v.s.) t’i thotë tre gjëra atij (Aliut), nëse do e kisha njërën prej tyre, do të ishte më mirë për mua se sa të kem deve të kuqe. E kam dëgjuar duke thënë, “Ai është për mua si Haruni për Musain, vetëm se nuk ka Pejgamber pas meje,” dhe e kam dëgjuar duke thënë, “Nesër, unë do t’ia jap flamurin një njeriu që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë,” [dhe ia ka dhënë Aliut – sh.p.], dhe e kam dëgjuar të thotë, “Kush më ka mua zotëri, e ka Aliun zotëri.”

 

  1. Sa’di ka thënë:

“Resulullahu (S.a.v.s.) ka thënë: “Do t’ia jap flamurin njërit prej jush që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë, dhe përmes të cilit Allahu do të na jep fitoren.” Kur e dëgjuam këtë, sahabët e tij pritën që ata të ishin ky person, por ai (s.a.v.s.) ia dha flamurin Aliut.”

 

  1. Abdurrahman ibn Ebi Lejla transmeton që babai i tij i ka thënë Aliut:

“Njerëzit të qortojnë që del jashtë në të ftohtë (dimër) me vetëm dy këmisha të holla dhe del në të nxehtë (verës) me rroba të trasha.” Ai më tha mua, “A nuk ishe me ne (në betejë) në Hajber? Unë i thash, “Po, isha.”  Ai tha, “Resulullahu (s.a.v.s.) e dërgoi Ebu Bekrin dhe i dha atij flamurin, por ai u kthye (i mundur), pastaj ai dërgoi Omerin dhe i dha atij flamurin por ai u kthye me ushtrinë (i mundur). Pastaj Resulullahu (s.a.v.s.) tha “Unë do t’ia jap flamurin një njeriu që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë dhe ai nuk është ikacak.” Ai (s.a.v.s.) pastaj dërgoi dikë për mua, dhe unë kisha pezmatim në sy. Unë i thash, “I kam sytë e pezmatuar.” Ai m’i bëri sytë me pështymën e tij dhe tha, “O Allah, mbroje këtë nga i dëmi i të nxehtit dhe të ftohtit!” Pas kësaj, unë s’kam vuajtur asnjëherë nga i nxehti as nga i ftohti.”

 

  1. Abdullah ibn Burejdeh transmeton nga babai i tij, Burejdeh, se ka thënë:

Ne rrethuam Hajberin. Ebu Bekri mori flamurin, por u mposht. Të nesërmit, Omeri mori flamurin edhe ai u mposht. Atë ditë ushtria ishin të stresuar dhe dëshpëruar. I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) atëherë i tha, “Nesër do t’ia jap flamurin një njeriu që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë, dhe i cili nuk do të kthehet prapa pa arritur fitore.” Ne kaluam natën rehat duke pritur fitore ditën e nesërme. Në mëngjes, i Dërguari i Allahut fali namazin e sabahut dhe pastaj u ngrit dhe kërkoi t’ia sillnin flamurin, ndërsa njerëzit ishin ende në rreshta (të namazit). Nuk kishte asnjë në mesin tonë, që kishim pozitë tek i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.), e që nuk dëshironte të ishte personi që do ta mbante flamurin.  Ai e thirri Ali ibn Ebi Talibin, i cili kishte kallje në sy atë ditë. Kur ai erdhi, Pejgamberi (s.a.v.s.) ia bëri sytë me pështymën e tij, ia fërkoi sytë, dhe ia dha flamurin, dhe Allahu iu dha fitore në duart e Aliut. Unë (Burejdeh) isha njëri prej atyre që kam pasur dëshirë (shpresoja) të më jepej flamuri.”

Virtytet e Fatimes (Fadail Fatimah) – Ibn Shahin

Fada’il Fatima

Virtytet e Fatimes

 

Udhëheqësja e të gjitha femrave pas Merjemit,
dhe e bija e Resulullahut (s.a.v.s.)

 

Autor: Ebu Hafs Omer ibn Ahmed ibn Uthman ibn Ejjub ibn Shahin.

Përktheu: Fatih Ibrahimi

Burimi: “The Perfect Family: Virtues of the Ahl al-Bayt”, Khalid Williams.

 

Bismilahi Rrahmani Rrahim.

Continue reading

Pejgamberët janë të gjallë në varret e tyre!

Argumentet tekstuale për Jetën e Pejgamberit në varrin e tij

Nga: Shejh Gibril Fuadd Haddad

Përktheu: Ajlin Isaj

 

– Hadithi i parë:

“Allahu i Madhëruar ia ka ndaluar tokës trupat e Pejgamberëve (respektivisht ngrënien dhe prishjen e tyre)”[1]

Një version tjetër nga Ibn Maxhe ka këtë shtesë:

“Dhe Pejgamberi i Allahut është i gjallë dhe për të ka furnizim”

Bejhekiu e përmend gjithashtu në Sunen el-Kubra.

– Hadithi i dytë:

“Pejgamberët janë të gjallë në varret e tyre, duke iu lutur Zotit të tyre”.[2]

Hafidh Sujutiu shton: “Jeta e Pejgamberit s.a.v.s. në varrin e tij, dhe (po ashtu) e pejgambereve të tjerë të njohur është e ditur për ne si njohje definitive (`ilmen kat`ijjen).”

– Hadithi i tretë:

“(Natën në të cilën u ngrita tek Zoti im) e pashë Musain duke qëndruar në këmbë në lutje në varrin e tij”[3]

– Hadithi i katërt:

“Nuk ka rob që më jep selam përveç se Allahu ma kthen shpirtin që t’ia kthej selamin atij.”[4]

Një shenim në lidhje më përkthimin “t’ia kthej”, Imam es-Sujutiu thotë që “radda” do të thotë “ala al-dewam” d.m.th., përgjithmonë e jo përkohësisht. Me fjalë të tjera: Allahu nuk ia kthen shpirtin (Ruh), e ia merr përsëri, pastaj ia kthen përsëri e ia merr përsëri, por Ai ia ka kthyer shpirtin Pejgamberit përgjithmonë, kështu që Pejgamberi është gjithmonë gjallë.

Imam es-Sahaviu, nxënës i Ibn Haxherit thotë: “Ne (muslimanet) besojmë dhe konfirmojmë se ai (s.a.v.s.) është gjallë, dhe për të ka përkujdesje në varrin e tij.”[5].

Ibn el-Kajimi thotë: “është pjesë e dijës së detyrueshme të dish se trupi i tij është i butë dhe i lagësht (d.m.th. sikur gjatë jetës) dhe kur Sahabët e pyetën atë “Si të vjen përshendejta jonë ty pasi trupi të të jetë bërë pluhur?“ Ai u përgjigj: “Allahu i Madhëruar ia ka ndaluar tokës trupat e pejgambereve”[6]

Ibn Haxher el-Hejthemi shkruan në el-Xhevher el-Munezzem:

“Provat dhe tekstet e transmetuara janë vërtetuara si autentike në gradën më të lartë, që Profeti është i gjallë dhe i butë, që ai agjëron dhe e kryen haxhin çdo vit, dhe që ai pastrohet me ujin që bie mbi të”

– Hadithi i pestë:

“Jeta ime është një mirësi e madhe për ju, ju do të rrëfeni për mua, dhe juve do t´ju rrëfehët për mua, dhe vdekja ime është një mirësi e madhe për ju, veprat tuaja do të më paraqiten mua (në varrin tim) dhe nëse shoh mirësi në to, do ta falënderoj Allahun, e nëse shoh diçka tjetër atëherë do t’i kërkoj falje Allahut (për ju)”[7]

– Hadithi i gjashtë:

“Kush më dërgon salavate pranë varrit tim e dëgjoj atë, ndërsa kush më dërgon salavat nga larg, unë jam i informuar për atë”

Ibn Haxheri thotë në Fet’h el-Bari 6:379: “Ebu el-Sheikh e citon këtë me një zinxhir të mirë (sened xhejjid) dhe Bejhekiu e përmend këtë në Hajatej-Enbija me “ublightuhu“ në fund.

– Hadithi i shtatë:

“Kushdo që viziton varrin tim, për mua bëhet e detyrueshme ndërmjetësimi (shefati) për të”[8]

Ky është një prej teksteve argumentuese që kanë përdorur ulemaja për të deduktuar detyrimin ose rekomandimin për të vizituar varrin e Pejgamberit s.a.v.s. dhe për ta konsideruar atë si “Wasileh” (ndërmjetës). Shih kapitullin mbi vizitimin e varrit të Profetit në librin e Neveviut “el Edhker” dhe librin e Kadi Ijadit “esh-Shifa“. Sahaviu thotë në “El-kawl el-Bedi“ fq. 160: “Theksimi dhe inkurajimi për të vizituar varrin e tij fisnik është përmendur në shumë hadithe, edhe pse do të mjaftonte edhe sikur të ekzistonte vetëm ky hadith, ku Pejgamberi i Zotit premton se ndërmjetësimi i tij bëhet i detyrueshëm për këdo që e viziton atë, dhe Imamët janë në pajtueshmëri të plotë që prej kohës së largimit të tij [nga kjo botë] deri në ditët tona, se kjo (vizita e varrit te Pejgamberi) është një nga veprat më të mira për t´iu afruar Allahut”.

– Vizitimi i varreve:

Davud ibn Salih thotë: “(Halifi i Umejidëve) Mervan (ibn el-Hakam) pa një dite një burrë duke vendosur fytyrën e tij mbi varrin e Pejgamberit. Ai tha: “A e di se çfarë po bën?” Kur u afrua akoma, ai e pa se burri ishte Ebu Ejub el-Ensariu. Ai iu përgjigj: “ Po, kam ardhur tek Pejgamberi, jo tek një gurë. Kam dëgjuar Pejgamberin të thotë: “Mos qani për fenë, nëse njerëzit e saj e pretendojnë udhëheqjen (weljehu) e saj, por qani për të nëse njërez të tjerë (përveç njerëzve të fesë) e pretendojnë atë.”[9]

Puthja e varrit, fërkimi ose përqafimi i tij, nuk është as haram as risi (bidat), ndonëse është e papëlqyeshme që njerëzit të veprojnë ashtu.

Paqja dhe Bekimi qofshin mbi të Dërguarin s.a.v.s., familjen e tij, dhe Sahabët e tij.


 

Shënime:

[1] Hadith sahih i transmetuar nën autoritetin e Avs ibn Awv el-Thekafiut nga: Ahmedi ne Musned-in e tij, Ibn Ebi Shejbeh në Musenefin e tij, Ebu Davudi në Sunenin e tij, Nisaiu në Sunenin e tij, Ibn Maxhe në Sunenin e tij, Darimiu në Musnedin e tij, Ibn Huzejmeh në Sahihun e tij, Ibn Hibani në Sahihun e tij, Hakimi në Mustedrek, Taberaniu në Kebirin e tij, Bejhekiu në Hajat el-enbija, Sujutiu në Enba’el-Edhkije, Dhehebiu i cili konfirmon vlerësimin e Hakimit, dhe Neveviu në Edhker

[2] Hadithi sahih, i transmetuar nën autoritetin e Enes ibn Malikut (r) nga: el-Bezar në Musnedin e tij, Ebu Ja’la në Musnedin e tij, Ibn Adi në El-Kamil fi el-Du’afa’, Temem er-Raziu në el-Fewa’id, Bejhekiu në Hajat el-Enbija fi Buburihim, Ebu Nu’ajm në Ahber Asbahan, Ibn Asakir në Tarih Dimeshk, Hejthemiu në Mexhma uz-Zeva’id (8:211), Sujutiu në Enbael-edhkija bi-hajatel enbija’ (5), dhe Albani në Silsiletel-ahadith el-sahihah (621)

[3] Hadith Sahih i transmetuar nën autoritetin e Enesit dje të tjerëve nga Muslimi, Nesaiu dhe Bejhekiu në Dalail el-Nubuveh dhe Hajat el-Enbija. Disa e përmendin fillimin (në kllapa) disa e lënë atë mënjanë. Neveviu thotë në shpjegimin e tij për këtë hadith: “Puna e botës tjetër është vetëm dhikr (përmendje) dhe dua (lutje)“

[4] Nga Ebu Hurejra, tek Ebu Davudi me një zinxhir (sened) të fortë (sahih). Ky hadith është përdorur nga dijetaret si provë ligjore për vlefshmërinë dhe modalitetin e vizitimit dhe përshëndetjes së Pejgamberit, edhe pse hadithi nuk e përmend nevojën për ta vizituar fizikisht Pejgamberin në Medine.

[5] El-kawl el-Bedi, fq. 161

[6] er-Ruh, fq. 25

[7] Kadi Ijadi e citon këtë në “esh-Shifa“ (1:56 botimin e Amanit) dhe Sujutiu thotë në veprën “Menahil el-sefa fi tehrixh ahadith esh-shifa” (Bejrut 1988/1408) fq 31 (#8): “Ibn Ebi Usame citon në Musnedin e tij prej hadithit të Bekr ibn Abdullah el-Meziniit, dhe el-Bezari prej hadithit të Ibn Mes’udit me një zinxhir të fortë (sahih)

Është cituar në Shifa es-Sikam fi zijaret hajr el-enam prej Subkiut: (Shërimi i të sëmurit në lidhje me vizitën e Krijesës më të më mirë), ku ai përmend se Bekr ibn Abdullah el-Mezini e raporton atë, dhe Ibn el-Xhevzi e përmend atë nga Bekr dhe gjithashtu nga Enes ibn Maliku në kapitullin e parafundit të pjesës se parafundit te al-Wafa, të dy hafizët, pa e dhënë isnadin. Megjithatë Ibn el-Xhevziu e specifikon në parathënien e el-Vefasë se ai ka përdorur vetëm hadithe sahih në librin e tij. Ai përmend gjithashtu versionin nga Avs ibn Avs: “Veprat e njërëzve me tregohen mua çdo të enjte, në mbrëmjen (që i paraprin) të Premtës. Shih po ashtu Fet’h el-Beri 10:415, Tergib wel Terhib nga Mundhiri 3:343, dhe Ahmedi 4:484.

[8] Transmetuar nga Darekutni, el-Dulabi, Bejhekiu, Hatib el-Bagdadi, el-Ukejli, Ibn Adij, Taberaniu, dhe Ibn Huzejmeh në Sahihun e tij, të gjithë përmes zinxhirëve të ndryshëm, që shkojnë deri tek Musa ibn Hilal el-Abdijj nga Ubejdullah Ibn Omer, të dy nga Nafiu, dhe Ibn Omeri.

Dhehebiu e konsideron këtë zinxhirin hasen (të mirë), sic është transmetuar në “Mizan el-itidal“ vëll. 4 fq. 226 : “Huwe salih el-hadith” që do të thotë: “Ai (Musa ibn Hilal) është i mirë në transmetimet e tij” Sahaviu konfirmon këtë në “Mekasid el-hasene”, ndërsa Subkiu e vlerëson atë Sahih sipas Samhudit në Se´edet el-dejeren 1:77. Ibn Adij thotë: “ Ai (Musa ibn Hilal) me shumë gjasë është i pranueshëm; disa njërëz e kanë konsideruar atë “të panjohur“ por kjo nuk është e vërtetë. Ai është një nga mësuesit e Imam Ahmedit dhe shumica e tyre janë të besueshëm “el-Kamil fi al-du´afa (6:2350) Albani e deklaron atë “thabin al-riwaya“ (me besueshmëri të qëndrueshme) në Irwv-në e tij 4:338. Rreth Ubejdullah ibn Omer el-Omeri: Dhehebiu e konsideron atë “Seduk hasen el-hadith“ (i besueshëm, nga transmetuesit e mirë) el-Mughni 1:348; Sahaviu thotë rreth tij “salih el-hadith“ (transmetues i saktë) el-tuhfetel-latifet 3:366; – Ibn Mu’ini i ka thënë Darimiut në lidhje me të: “salih thikat” (i vërtetë dhe i besueshëm) el-kamil 4:1459.

[9] Ahmedi 5:422, Hakimi (Mustedrek 4:155); Hakimi edhe Dhehebiu thonë se është sahih. është cituar në këtë mënyrë nga Subkiu (shifa es-sikam, fq. 126), Ibn Tejmije (el-Munteka 2:216f.) dhe Hejthemiu (el-Zavaid 4:2)

Komentimi i hadithit “Ku eshte Allahu?” nga Mulla Ali el-Kariu

Hadithi i robreshës

Mulla ‘Ali el-Karij (vd. 1014h. / 1606; Mekke), një Fakih hanefij, muhadith, ekspert në gjuhën arabe, mutekelim, dhe autor pjellor i teksteve të rëndësishme islame, përfshirë komentimin mbi veprën Fikh-ul-Ekber, vepër mbi besimin, një komentim prej dhjetë vëllimesh mbi koleksionin e haditheve Mishkat el-Mesabih.

Duke komentuar mbi fjalët e transmetuara nga Pejgamberi (s.a.v.s.) “Ku është Allahu?” në hadithin e robëreshës, ai shkruan:

“Në një version tjetër të hadithit të njëjtë është fjalëformulimi: “Ku është Zoti yt?”. Kjo domethënë ku është vendi i vendimmarrjes së Tij, urdhrit të Tij, dhe vendi ku sundimi dhe fuqia e Tij manifestohen. {Ajo tha: “Në qiell”}

El-Kadi ‘Ijadka thënë: “Domethënia është që urdhri i Tij dhe ndalesat e tij vijnë prej drejtimit të qiellit. Pejgamberi (s.a.v.s.) nuk ka pasur për qëllim ta pyes atë për vendndodhjen e Allahut, sepse Ai është i pastër nga cilësitë e tilla si hapësira, siç është i pastër nga cilësia e kohës. Në fakt, Pejgamberi (s.a.v.s.) kishte për qellim që me këtë pyetje të kuptoj nëse ajo ishte monoteiste që deklaron njëshmërinë e Allahut  (muwahhideh), apo ishte politeiste (mushkrikah) sepse arabët ishin duke adhuruar idhuj. Secili klan prej tyre kishte idhullin e veçantë që e adhuronin dhe nderonin. Mbase disa prej të paditurve dhe budallenjve të tyre nuk njohin asnjë zot fare; prandaj, Pejgamberi (s.a.v.s.) deshi të gjej çka adhuron ajo. Kështu që, kur ajo tha “në qiell”, ose, si në një transmetim tjetër, ajo tregoi [me gisht] kah qielli, ai (s.a.v.s.) e kuptoi që ajo ishte monoteiste që deklaron njëshmërinë Allahut. Me fjalë të tjera, ai dëshironte të përjashtonte zotat në tokë, domethënë, idhujt. Ai nuk kishte për qëllim të implikonte që Ai zë vend në qiell, larg është Allahu prej asaj që i përshkruajnë mëkatarët me paturpësinë e tyre. Për më tepër, Pejgamberi (s.a.v.s.) ka qenë i urdhëruar t’iu flas njerëzve sipas nivelit të tyre të të kuptuarit. Kështu që kur Pejgamberi (s.a.v.s.) e kuptoi që ajo besonte që ai që meriton të adhurohet është Zoti që zbaton qëllimet e tij prej qiellit në tokë, e jo zotat që adhuronin paganët, ai ishte i kënaqur me të, dhe ai (s.a.v.s.) nuk e ngarkoj atë me tewhid të plotë (sirf el-tewhid) – parimin e transcendencës (hakikat et-tenzih). Disa [prej ulemave] kanë thënë që kuptimi është që urdhri i Tij, mëshira dhe zbritja vjen prej qiellit. Në këtë rast, hadithi është i ngjashëm me fjalët e Tij: “A u garantuat ju prej Atij që është në qiell…?” Për më tepër, në disa versione tjera [autentike] të këtij hadithi, vjen që vajza ishte memece, dhe për këtë arsye [Imam] Shafiu [vd. 204h / 820; Kajro] lejoi lirimin e një robi edhe nëse ai është memec. Në këtë rast, fjalët e hadithit “Ajo tha, ‘në qiell’” domethënë që ajo tregoi kah qielli [ngaqë ajo, qartazi, s’mund të fliste; dhe kjo është ajo që ka ardhur e shprehur në një version tjetër të hadithit: “ajo tregoi kah qielli.”]

[Mulla ‘Ali el-Karij, Mirkat el-Mefatih (Bejrut, ), fq. 454; vëll. 6 / http://www.almeshkat.com/books/open.php?cat=22&book=2190 pg 412 in Doc. 3]

Transmetuesit e librit Sahih el-Buhari, prej autorit të tij

– Ebu Abdullah Muhammed bin Jusuf el-Firabri (231-320 H)
Nga ky e transmetojnë, sipas thënies së tij, mbi 70000 veta, më të dalluarit prej të cilëve janë:
▪ Ebu Ali Se’id bin Usman bin Se’id ibn es-Sakan, transmeton tek Abdullah bin Muhammed bin Asad es-Sahami.
▪ Hafiz Ebu Is’hak Ibrahim ibn Ahmed el-Mustemli (ra). Transkripti i tij na arrin përmes Hafiz Ebu Zer Abdullah bin Ahmed Al-Harevi (355-434 AH) dhe Abdurrahman bin Abdullah el-Hamedani (ra).
▪ Ebu Nasr Ahmed bin Muhammed bin Ahmed el-Ahsikathi (ra). Kjo u trashëgua përmes Ismail bin Is’hak bin Ismail es-Seffar ez-Zahid (ra).
▪* Ebu Zeid Muhammed bin Ahmed El-Merwazi (ra).
** Ky e transmeton tek Ibn Muxhahid et-Ta’i (vd. 368)

▪ Ebu Ali Muhammed bin Umar bin Shebbuje (ra). Se’id bin Ahmed bin Muhammed Es-Seirefi El-Ajjar dhe Abdurrahman bin Abdullah el-Hamdani (ra) transmetojnë nga ai.
▪ Ebu Ahmed Muhammed bin Muhammed El-Xhurxhani (ra). Ebu Na’im dhe El-Kabisi kanë transmetuar nga ai.
▪ Ebu Muhammed Abdullah bin Ahmed Es-Sarakhsi (ra).
▪ Ebu’l Hejthem Muhammed bin Mekki bin Zura el-Kushmejhani (ra). Ebu Zar (ra) transmeton prej ti, si dhe Ebu Sehl Muhammed bin Ahmed el-Hafsi (ra) dhe Kerimah bint Ahmed El-Marwazijjeh (ra).
▪ Ebu Ali Ismail bin Muhammed bin Ahmed bin Haxhib El-Kushahani (ra). Ebu’l Abbas Xha’fer bin Muhammed El-Mustaghfari transmetojnë prej tij (ra).

– Ibrahim bin Ma’kal bin Haxhaxh el-Nesefi. (vd. 294H ose 295H).
– Hammad bin Shakir El-Nesewi El-Hanefi. (një prej mendimeve është se vd. 290H, ndërsa shumica e dijetarëve pajtohen për 313H.)
– Ebu Talha Mensur bin Muhammed bin Ali el-Bezdewi. (vd. 329H).
– Kadi Husain bin Ismail el-Mehamili (ra). Ky është transmetues i një pjese të vogle, dhe jo i tërë librit.

………

* Ebu Zejd el-Merwezi (301-371), nxënës i Eshariut.
** Ibn Muxhahid et-Ta’i (vd. 368), shoqërues i Eshariut.

Pra, kemi së paku dy Esharinj në zinxhirin e transmetimit të librit më të saktë të haditheve (përkah zinxhiri i transmetimit) në historinë Islame. Pa përmendur që versioni i sotshëm i Buhariut është renditur nga një Esharij Shafi’ij Shadhilij-Akbari, i cili ka bërë krahasimin në mes versioneve të transmetuara. Ky i fundit, përdor transmetimin e El-Kushmejhanit (d.389) përmes el-Firarbrit si versionin bazë, por duke përmendur dhe dallimet në mes trasnetimeve, madje duke u futur në shpjegime të detajuara tregon shkaqet e preferimit të një versioni mbi tjetrin.

Çudi, ta mendosh, si ka mundësi që kjo kryevepër të përcillet tek ne nga njerëz me “probleme në akide”, devijant, etj. Vallë të devijuarit ruajnë dhe përcjellin fenë, ndërsa “të udhëzuarit” flenë me shekuj!!?

Përgaditi: Fatih Ibrahimi.

burimet: inter-islam.org, sunnah.org, livingislam.org, libri “Perzgjedhjet nga Fet’hul Bari” nga sh. Abdal Hakim Murad, libri Muhadithat (Muhammed Ekrem Nedwi), ali central-mosque.com, etj.

Nata e madhe, namazi i regaibit?

Pyetja:
A ka ndonjë gjë të veçantë rreth të 15-tit të muajit Shaban?

Përgjigja:

We Alejkum Selam we Rahmetullah

Po, ka. Shumica e dijetarëve Sunni e konsideron atë ditë dhe natë të bekuar. Është e rekomanduar të agjërohet dhe të kalohet një pjesë, ose gjithë nata, në adhurim.

Mirëpo, ASNJË ibadet (adhurim) specifik nuk është vërtetuar autentikisht për këtë natë, dhe Imam Neveviu (në el-Mexhmu’), Imam Buhuti (në Keshshef el-Kina’), Imam Shurunbulali (në el-Shurumbulalijje) dhe tjerët kanë përmendur që namazet si 100 rekate Salat el-Regaib janë risi (bidate) të ndaluara.

Në shkollën hanefite, është e papëlqyeshme (mekruh) të falen namazet jo-obligative (përpos teravive) me xhemat, si dhe mbledhja (takimi) në xhami për këto netë të veçanta. [Ibn Abidin, Radd el-Muhtar; Shurunbulali, Hashijet el-Durer (el-Shurunbulaljje)]

— Wesselam.
— Shejh Faraz Rabbani (el-Hanefij)

(përgjigja tjetër)
Imam Ramli thotë në [veprën] Nihaja:

“Namazi i regaibit të premten e parë të muajit Rexhep dhe natën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban janë dy risi të shëmtuara dhe të dënueshme (ar. bid’a), dhe hadithi rreth tyre është I RREMË. [Imam Neveviu në veprën] Mexhmu ka shkuar në detaje për ta kundërshtuar [këtë namaz]. Për më tepër, nuk ka dallim në mes faljes në grup dhe faljes individuale, siç e thotë qartazi autori (Imam Neveviu)(…).

— Shejh Amxhed Rashid (esh-Shafi’ij)

burimi: http://spa.qibla.com/.