Pse kërkoi Resulullahu (s.a.v.s.) këshilla nga Sahabët e tij?

Resulullahu (sal-Allahu alejhi we alihi we selem) nuk kishte nevojë për këshillën e askujt. Ai nuk është i varur nga askush e asgjë në univers përpos prej Zotit të tij. Prandaj, kërkimi i tij i këshillës nga shokët (sahabët) e tij ishte që t’i nderonte ata dhe t’ua mësonte atyre Ixhtihadin dhe ta bënte këtë (kërkimin e këshillës) sunnet për Ummetin e tij. Pejgamberi i nderuar (sal-Allahu alejhi we alihi we selem) ka thënë:
“Vërtetë Allahu (s.w.t.) dhe Pejgamberi (s.a.v.s.) i Tij  nuk kanë nevojë për këshillë prej askujt, por Allahu e ka bërë kërkimin e këshillës mëshirë për ummetin tim. Ai që kërkon këshilla do të gjej udhëzim e ai që refuzon padyshim që do të gaboj.”[1]

 

Imam Hasan el-Basriu ka thënë:
“Allahu e di që Resulullahu (s.a.v.s.) nuk ka nevojë për këshillën e tyre por Ai dëshiron që ta bëj këtë gjë Sunnet (për Ummetin)”.[2]

 

[1] Ibn ‘Adi dhe Bejhekiu e transmetojnë këtë prej Ibn ‘Abbasit (r.a.) me një zinxhir të mirë (hasen). Bejhekiu e ka në Shu’b el-Iman, hadithi 7542, Dar el-Kutub el-‘Ilmijeh, Bejrut– 6/77; Durr el-Menthur nga Bejhekiu dhe ibn ‘Adi. Mektebe Ajetullah el-‘Azmi, Kum, Iran – 2/90

[2] Se’id ibn Mensur e transmeton në Sunenin e tij, dhe po ashtu Ibn Mundhiri, Bejhekiu dhe Ebu Hatimi. El-Mewahib el-Ladunnijeh, el-Maksad el-Rebi’, el-Fasl el-Thani,el-Mektab el-Islami, Bejrut – 2/601.

 

Burimi:

Imam Ahmed Ridha Khan Barejlevij (radiAllahu te’ala anhu) – Fetava Ridavijjeh, vëll. 18, fq. 490.

Advertisements

Të gënjyerit rreth dokumenteve për të kryer haxhin – Muftiu Ali Xhuma

Pyetja:
Disa njerëz gënjejnë rreth dokumenteve zyrtare që atyre u kërkohet t’i paraqesin dhe japin informacione të rrejshme për arsye të udhëtimit në haxh. Për shembull, ata mund të gënjejnë që nuk kanë qenë më parë në haxh. A lejohet gënjimi në një rast të tillë? Dhe a është e lejuar për një shofer, për shembull, të gënjej që ai ka shkuar në haxh herën e kaluar që ta ketë të mundshme të punoj si shofer gjatë kohës së haxhit? Dhe a është e lejuar të qëndrohet në tokën e shenjtë pas haxhit, për të punuar dhe adhuruar Zotin?

Përgjigja:
Është e vendosur në sheriatin islam që është obligative nënshtrimi ndaj vendimeve të përgjegjësve (përfaqësuesve) tuaj, me kusht që vendimet e tyre nuk janë të ndaluara dhe nuk ka konsensus (pajtueshmëri) ndalueshmërinë e tyre. Ibn ‘Umeri (ra) transmeton që Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë, “Muslimani duhet t’i dëgjoj dhe t’u bindet përgjegjësve në gjërat që i pëlqejnë dhe nuk i pëlqejnë, përpos nëse është urdhëruar të bëj një vepër të keqe. Në këtë rast, nuk duhet t’i dëgjoj dhe t’u bindet” [Shënon Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe, Nesaiu dhe Ebu Davudi].

Sunduesi ka të drejtë të vendos ligje që, sipas mendimit të tij, shërbejnë për të arritur interesat e popullit të tij. Kushdo që hyn në një vend duhet të jenë në përputhje me ligjet e saj dhe ajo është e ndaluar të shkelë ato.

Është e ndaluar të gënjehet në të gjitha rastet, pos në ato që konsiderohen si përjashtime nga ligji islam. Shembuj të këtyre rasteve janë përfshirë në hadithin e transmetuar nga Esmaa` Bint Jezid i cili transmeton që Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë, “Nuk është e pranuar të gënjehet pos në tri raste (situata): Kur një njeri i flet gruas së tij (për ta kënaqur atë), për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mes njerëzve, dhe në luftë” [Shënuar nga Ibn Ebi Shejbeh, Tirmidhiu dhe të tjerët].

Bazuar në këtë, llojet e gënjeshtrave të përmenduar në pyetjen janë prej gjërave që janë të ndaluara dhe nuk janë përfshirë në përjashtimet e bëra (nga Pejgamberi s.a.v.s.) të cilat konsiderohen të lejuara nga ligji islam.

Vendimi:
Është e ndaluar të mashtrohen autoritetet duke dhënë informacione të rrejshme, qoftë për qëllim të udhëtimit për të kryer haxhin apo për ndonjë interes në vendin e vet apo në vendin e synuar. Poashtu është e ndaluar të zgjatet qëndrimi pasi të përfundohet kryerja e riteve të haxhit nëse sunduesi e ndalon këtë.

Përgjigjet: Muftiu i madh, Ali Xhuma

Burimi: ali-gomaa.com (faqja zyrtare e muftiut në gjuhën angleze)

Përktheu: Fatih Ibrahimi