Imam Murteda ez-Zebidiu: “Ehli Suneti janë Esh’arijtë dhe Maturidijtë”

ahlussunnah450__450x318

Në komentimin e tij të Ihja Ulum id-Dinit të Imam el-Gazaliut, el-Hafidh Murteda ez-Zebidi el-Hanefij (vd. 1205 h) thotë që Ehli Suneti dhe Xhemati janë Esh’arijtë dhe Maturidijtë:

“Kur termi Ehl el-Sunneh we’l Xhema’a përmendet, atëherë ajo që nënkuptohet nga kjo është që ata janë Esh’arijtë dhe Maturidijtë. El-Khajali thotë në fusnotat për vepërn Sherh el-Akaid el-Esh’aira: “Ata (Esharinjtë) janë Ehli Suneti dhe Xhemati. Kjo është gjë e mirënjohur në tokat e Horasanit, Irakut, Shamit dhe shumicës së vendeve tjera, si dhe në vendet përtej lumit (Transoksianë) – që vlen për Maturidijtë, që janë shoqëruesit e Imam Ebu Mensur (el-Maturidiut). Këto dy grupe dallojnë vetëm në ca çështje [periferike] si çështja e Tekwinit, dhe disa tjera” (përfundon citati nga el-Khajaliu).

Dhe el-Kustuli thotë në thotë në fusnotat e tij në lidhje me ata (ehli sunetin dhe xhematin):

“Ajo që është e mirënjohur në mesin e Ehli Sunetit  në vendet e Horasanit, Irakut, Shamit dhe shumicën e vendeve është se ata (ehli suneti) janë Esh’arinjë – shoqëruesit e Ebu el-Hasan el-Esh’ariut; i pari prej atyre që u largua nga Ebu ‘Ali el-Xhubai dhe u kthye doktrinës së tij tek sunneti, d.t.th. rrugës së Pejgamberit (s.a.v.s.) – dhe Xhematit, d.t.th. rrugës së Sahabëve (r.a.) – dhe në vendet përtej lumit, ata (ehli suneti) janë Maturidijtë; shoqëruesit e Ebu Mensur el-Maturidiut, studentit të Ebu Nas el-‘Ajadhi, studentit të Ebu Bekr el-Xhewzxhani, shoqëruesit të Muhammed ibn el-Hasan (esh-Shejbaniut), shoqëruesit të Imam Ebu Hanifes.”

{Murteda ez-Zebidi ,It’haf es-Sadeh el-Muttekin, vëll. 2, fq. 6}

Advertisements

Thënia ‘RadiaAllahu Anhu’ për të tjerët, përpos sahabëve

Nga: Mufti Xhelaludin Ahmed Emxhedi [r.a.]

Përdorimi i RadiaAllahu te’ala Anhu për njerëzit tjerë përpos sahabëve të Pejgamberit (s.a.v.s.) është e lejuar, siç është e shkruar në Durrul Muhtar:

1. Përdorimi i RadiaAllahu te’ala Anhu për një sahab është e preferuar (mustehab) dhe tabi’inët dhe të tjerët ‘Rahmetullah te’ala alejh’ është e rekomanduar, dhe e kundërta e këtyre, që domethënëë, rahmetullah te’ala alejh për një sahab dhe radiallahu te’ala anhu për tabi’inët dhe tjerët është poashtu e lejueshme”.
[ Durrul Mukhtar , vëll. 5, fq. 480 ] Continue reading

Këshillat e Imam Ebu Hasan esh-Shadhiliut!

Sidi Ahmed ez-Zaruk përcjell që Shejh Ebul’ Hasan esh-Shadhili {Allahu e mëshiroftë} ka thënë:

“I dashuri im njëherë më këshilloi. Ai tha,

‘Mos e lëviz këmbën përpos (për atje) ku shpreson që të fitosh shpërblimin e Allahut.
Mos u ul në asnjë vend, pos nëse je tërësisht i sigurt nga mosbindja ndaj Allahut.
Mos u shoqëro përpos me dikë që do të të ndihmoj në bindje ndaj Allahut.
Dhe dije, që këta janë pak (të rrallë).”

{Usul et-Tarikah}

 

Shprehja “kerremAllahu Wexhhehu” (vetëm) për Aliun

Imam el-Sefferini el-Hanbeli (vd. 1188), në lidhje me përdorimin e shprehjes “kerremAllahu Wexhhehu – Allahu ia ndriçoftë fytyrën” (vetëm) për Aliun thotë:

“…kjo është e zakonshme dhe e përhapur, dhe ka mbushur librat dhe veshët (e njerëzve). Dijetarët kanë thënë: Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të) është cilësuar me shprehjen “Allahu ia ndriçoftë fytyrën”, sepse ai asnjëherë nuk i ka bërë sexhde ndonjë idhulli, dhe në këtë (shprehje) nuk ka asgjë të keqe, Insha’Allah – E Allahu është dhënësi i suksesit.”

(‘Ghidha el-Elbab’ (1/24-25)

Nëse hadithi është sahih, atëherë ky është medhhebi im !?

Është e transmetuar autentikisht nga Imam Shafiu (radiaAllahu ‘anhu) që ai ka thënë:
“Nëse hadithi është autentik (sahih), atëherë ky është medhhebi im.”

Poashtu është shënuar që ai ka thënë:
“Nëse një hadith autentik kundërshton qëndrimin tim (në fikh), veproni sipas hadithit dhe braktiseni mendimin tim.”[1]

Shejh ul-Islam Imam Neveviu komenton thënien e parë:

 “Ajo që ka thënë Imam Shafiu nuk do të thotë që çdokush që sheh një hadith sahih të thotë: “Ky është medhhebi i Shafiut”, duke aplikuar kuptimin e jashtëm të thënies së tij.

Ajo që ai ka thënë i referohet vetëm atij personi që ka gradën e ixhtihadit në medhheb (Muxhtehid filmedhheb). Është e kushtëzuar që ai person të jetë i bindur fort që Imam Shafiu ose nuk e ka ditur këtë hadith ose nuk ka qenë në dijeni për vërtetësinë e tij. E kjo është e mundur vetëm pasi t’i ketë hulumtuar të gjitha librat e Shafiut dhe libra të ngjashme të shoqëruesve të  Shafiut, atyre që morën dije (‘ilm) prej tij dhe të ngjashmëve.

Ky me të vërtetë është një kusht i rëndë për t’u plotësuar. Të paktë janë ata mund të arrijnë këtë standard në kohën tonë.[2] Ajo që kemi shpjeguar është kushtëzuar sepse Imam Shafiu është distancuar prej veprimit vetëm në bazë të kuptimit të jashtëm të shumë haditheve, për shkak të kriticizmit të hadithit ose shfuqizimit (naskh) ose rrethanave specifike (kontekstit) ose interpretimit (të kuptimit) e kështu me radhë. Shejh Ebu ‘Amr (Ibn Salah) ka thënë:

 “Nuk është çështje e vogël (e parëndësishme) të veprohet sipas kuptimit të fjalëpërfjalshëm të asaj qp Imam Shafiu ka thënë. Ngaqë është e ndaluar për secilin fekih (jurist) – e lëre më njerëzit e thjeshtë (‘ammi) – që të veproj i pavarur me atë që ai e merr si argument prej hadithit. Prandaj, secili Shafi’ij që gjen një hadith që kundërshton shkollën (medhhebin) e tij duhet të shqyrtoj nëse ai është tërësisht i kualifikuar në të gjitha disiplinat e ixhtihadit, ose në atë lëmi specifike, apo në atë pyetje (çështje). Nëse është, atëherë ai ka të drejtën të aplikoj (hadithin) i pavarur. Nëse ai nuk është, por (pasi të ketë hulumtuar dhe nuk ka gjetur justifikim për të vepruar kundër hadithit) i duket shumë i rëndë veprimi kundër atij hadithi, atëherë ai mund të veproj sipas asaj që ndonjë Imam tjetër Muxhtehid pos Imam Shafiut ka vepruar. Kjo është një arsye e mirë për të që ai të lër medhhebin e Imamit të tij në rast të tillë.”[3]

Imami i madh Shafii Shejh ul-Islam Taki ud-din es-Subki shkroi një trajtesë të mrekullueshme për ta sqaruar këtë thënie të imam Shafiut të titulluar “Ma’na Kawl el-Imam el-Muttelibi ‘Idha Sahha el-Hadithu Fehuwe Medhhebi” (Kuptimi i thënies sp Imamit, Muttelibiut, ‘Nëse hadithi është sahih, ai është medhhebi im’)

Keshtuqe, kujdes!! Mos u mashtroni pas cdo injoranti qe ka lexuar diku nje hadith dhe ka marre nje klasifikim “Sahih” nga nje amator injorant si puna e tij, qe i eshte dukur vetja me i ditur se Imam Buhariu e Muslimi, e ka shkuar t’i ri-kontrolloj dy Sahihet perseri ne shekullin XX… {Shenim i perkthyesit}

Perktheu: Fatih Ibrahimi

Marre nga faqja e vellezërve shafiij: http://www.shafiifiqh.com

 
___________________
Shënime:

[1] ‘kawli’ është përkthyer ‘qëndrimi im’ sepse kjo është kuptimi i asaj që ka thënë, ndërsa përkthimi do të thotë ‘thënia ime’

[2] Dmth në kohën e Imam Neveviut, e aq më tepër në kohët tona. Prej atyre që jetuan në epokën e Neveviut ishin El-Fahr er-Razi, Ibn el-Salah, el-Mundhiri, Ibn ‘Abdus-Selam, El-Kurtubi, Ibn El-Kattan, El-Dija’ el-Makdisi, Ibn Kudame, dhe Ibn Dakik el-’Id!

[3] en-Nevevi, el-Mexhmu‘ Sherh el-Muhedhdheb (1:64), duke cituar Fetawa we Mesai’l (1:54, 1:58-59) të Ibni Salahut; Cituar prej Et-Tehanevi, I’la‘ es-Sunen (2:290-291).

“Besimi (imani) nuk mund të bashkekzistoj me mosbesimin (kufr), ndërsa mosbesimi mund të bashkekzistoj me mosbesimin” – Imam Shafiu

Prej kontributeve të Ebu Is’hak el-Isfarajanit është komentimi i tij i formulimit të Imam Shafiut “Besimi (imani) nuk mund të bashkekzistoj me mosbesimin (kufr), ndërsa mosbesimi mund të bashkekzistoj me mosbesimin”

El-Isfarajani komenton:
“Nëse, së bashku me besimin, dikush mban qëndrimin se bota është e pafillim, ose qëndrime të ngjashme që anulojnë besimin e tij, atëherë besimi është tërësisht i anuluar tek ai person; ndërsa mosbesimi, si të pohosh Trinitetin, nëse së bashku me këtë mban qëndrimin se Shejtani sfidon të Gjithëmëshirshmin dhe fiton betejen me të, siç besojnë Manikeistët, atëherë shirku i tij rreth Trinitetit nuk është i anuluar, por është i përngjitur me shirkun e tij Manikeist.”

Imam Es-Subki esh-Shafi’i komenton: “Nga kjo mund të konkludohet se besimi as nuk rritet as nuk zvogëlohet, ndërsa mosbesimi mund të rritet ose të zvogëlohet. Meditoni mbi këtë.”

Një ndërlidhje interesante…

Një ndërlidhje interesante:

“E gjelbra ishte ngjyra e preferuar e Pejgamberit (s.a.v.s). Kjo, është ngjyra e parë që mund ta identifikoj syri në mëngjes, dhe është e fundit që e sheh syri në mbrëmje para se drita e diellit të largohet (të perëndoj) – dmth është e para dhe e fundit. Dhe ai (s.a.v.s.) ishte Pejgamberi i parë dhe i fundit.” {Shejh Hamza Jusuf}

 

 

Shënime shtesë:

Se Pejgamberi (s.a.v.s.) ishte Pejgamberi i parë argumenton hadithi:

Thotë Pejgamberi (s.a.v.s.) në një hadith:

“Unë isha Pejgamber kur Ademi ishte ende në mes shpirtit dhe trupit”

 

▪ Tirmidhiu, Sunen, (Menakib, Fadl el-Nebi, hasan sahih gharib) dhe Tahaviu, Sherh Mushkil el-Athar (15:231 #5976) nga Ebu Hurejre;

▪ Ahmedi në Musned (34:202 #20596), Hakimi në Mustedrek (2:608-609), Taberaniu në el-Mu’xhem el-Kebir (20:353 #833-834), dhe të tjerët, nga Mejseret el-Fexhr;

▪ Taberaniu në el-Mu’xhem el-Ewsat (4:272 #4175) dhe el-Mu’xhem el-Kebir (12:92 #12571) nga Ibn `Abasi;

▪ dhe Ibn Sa’d, Tabakat (1:123) nga Ebu el-Xhed`a

 

Dhe se ai është i fundit, argumenton Kur’ani famëlartë,

“… ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve.” [33:40]

Dhe vetë Pejgamberi s.a.v.s.

“Zinxiri i të dërguarve dhe profetëve ka ardhur në fund. Pas meje nuk do të ketë të dërguar apo profetë.” {Tirmidhiu, Kitab-ur-Ruja, Babu Zeheb-un-Nubuwe, Musned Ahmed, Merwijat-Enes bin Malik}

Poashtu Buhariu dhe Muslimi transmetojnë, që Pejgamberi (s.a.v.s.) i tha Aliut (r.a.):

Ti je për mua ashtu siç ishte Haruni për Musanë (a.s.) veçse pas meje nuk ka pejgamber (tjetër).”

 

si dhe shumë transmetime të ngjashme.

 

Në lidhje pretendimin se ngjyra e preferuar ishte e gjelbër, si referencë kemi sjellë këto hadithe:

Enes ibn Malik (ra) është transmetuar të ketë thënë,

“Më e dashura prej ngjyrave tek i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ishte e gjelbra.” [Taberaniu në Mu’xhem el-Ewsat; dhe el-Bezzar në Musned]

Ndonëse ky hadith ka dobësi në zinxhirin e transmetimit, është i përforcuar nga një transmetim konfirmues në të cilin Enesi (ra) dhe një grup njerëzish shkuan tek një parcelë e tokës e mbuluar me vegjetacion (bimësi), dhe pastaj dikush thërriti, “Sa i bukur është ky gjelbërim!”  Pas kësaj, Enesi (ra) rikujtoi që, “Ne thoshim që ngjyra e preferuar e Pejgamberit (s.a.v.s.) ishte e gjelbra.” [Bejhekiu, Shu’ab el-Iman]

Përgatiti: Fatih Ibrahimi