‘Ali ibn ‘Abdallah el-Medini (161-234H) – Biografia

Imami, hafizi, Ebu Hasan ‘Ali ibn ‘Abdallah el-Medini.

I lindur në vitin 161H (778) në Basra, Irak, në një familje me prejardhje nga Medina.

Ai transmeton hadith nga babai i tij dhe nga Hamad ibn Zijad, dhe një numri të madh muhadithësh. Prej tij transmetojnë Buhariu, Ebu Davudi, Begheviu, Ebu Ja’la, etj.

Ibn el-Medini specializonte në shkencat e hadithit, vlerësimet biografike (të transmetuesve) dhe defektet e fshehura (el-‘ilel) të hadithit, në sened (zinxhirin e transmetimit).

Shejhu i tij Abdurrahman ibn Mehdi ka thënë: “Ali ibn el-Medini është më i dituri i të gjithë njerëzve në hadithin e të Dërguarit të Allahut, në veçanti rreth asaj që Ibn Ujejne transmeton. A më fajësoni pse e dua Ali ibn el-Medinin shumë? Për Zotin, unë mësoj nga ai më shumë se ai që mëson nga unë.”

Jahja el-Kattan (mësuesi i tij dhe Ahmed ibn Hanbelit) thotë të njëjtën gjë rreth tij.

Buhariu ka thënë: “Unë nuk e shoh vetën më të vogël, përpos para Aliut (ibn el-Medinit).”

Nesaiu ka thënë: “Është sikurse Allahu ta ketë krijuar atë vetëm për këtë shkencë (hadithin).”

Imam en-Neveviu shkruan që Ibn el-Medini ka shkruar rreth 100 vepra, disa prej të cilave në tema që s’i ka paraprirë askush më parë dhe shumë prej tyre nuk janë tejkaluar (për kah vlera). Disa prej tyre:

  • El-‘Ilel – rreth defekteve të fshehura në zinxhirin e haditheve.
  • Kita bel-Du‘afa’ – rreth transmetuesve të dobët në shkencën e vlerësimeve biografike (Ilm er-Rixhal).
  • El-Mudalisun – rreth transmetuesve të hadithit që përdorin terminologji të paqartë në transmetim.
  • El-Esma we el-Kuna – rreth emrave dhe teknonimeve.
  • El-Musned – koleksion i hadithit i renditur sipas transmetuesit.
  • Kitab Ma’rifet el-Sahaba – Libri i dijes së Sahabëve (shoqëruesve të Pejgamberit s.a.v.s.)

 
Ai ndërroi jetë në Samarra 234H (849). Emri i Medinit ka të bëj me qytetin e Pejgamberit. Këtë e thotë Ibn el-Ethiri. Ndërsa el-Xhewheri, thotë që duhet të jetë “medenij” dhe që “medinij” ka të bëj me qytetin e ndërtuar nga halifi Mensur.

Advertisements

Jeta e Imam Gazaliut

photoAi është lindur në Tus, Horasan, afër Mesh’hedit të sotëm, në vitin 450/1058. Ai dhe vëllai i tij Ahmedi mbetën jetim në një moshë të re. Edukimi i tij filloi në Tus. Pastaj Gazaliu shkoi në Xhurxhan, dhe pas një periudhe në Tus, Nejsebur, ku u bë nxënës i Imam el-Haremejn el-Xhuwejnit deri në vdekjen e këtij të fundit në vitin 478/1085. Disa mësues të tjerë janë përmendur, shumica të paqartë, më i njohuri prej të cilëve është Ebu ‘Ali el-Fermedhi. Continue reading

Imam er-Rafi’i esh-Shafi’ij

Ebu el-Kasim ‘Abd el-Kerim ibn Muhammed el-Rafi’i nga Kazvini, Persia, i lindur në vitin 557H është imami i kohës së tij në Sheriat dhe komentim Kur’ani (tefsir). Ai, me Imam en-Neveviun, përfaqësojnë referencën parësore për shkollën e mëvonshme shafi’ite. Vepra e tij kryesore, një komentim mbi veprën el-Waxhiz të Imam el-Gazaliut, e titulluar Fet’h el-Aziz fi Sherh el-Waxhiz do të shërbej më vonë si bazë tekstuale për veprën Minhaxh ut-Talibin të Imam en-Neveviut. Imam Taxhuddin es-Subki shënon për autorin e saj, “Imam el-Rafi’i ishte i tej-mbushur në shkencat e sheriatit, tefsir, hadith dhe Usul el-Fikh, duke kaluar mbi bashkëkohësit e tij në përcjelljen e dëshmive, hulumtim, udhëzim, dhe në arritje… Është thua se fikhu kishte vdekur, e ai e ringjalli dhe e përhapi atë, duke ngritur themelet e saj pasi injoranca e kishte vrarë dhe varrosur atë.”

Mosques-in-Cairo-Egypt-529x270

Ai shkroi vepra në Sheriat dhe histori, dhe dha mësime tefsiri dhe hadithi në Kazvin, ku mjeshtri i hadithit Imam Mundhiri ishte në mesin e nxënësve të tij. I njohur si një asket zemër-pastër i cili ndiqte shtegun mistik, Imam en-Neveviu kishte observuar për të që ai “kishte një qëndrim të fortë në devotshmëri dhe shumë mrekulli (keramete) i janë dhënë atij.”

Ai vdiq në Kazvin në vitin 623H.

Burimi: shafiifiqh.com

Përktheu: Fatih Ibrahimi

Imam Ebu Is’hak el-Shirazi esh-Shafi’ij

Imam Ebu Is’hak, Ibrahim ibn ‘Ali ibn Jusuf el-Shirazi el-Fejruzabadi është një imam [i medhhebit] shafi’ij, mësues dhe polemizues. I lindur në Fejruzabad, Persi, në vitin 393H, ai studioi në Shiraz dhe Basra para se të vinte në Bagdad ku shfaqi aftësitë e tij gjeniale në Sheriat, duke u bërë mufti i Ummetit Musliman në kohën e tij, shejhu i akademisë Nizamijeh të cilën veziri Nizam el-Mulk e ndërtoi në Bagdad për t’i akomoduar nxënësit e Imam Ebu Is’hakut.

Ibnhanbal

Ai ishte i njohur për bindshmërinë me të cilën mund ta nxiste një rast në diskutime, dhe shkroi shumë vepra, prej më të famshmeve nga të cilat është vepra e tij në dy vëllime El-Muhedh’dheb fi Fikh el-Imam el-Shafi’ij që i mori atij katërmbëdhjetë vite për ta punuar, dhe e cila shërbeu si tekst bazë për veprën el-Mexhmu sherh el-Muhedheb të Imam en-Neveviut. Ai ndërroi jetë në Bagdad në vitin 476H.

Burimi: shafiifiqh.com

Përktheu: Fatih Ibrahimi

Imam Ibn Haxher el-Hejtemi (909-974H)

Shihab ud-Din Ebu el-‘Abbas Ahmed ibn Muhammed ibn Muhammed ibn ‘Ali ibn Haxher el-Hejtemi el-Mekki el-Ensarij. Ai është Ez’herij në shkollim, Esh’arij në doktrinë, Xhunejdij në shtegun e tesavufit, mjeshtër i hadithit dhe dijetar i shkëlqyeshëm i aplikimeve të thella të Ligjit të Shenjtë. Ai është lindur në fund të vitit 909H në Ebu Hejtem, Egjiptin perëndimor. Ai ishte imami shafi’ij i kohës së tij. Continue reading

Imam Zekeria el-Ensarij (823-926H)

Shejh el-Islam Ebu Jahja Zekerija ibn Muhammed ibn Ahmed el-Ensarij, i lindur në Sanika, Egjipt, në vitin 823H, i njohur si shejhu i shejhëve. Ai ishte dijetari shafi’ij i kohës së tij, një hafiz i hadithit, kadi (gjykatës) shafi’ij dhe mufesir (komentues i Kur’anit). Ai është shkolluar në Kajro në varfëri të tillë saqë atij i duhej të linte natën xhaminë për të kërkuar lëvozhga shalqiri të cilat i lante dhe i hante. Continue reading