Muhammed Zekerija Kand’helvij (1898-1982)

Shejh el-Hadith Mewlana Muhammed Zekerija Kandhelawi Saharanpuri (vd. 1982.), një dijetar indian i hadithit dhe anëtar influencial dhe ideologjist i Xhematit Teblig.

I lindur në Kand’hala. Ai mësoi shkencat e jashtme në Saharanpur nën udhëheqjen e babait të tij. Ai është po ashtu nxënës i Khalil Ahmed Ambathawi në hadith dhe sufizëm.

Ai ligjëroi hadithin prej vitit 1916 deri në vitin 1969 në Saharanpur. Është autor i komentimit mbi Muwetane e Malikut dhe Sahihun e Buhariut. Ai është po ashtu autor i një serie veprash mbi meritat (fadail) e veprimeve fetare të Islamit, të njohura nën titullin përmbledhës “Teblighi Nisab”, dhe janë përkthyer në disa gjuhë të ndryshme.

Muhammed ibn Hasan esh-Shejbaniu dhe Hadithi

Imam Shafiu ka thënë: “Unë nuk kam parë dikë më elokuent sesa ai (Muhamed ibn Hasan esh-Shejbaniu). Kur e shihja atë duke recituar Kur’anin, mendoja se Kur’ani është zbritur në gjuhën e tij.” Ai po ashtu ka thënë, “Unë nuk kam parë dikë më inteligjent sesa Muhammed ibn el-Hasani.”

Continue reading

Imam Alaudin el-Haskefi (1025-1088H)

Muhammed bin Ali bin Muhammed bin Ali bin Abdirrahman Muhamed bin Xhemaluddin bin Hasan bin Zejnilabidin el-Hisni el-Etheri ed-Dimeshki, i njohur si Alaudin el-Haskefi. Ai ishte muftiu i hanefive të Damaskut, usulist, muhadith, mufesir dhe gramaticient. Lindi në Damask, në vitin 1025H/1616 dhe vdiq po aty në moshën 63 vjeçare, më 10 Sheval 1088H/1677. U varros në varrezën “Babu’s-saghir”. Continue reading

Imam Sahaviu (831-902H)

Veper e Imam Sahaviut mbi miresite e Salavateve.

Veper e Imam Sahaviut mbi miresite e Salavateve.

Shemsudin Muhammed ibn ‘Abdurrahman es-Sakhawi esh-Shafi’ij el-Esh’arij esh-Shadhilij (831-902H) ishte një dijetar me nam, jurist (fakih) shafi’ij, ekspert i hadithit dhe historian i lindur në Kajro, Egjipt, në vitin 831H. Prapashtesa “es-Sakhawij” i referohet fshatit Sakha në Egjipt, prej nga ishin paraardhësit e tij. Ai ishte autor pjellor që u shqua për mjeshtërinë e tij në hadith, Tefsir, literaturë, dhe histori. Aftësia e tij në hadith vjen nga influenca prej mësuesit të tij, hafizit Ibn Haxher el-Askalani. Continue reading

Imam Takiuddin es-Subki (673-756H)

Takiuddin ‘Ali ibn ‘Abd el-Kafi es-Subki, babai i Taxhudin es-Subkiut, është një prej njerëzve më të famshëm në kohën e tij. Ai dhe i biri i tij, ishin padyshim më të mëdhenjtë në mesin e të gjithë Subkijve. Takiuddin është lindur në Subk 673 AH., por kur babai i tij u zhvendos në Kajro, ai edukimin e mori atje.

al-Kalam 'ala Hinthi al-Nasi wayalihi Risalat fi Hatmiyat la Ijtihad Ma' al-Nass

Nje veper e Imam Subkiut: El-Kelam ‘ala Hinthi el-Nasi wejalihi Risalat fi Hatmijet la Ixhtihad Ma’ el-Nass

Continue reading

Imam Taxhuddin es-Subki (727-771H)

Photo1218Taxhuddin Ebu Nasr Abdulvehab es-Subki, i njohur si Ibn es-Subki autori i Muid el-Ni’am we Mubid en-Nikam, i përket një familjeje të madhe Es-Subki, anëtarët e të cilës gjatë shekullit të shtatë dhe të tetë hixhrij e bënë vetën të famshëm, jo vetëm për shkak të dijes së tyre, pozitave të tyre të larta si kadij, muftij, profesorë, predikues, dhe shkrimtarë, por gjithashtu për shkak të cilësive të tyre të larta personale. Continue reading

‘Ali ibn ‘Abdallah el-Medini (161-234H) – Biografia

Imami, hafizi, Ebu Hasan ‘Ali ibn ‘Abdallah el-Medini.

I lindur në vitin 161H (778) në Basra, Irak, në një familje me prejardhje nga Medina.

Ai transmeton hadith nga babai i tij dhe nga Hamad ibn Zijad, dhe një numri të madh muhadithësh. Prej tij transmetojnë Buhariu, Ebu Davudi, Begheviu, Ebu Ja’la, etj.

Ibn el-Medini specializonte në shkencat e hadithit, vlerësimet biografike (të transmetuesve) dhe defektet e fshehura (el-‘ilel) të hadithit, në sened (zinxhirin e transmetimit).

Shejhu i tij Abdurrahman ibn Mehdi ka thënë: “Ali ibn el-Medini është më i dituri i të gjithë njerëzve në hadithin e të Dërguarit të Allahut, në veçanti rreth asaj që Ibn Ujejne transmeton. A më fajësoni pse e dua Ali ibn el-Medinin shumë? Për Zotin, unë mësoj nga ai më shumë se ai që mëson nga unë.”

Jahja el-Kattan (mësuesi i tij dhe Ahmed ibn Hanbelit) thotë të njëjtën gjë rreth tij.

Buhariu ka thënë: “Unë nuk e shoh vetën më të vogël, përpos para Aliut (ibn el-Medinit).”

Nesaiu ka thënë: “Është sikurse Allahu ta ketë krijuar atë vetëm për këtë shkencë (hadithin).”

Imam en-Neveviu shkruan që Ibn el-Medini ka shkruar rreth 100 vepra, disa prej të cilave në tema që s’i ka paraprirë askush më parë dhe shumë prej tyre nuk janë tejkaluar (për kah vlera). Disa prej tyre:

  • El-‘Ilel – rreth defekteve të fshehura në zinxhirin e haditheve.
  • Kita bel-Du‘afa’ – rreth transmetuesve të dobët në shkencën e vlerësimeve biografike (Ilm er-Rixhal).
  • El-Mudalisun – rreth transmetuesve të hadithit që përdorin terminologji të paqartë në transmetim.
  • El-Esma we el-Kuna – rreth emrave dhe teknonimeve.
  • El-Musned – koleksion i hadithit i renditur sipas transmetuesit.
  • Kitab Ma’rifet el-Sahaba – Libri i dijes së Sahabëve (shoqëruesve të Pejgamberit s.a.v.s.)

 
Ai ndërroi jetë në Samarra 234H (849). Emri i Medinit ka të bëj me qytetin e Pejgamberit. Këtë e thotë Ibn el-Ethiri. Ndërsa el-Xhewheri, thotë që duhet të jetë “medenij” dhe që “medinij” ka të bëj me qytetin e ndërtuar nga halifi Mensur.

Jeta e Imam Gazaliut

photoAi është lindur në Tus, Horasan, afër Mesh’hedit të sotëm, në vitin 450/1058. Ai dhe vëllai i tij Ahmedi mbetën jetim në një moshë të re. Edukimi i tij filloi në Tus. Pastaj Gazaliu shkoi në Xhurxhan, dhe pas një periudhe në Tus, Nejsebur, ku u bë nxënës i Imam el-Haremejn el-Xhuwejnit deri në vdekjen e këtij të fundit në vitin 478/1085. Disa mësues të tjerë janë përmendur, shumica të paqartë, më i njohuri prej të cilëve është Ebu ‘Ali el-Fermedhi. Continue reading

Imam er-Rafi’i esh-Shafi’ij

Ebu el-Kasim ‘Abd el-Kerim ibn Muhammed el-Rafi’i nga Kazvini, Persia, i lindur në vitin 557H është imami i kohës së tij në Sheriat dhe komentim Kur’ani (tefsir). Ai, me Imam en-Neveviun, përfaqësojnë referencën parësore për shkollën e mëvonshme shafi’ite. Vepra e tij kryesore, një komentim mbi veprën el-Waxhiz të Imam el-Gazaliut, e titulluar Fet’h el-Aziz fi Sherh el-Waxhiz do të shërbej më vonë si bazë tekstuale për veprën Minhaxh ut-Talibin të Imam en-Neveviut. Imam Taxhuddin es-Subki shënon për autorin e saj, “Imam el-Rafi’i ishte i tej-mbushur në shkencat e sheriatit, tefsir, hadith dhe Usul el-Fikh, duke kaluar mbi bashkëkohësit e tij në përcjelljen e dëshmive, hulumtim, udhëzim, dhe në arritje… Është thua se fikhu kishte vdekur, e ai e ringjalli dhe e përhapi atë, duke ngritur themelet e saj pasi injoranca e kishte vrarë dhe varrosur atë.”

Mosques-in-Cairo-Egypt-529x270

Ai shkroi vepra në Sheriat dhe histori, dhe dha mësime tefsiri dhe hadithi në Kazvin, ku mjeshtri i hadithit Imam Mundhiri ishte në mesin e nxënësve të tij. I njohur si një asket zemër-pastër i cili ndiqte shtegun mistik, Imam en-Neveviu kishte observuar për të që ai “kishte një qëndrim të fortë në devotshmëri dhe shumë mrekulli (keramete) i janë dhënë atij.”

Ai vdiq në Kazvin në vitin 623H.

Burimi: shafiifiqh.com

Përktheu: Fatih Ibrahimi