Muhammed ibn Hasan esh-Shejbaniu dhe Hadithi


Imam Shafiu ka thënë: “Unë nuk kam parë dikë më elokuent sesa ai (Muhamed ibn Hasan esh-Shejbaniu). Kur e shihja atë duke recituar Kur’anin, mendoja se Kur’ani është zbritur në gjuhën e tij.” Ai po ashtu ka thënë, “Unë nuk kam parë dikë më inteligjent sesa Muhammed ibn el-Hasani.”

Është transmetuar prej tij (Shafiut) që një njeri e pyeti atë për një pyetje dhe ky iu përgjigj. Njeriu i tha atij “Fukahatë nuk pajtohen me ty.” Shafiu i tha atij, “A ke parë ndonjëherë Fakih? Vallahi jo, derisa të kesh parë Muhammed ibn Hasanin!”

Një njeri u ngrit para el-Mezanit dhe e pyeti për njerëzit e Irakut, duke i thënë, “Çfarë thua për Ebu Hanifen?” Ai iu përgjigj, “Prijësi i tyre.” Ai pyeti, “Ebu Jusufi?” Ai iu përgjigj. “Ai i cili ndjek më së shumti hadithin.” Ai pyeti, “Muhammed ibn el-Hasani?” Ai u përgjigj, “Ai i cili nxjerr shumicën e vendimeve.” Ai pyeti, “Zufari?” Ai iu përgjigj, “Ai me analogjinë (kijas) më të mprehtë.”

Është transmetuar që Shafiu ka thënë, “Unë asnjëherë nuk kam polemizuar me dikë e që ngjyra e fytyrës së tij të mos ketë ndryshuar, përpos Muhammed ibn el-Hasan Shejbaniut.”

Është transmetuar që Ahmed ibn Hanbeli ka thënë, “Nëse në një çështje ka pajtim në mes tre njerëzve, mos iu kushto rëndësi verdiktit të askujt që nuk pajtohet me ta.” Dikush e pyeti, “Kush janë ata?” Ai u përgjigj, “Ebu Hanife, Ebu Jusufi dhe Muhamed ibn el-Hasani. Ebu Hanife është më i mprehti në analogji (kijas). Ebu Jusufi është më i mprehti në transmetime. Muhammedi është më i mprehti në gjuhë arabe.”

 

 

Statusi i tij në hadith

 

Imam Muhammed ibn el-Hasan esh-Shejbaniu (132 – 189), i cili ishte një prej studentëve më të dalluar të Ebu Hanifes, dhe një autoritet i padiskutueshëm në fikh (jurisprudencë)  dhe gjuhë, ishte po ashtu hafiz (memorizues i një numri të madh të) haditheve siç është përmendur nga Darekutni dhe siç është e dukshme nga veprat e tij në hadith, si Muwetta’, Kitab el-Athar dhe Kitab el-Huxheh, secila është e botuar. Besueshmëria e tij në hadith është transmetuar nga ‘Ali ibn el-Medini (vd. 235) dhe ed-Darekutni (vd. 385)

 

  1. ‘Ali ibn el-Medini

El-Hatib el-Bagdadi transmeton: ‘Ali ibn Muhammed ibn el-Hasan el-Maliki na ka treguar: ‘Abdullah ibn ‘Uthman es-Seffer na ka transmetuar: Muhammed ibn ‘Imran ibn Musa el-Sejrefi na ka transmetuar: ‘Abdullah ibn ‘Ali ibn el-Madini na ka transmetuar prej babait të tij:

“E kam pyetur atë rreth Asad ibn ‘Amr, el-Hasan ibn Zijad el-Lu’lu’i dhe Muhammed ibn el-Hasanin, dhe ai i deklaroi të dobët Asadin dhe Hasan ibn Zijadin, dhe tha ‘Muhammed ibn el-Hasani është i besueshëm (saduk).’” Tarikh Bagdad (botimi i Bashshar ‘Awwad, 2:572)

Ali ibn Muhammed ibn el-Hasan el-Maliki (350 – 437H) është saduk. (Tarikh Baghdad 13:584);

‘Abdullah ibn ‘Uthman ibn Muhammed es-Seffer (vd. 382) është thikkah (Tarikh Baghdad 11:225-6);

Muhammed ibn ‘Imran ibn Musa es-Sejrefiu (vd. 315) është thikkah sipas Darekutnit (Tarih Bagdad, 4:226).

‘Ali ibn el-Medini ishte strikt (mutesheddid) në kritikën e transmetuesve dhe nuk ishte i anshëm ndaj hanefijve, kështu që kjo deklaratë e tij fuqishëm mbështet qëndrimin që Imam Muhamedi është i besueshëm në transmetim të hadithit.

 

  1. Darekutni

Imam Zejla’i në Nesb el-Rejeh (botimi Muhammed ‘Awwames,  1:408-9) duke diskutuar hadithet në favor të atyre që përkrahin ngritjen e duarve  para dhe pas rukusë, shkruan:

“Darekutni thotë në Ghara’ib Malik: ‘Maliku nuk përmendi [në transmetimin e tij prej Ibni Omerit] në el-Muweta ngritjen [e duarve] para rukusë, por e ka përmendur atë [në transmetimet e tij] jashtë el-Muwetasë. Njëzet nga hafizët e besueshëm (eth-thikat el-huffaz) e kanë transmetuar atë. Prej tyre janë: Muhammed ibn el-Hasan esh-Shejbaniu, Jahja ibn Se’id el-Kattan, ‘Abdullah ibn el-Mubarek, ‘Abdurrahman ibn el-Mehdi, Ibn Wahb dhe të tjerët.’”

Darekutni i referohet Muhammed ibn Hasanit si “thikat hafiz” në të njëjtin nivel me mjeshtrit e hadithit si Jahja el-Kattani, Ibn el-Mubareku dhe Ibn el-Mehdiu.

El-Berkani (i cili është thikkah sipas Hatibit) transmeton në veprën e tij Su’alat (Pyetje) prej Darekutnit që ai ka thënë rreth Muhammed ibn el-Hasanit “sipas meje, ai nuk meriton refuzim” (‘indi la jestehikk el-tark).

 

  1. Ibn Haxher Askalani, në Lisan el-Mizan thotë:

“Ai është Muhammed ibn el-Hasan ibn Farkad esh-Shejbani, prej skllevërve të Shejbanit. Ai është lindur në Wasit dhe është rritur në Kufe. Ai ka mësuar fikhun nga Ebu hafifja dhe hadithin nga Eth-Thewriu, Mis’ari, ‘Umer ibn Dherr, Malik ibn Meghul, el-Ewza’i, Malik ibn Enes, Rabi’ah ibn Salih dhe një grup i tërë njerëzish. Ata që transmetojnë prej tij janë Shafiu, Ebu Sulejman el-Xhuzxhani, Hisham er-Razi, ‘Ali ibn Muslim et-Tusi dhe të tjerët.

Ai u caktua si Kadi në kohën e [halifit] er-Rashid. Ibn ‘Abd el-Hakem ka thënë, ‘E kam dëgjuar Shafiun të thotë, ‘Muhammedi ka thënë, ‘Kam qëndruar tek pragu i Malikut për tri vite dhe kam dëgjuar prej tij më shumë se shtatëqind hadithe.’” Er-Rabi ka thënë, ‘E kam dëgjuar Shafiun të thotë, ‘Nga Muhammedi kam marrë një deve plot me libra.’’” Abdullah ibn Ali el-Medini ka thënë që babai i tij ka thënë rreth Muhammed ibn el-Hasanit, ‘Një njeri plotësisht i besueshëm’.”

  1. Dhehebiu:

Dhehebiu ka thënë, “Ai (Muhammed ibn el-Hasan Shejbaniu) ka transmetuar prej Malik ibn Enesit dhe tjerëve, dhe ai ishte një prej oqeaneve në dije dhe fikh, dhe ai ishte i fortë [kur transmetonte] prej Malikut.”

 

Shejh Abdul-fettah Ebu Guddeh, në shpjegimin e domethënies së fjalës së Dhehebiut “Ai ishte i fortë në transmetimet prej Malikut”, shkruan “Ai përmend fortësinë e transmetimit prej Malikut sepse fama e tij në transmetimin prej tij nuk është sikurse fama në transmetimin prej Ebu Hanifes dhe Ebu Jusufit, dhe dijetarëve të Kufes, sepse ai padyshim që është [edhe] më i fortë në transmetimet prej tyre.” (Kawa’id fi ‘ulum el-hadith, fq. 344, fusnota).

 

Nesaiu e konsideron atë të dobët, si dhe Ibn Ma’in, el-Xhuzxhani, and Ibn Hibban, për nga perspektiva e përpikërisë në memorizim (dabt), por të gjithë ata e lavdërojnë atë unanimisht për inteligjencën dhe integritetin (‘adl) e tij.

Jahja ibn Ma’in, i cili ishte mbi tridhjetë vjeçar kur Imam Muhamedi ndërroi jetë, transmeton el-Xhami us-Saghir në fikh prej tij. Kjo është arsyeja pse transmetimi i el-Ukejlit që imam Muhammedi ishte “gënjeshtar” (kedhdhab) është i dyshimtë sepse Ibn Ma’ini nuk do të transmetonte prej dikujt që beson se është i dobët, siç e cek Imam Kevtheriu në Ta’nib el-Hatib.

Është transmetuar autentikisht që Ahmed ibn Hanbeli dhe Nesaiu e kanë konsideruar atë të dobët në hadith. Kritika e tyre është e pashpjeguar (ghajr mufesser) dhe e paqartë (mubham).

Ibn Haxheri sqaron rastin nëse rreth një transmetuesi përplasen mendimet rreth kritikës dhe besueshmërisë së tij. Ai t thotë, “… nëse kritika është e sqaruar, do të pranohet. Përndryshe, veprohet sipas ta’dilit (vlerësimit si të besueshëm). Sa i përket atij transmetuesi që nuk është i njohur, dhe asgjë nuk dihet për të përveç asaj që ka thënë ndonjë imam prej imamëve të hadithit, që ai është i dobët ose i braktisur ose ngjashëm me këto, atëherë nuk kërkohet shpjegim prej tyre (për dobësimin).”

Por Imam Muhamedi nuk është i panjohur, përkundrazi, ai është prej imamëve muxhtehid, i njohur për dijen dhe devotshmërinë e tij dhe njerëzit kanë pasuar fikhun dhe transmetimet e tij për shekuj me radhë. Prandaj, do t’i jepet përparësi asaj që ka thënë Ibn el-Medini dhe Darekutni rreth tij.

Për më tepër, është e mirënjohur që Ahmed ibn Hanbeli ishte i anshëm kundër Ebu Hanifes dhe shoqëruesve të tij, siç ka përmendur Ibn ‘Abdulberr (el-Intika, p. 179) dhe siç është e qartë prej fjalës së tij kundër tyre. Po ashtu, Ahmed ibn Hanbeli është i famshëm për kritikën e tij ndaj çdokujt që është marrë me Ilm el-Kelam dhe ndaj atyre që konsiderohen “Ehli Re’j”, prandaj vlerësimi i tij për një dijetar me të cilin ka dallime medh’hebore nuk merret parasysh. Hatib Bagdadi transmeton që Ahmed ibn Hanbeli ka thënë: “Ebu Jusufi është i besueshëm (saduk), por nuk është korrekte që të transmetohet ASGJË prej shoqëruesve të Ebu Hanifes.” (Tarih Bagdad, 16:380, me zinxhir Sahih). Kështu që, si mund të merret parasysh fjala e një fanatiku të vetdeklaruar për një imam të muslimanëve.

 

Përmblodhi: Fatih Ibrahimi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s