Fëmijëria e Pejgamberit (s.a.v.s.)


200px-MuhammadBabai i tij ndërroi jetë, kur ai (s.a.v.s.) ishte ende në barkun e nënës së tij. Është thënë po ashtu që ai (s.a.v.s.) ishte dy, shtatë ose njëzetetetë muaj (kur i vdiq babai).[20]

Nëna e tij (s.a.v.s.) ndërroi jetë kur ai ishte katërvjeçar. Është thënë po ashtu që ai ishte gjashtë.[21]

Ai (s.a.v.s.) pastaj kaloi nën përkujdesjen e gjyshit të tij, Abdul Muttalibit. Kur ai (s.a.v.s.) i bëri tetë vite e dy muaj e dhjetë ditë, gjyshi i tij Abdul Muttalibi ndërroi jetë. Xhaxhai i tij Ebu Talibi e mori atë (s.a.v.s.) nën përkujdesjen e tij.

Kur ai (s.a.v.s.) ishte dymbëdhjetë vite e dy muaj e dhjetë ditë, ai (s.a.v.s.) shkoi me xhaxhain e tij Ebu Talibin në Sham. Kur ata arritën në Busra[22], prifti[23] Bahira e pa atë dhe e dalloi atë prej cilësive të tij dhe shenjave dalluese. Bahira erdhi tek ai, e kapi për dore dhe tha: “Ky është i Dërguari i Zotit të të gjitha botëve, të cilin Allahu i lartësuar do ta dërgojë mëshirë për botët. Me të vërtetë, kur ti zbrite nga lugina, vetë gurët dhe lisat të bënë sexhde – dhe ato nuk i përulën tjetërkujt pos një Pejgamberi. Ne i gjejmë përshkrimin e atributeve të tij në librat tona; dhe kjo ka qenë e mirënjohur tek paraardhësit tanë.” Dhe pastaj ai i tha Ebu Talibit: “Nëse vazhdon për në Sham, çifutët do ta vrasim atë.” Kështu që xhaxhai i tij u kthye prapa [pa vazhduar tutje] për shkak të frikës për jetën e nipit të tij (s.a.v.s.).

Pejgamberi (s.a.v.s.) u nis edhe një herë të dytë për në Sham në shoqëri të Mejseres, robëreshës së Hatixhes (r.a.), duke përfaqësuar biznesin e saj, para se ai (s.a.v.s.) ta martonte atë[24]. Kur ai (s.a.v.s.) arriti në Sham, ai (s.a.v.s.) u ul nën një lis afër një manastiri.[25] Prifti (i manastirit) tha: “Askush, përpos një Pejgamberi nuk është ulur nën këtë lis.”

Mejsereh thoshte: “Gjatë udhëtimit, kur dielli ishte shumë i nxehtë, unë pash dy engjëj të zbresin nga qielli për t’i bërë hije atij.”

Pasi ai (s.a.v.s.) u kthye prej udhëtimit të tij, ai (s.a.v.s.) u martua me Hatixhe bint[26] Khuwejlid; mosha e tij ishte njëzetepesë vjetë e dy muaj e dhjetë ditë. Është thënë po ashtu që ishte moshë tjetër.

Kur ai (s.a.v.s.) arriti të tridhjetepestat, ai (s.a.v.s.) ishte dëshmitar rindërtimin e Qabesë dhe ai (s.a.v.s.) vendosi gurin e zi [në vend] me duart e tij të bekuara.

—-
Fusnota:

[20] Transmetimi i mirënjohur dhe më i pranuar është transmetimi i parë – që ai (s.a.v.s.) ishte ende në barkun e nënës.
[21] Transmetimi i dytë, që ai (s.a.v.s.) ishte gjashtë vite, është më i pranuar.
[22] Bostra; një qytet antik në Sirinë jugore.
[23] Prift i krishterë.
[24] Me Sejjidah Hatixhen në moshën e tij 25 vjeçare.
[25] Suma’eh: manastir, vend-vetmim. Rahib: prift, asket, oshënar.
[26] bint: e bija e

Shkëputje nga “Nur el-Ujun”, Imam Ibn Sejjid en-Nas.

Përktheu: Fatih Ibrahimi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s