‘Ali ibn ‘Abdallah el-Medini (161-234H) – Biografia


Imami, hafizi, Ebu Hasan ‘Ali ibn ‘Abdallah el-Medini.

I lindur në vitin 161H (778) në Basra, Irak, në një familje me prejardhje nga Medina.

Ai transmeton hadith nga babai i tij dhe nga Hamad ibn Zijad, dhe një numri të madh muhadithësh. Prej tij transmetojnë Buhariu, Ebu Davudi, Begheviu, Ebu Ja’la, etj.

Ibn el-Medini specializonte në shkencat e hadithit, vlerësimet biografike (të transmetuesve) dhe defektet e fshehura (el-‘ilel) të hadithit, në sened (zinxhirin e transmetimit).

Shejhu i tij Abdurrahman ibn Mehdi ka thënë: “Ali ibn el-Medini është më i dituri i të gjithë njerëzve në hadithin e të Dërguarit të Allahut, në veçanti rreth asaj që Ibn Ujejne transmeton. A më fajësoni pse e dua Ali ibn el-Medinin shumë? Për Zotin, unë mësoj nga ai më shumë se ai që mëson nga unë.”

Jahja el-Kattan (mësuesi i tij dhe Ahmed ibn Hanbelit) thotë të njëjtën gjë rreth tij.

Buhariu ka thënë: “Unë nuk e shoh vetën më të vogël, përpos para Aliut (ibn el-Medinit).”

Nesaiu ka thënë: “Është sikurse Allahu ta ketë krijuar atë vetëm për këtë shkencë (hadithin).”

Imam en-Neveviu shkruan që Ibn el-Medini ka shkruar rreth 100 vepra, disa prej të cilave në tema që s’i ka paraprirë askush më parë dhe shumë prej tyre nuk janë tejkaluar (për kah vlera). Disa prej tyre:

  • El-‘Ilel – rreth defekteve të fshehura në zinxhirin e haditheve.
  • Kita bel-Du‘afa’ – rreth transmetuesve të dobët në shkencën e vlerësimeve biografike (Ilm er-Rixhal).
  • El-Mudalisun – rreth transmetuesve të hadithit që përdorin terminologji të paqartë në transmetim.
  • El-Esma we el-Kuna – rreth emrave dhe teknonimeve.
  • El-Musned – koleksion i hadithit i renditur sipas transmetuesit.
  • Kitab Ma’rifet el-Sahaba – Libri i dijes së Sahabëve (shoqëruesve të Pejgamberit s.a.v.s.)

 
Ai ndërroi jetë në Samarra 234H (849). Emri i Medinit ka të bëj me qytetin e Pejgamberit. Këtë e thotë Ibn el-Ethiri. Ndërsa el-Xhewheri, thotë që duhet të jetë “medenij” dhe që “medinij” ka të bëj me qytetin e ndërtuar nga halifi Mensur.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s