Imam Sahaviu (831-902H)

Veper e Imam Sahaviut mbi miresite e Salavateve.

Veper e Imam Sahaviut mbi miresite e Salavateve.

Shemsudin Muhammed ibn ‘Abdurrahman es-Sakhawi esh-Shafi’ij el-Esh’arij esh-Shadhilij (831-902H) ishte një dijetar me nam, jurist (fakih) shafi’ij, ekspert i hadithit dhe historian i lindur në Kajro, Egjipt, në vitin 831H. Prapashtesa “es-Sakhawij” i referohet fshatit Sakha në Egjipt, prej nga ishin paraardhësit e tij. Ai ishte autor pjellor që u shqua për mjeshtërinë e tij në hadith, Tefsir, literaturë, dhe histori. Aftësia e tij në hadith vjen nga influenca prej mësuesit të tij, hafizit Ibn Haxher el-Askalani. Continue reading

Advertisements

Imam Takiuddin es-Subki (673-756H)

Takiuddin ‘Ali ibn ‘Abd el-Kafi es-Subki, babai i Taxhudin es-Subkiut, është një prej njerëzve më të famshëm në kohën e tij. Ai dhe i biri i tij, ishin padyshim më të mëdhenjtë në mesin e të gjithë Subkijve. Takiuddin është lindur në Subk 673 AH., por kur babai i tij u zhvendos në Kajro, ai edukimin e mori atje.

al-Kalam 'ala Hinthi al-Nasi wayalihi Risalat fi Hatmiyat la Ijtihad Ma' al-Nass

Nje veper e Imam Subkiut: El-Kelam ‘ala Hinthi el-Nasi wejalihi Risalat fi Hatmijet la Ixhtihad Ma’ el-Nass

Continue reading

Imam Taxhuddin es-Subki (727-771H)

Photo1218Taxhuddin Ebu Nasr Abdulvehab es-Subki, i njohur si Ibn es-Subki autori i Muid el-Ni’am we Mubid en-Nikam, i përket një familjeje të madhe Es-Subki, anëtarët e të cilës gjatë shekullit të shtatë dhe të tetë hixhrij e bënë vetën të famshëm, jo vetëm për shkak të dijes së tyre, pozitave të tyre të larta si kadij, muftij, profesorë, predikues, dhe shkrimtarë, por gjithashtu për shkak të cilësive të tyre të larta personale. Continue reading

‘Ali ibn ‘Abdallah el-Medini (161-234H) – Biografia

Imami, hafizi, Ebu Hasan ‘Ali ibn ‘Abdallah el-Medini.

I lindur në vitin 161H (778) në Basra, Irak, në një familje me prejardhje nga Medina.

Ai transmeton hadith nga babai i tij dhe nga Hamad ibn Zijad, dhe një numri të madh muhadithësh. Prej tij transmetojnë Buhariu, Ebu Davudi, Begheviu, Ebu Ja’la, etj.

Ibn el-Medini specializonte në shkencat e hadithit, vlerësimet biografike (të transmetuesve) dhe defektet e fshehura (el-‘ilel) të hadithit, në sened (zinxhirin e transmetimit).

Shejhu i tij Abdurrahman ibn Mehdi ka thënë: “Ali ibn el-Medini është më i dituri i të gjithë njerëzve në hadithin e të Dërguarit të Allahut, në veçanti rreth asaj që Ibn Ujejne transmeton. A më fajësoni pse e dua Ali ibn el-Medinin shumë? Për Zotin, unë mësoj nga ai më shumë se ai që mëson nga unë.”

Jahja el-Kattan (mësuesi i tij dhe Ahmed ibn Hanbelit) thotë të njëjtën gjë rreth tij.

Buhariu ka thënë: “Unë nuk e shoh vetën më të vogël, përpos para Aliut (ibn el-Medinit).”

Nesaiu ka thënë: “Është sikurse Allahu ta ketë krijuar atë vetëm për këtë shkencë (hadithin).”

Imam en-Neveviu shkruan që Ibn el-Medini ka shkruar rreth 100 vepra, disa prej të cilave në tema që s’i ka paraprirë askush më parë dhe shumë prej tyre nuk janë tejkaluar (për kah vlera). Disa prej tyre:

  • El-‘Ilel – rreth defekteve të fshehura në zinxhirin e haditheve.
  • Kita bel-Du‘afa’ – rreth transmetuesve të dobët në shkencën e vlerësimeve biografike (Ilm er-Rixhal).
  • El-Mudalisun – rreth transmetuesve të hadithit që përdorin terminologji të paqartë në transmetim.
  • El-Esma we el-Kuna – rreth emrave dhe teknonimeve.
  • El-Musned – koleksion i hadithit i renditur sipas transmetuesit.
  • Kitab Ma’rifet el-Sahaba – Libri i dijes së Sahabëve (shoqëruesve të Pejgamberit s.a.v.s.)

 
Ai ndërroi jetë në Samarra 234H (849). Emri i Medinit ka të bëj me qytetin e Pejgamberit. Këtë e thotë Ibn el-Ethiri. Ndërsa el-Xhewheri, thotë që duhet të jetë “medenij” dhe që “medinij” ka të bëj me qytetin e ndërtuar nga halifi Mensur.