Jeta e Imam Gazaliut


photoAi është lindur në Tus, Horasan, afër Mesh’hedit të sotëm, në vitin 450/1058. Ai dhe vëllai i tij Ahmedi mbetën jetim në një moshë të re. Edukimi i tij filloi në Tus. Pastaj Gazaliu shkoi në Xhurxhan, dhe pas një periudhe në Tus, Nejsebur, ku u bë nxënës i Imam el-Haremejn el-Xhuwejnit deri në vdekjen e këtij të fundit në vitin 478/1085. Disa mësues të tjerë janë përmendur, shumica të paqartë, më i njohuri prej të cilëve është Ebu ‘Ali el-Fermedhi. Prej Nejseburit në vitin 478/1085 Gazaliu shkoi në kampin e Nizam-ul-Mulk, i cili kishte tërhequr shumë dijetarë, ku u prit me nder dhe respekt. Në një datë të cilën ai nuk e specifikon por që s’mund të jetë shumë larg prej zhvendosjes së tij në Bagdad, Gazaliu kalon përmes një faze të skepticizmit, dhe doli të filloj një kërkim energjetik për një qëndrim intelektual dhe mënyrë praktike jetese më të kënaqshme.

Në vitin 484/1091 ai u dërgua nga Nizam el-Mulk që të bëhet profesor në Medresen Nizamijjeh, të cilën (ky i fundit) e kishte hapur në Bagdad. Gazaliu ishte një prej njerëzve më të mirënjohur në Bagdad, dhe për katër vite, ai i ligjëroi një audience prej mbi treqind studentëve. Në të njëjtën kohë ai fuqishëm iu përkushtua studimit të filozofisë përmes leximit privat, dhe shkroi disa libra.

Mirëpo, në vitin 488/1095, ai vuante nga një sëmundje nervore që ia bëri fizikisht të pamundshme atij të ligjëronte. Pas disa muajsh ai la Bagdadin mbi pretekstin e Haxhit, por në realitet ai braktisi pozicionin e tij të profesorit dhe gjithë karrierën e tij si jurist (fakih) dhe teolog. Motivet e dorëheqjes së tij janë diskutuar shumë deri në ditët e sotme . Vetë ai tha që kishte qenë i frikuar se do të shkonte në ferr, dhe ai ka shumë kriticizëm për korruptimin e ‘Ulemave të kohës së tij; kështu që, mund të jetë që ai ka braktisur gjithë profesionin e organizuar ligjor në të cilin ai kishte qenë i përfshirë, për shkak se ishte i korruptuar. Prandaj, e vetmja mënyrë e të jetuarit një jetë të ndershme, siç e shihte ai, ishte të linte profesionin e tij tërësisht.

Prej braktisjes së pozicionit të profesorit në Bagdad nga Gazaliu deri tek kthimi i tij për të dhënë mësim në Nejsebur në vitin 499/1106 është një periudhë 11 vjeçare, dhe ndonjëherë thuhet, edhe në shënimet e hershme biografike muslimane, që Gazaliu kaloi dhjetë prej këtyre viteve në Siri. Një lexim i kujdesshëm i fjalëve të tij në [veprën] Munkidh e bën të qartë që ai ishte vetëm rreth dy vite në Siri. Me largimin e tij nga Bagdadi në Dhu’l-Kade 488 (Nëntor-Dhjetor 1096) ai kaloi ca kohë në Damask, pastaj kaloi nga Jerusalemi dhe Hebroni në Medine dhe Mekke për të marrë pjesë në pelegrinazhin e vitit 489H/Nëntor-Dhjetor 1096. Ai pastaj u kthye për një kohë të shkurtër në Damask, por fraza e tij ‘rreth dy vjet aty’ duhet të merret lirshëm. Është transmetuar të jetë parë në Bagdad në Xhumade II 490/Maj-Qershor 1097, por kjo mund të jetë vetëm një qëndrim i shkurtër rrugës për në vendlindjen e tij, Tus.

Në këtë periudhë veçimi në Damask dhe Tus, Gazaliu jetoi si një sufi i varfër, shpesh në vetmi, duke kaluar kohën e tij në meditim dhe ushtrime tjera shpirtërore. Ishte në këtë periudhë kur ai shkroi veprën e tij të madhe mbi etikën, Ihja Ulum ud-Din (Ripërtëritja e shkencave fetare), dhe ai mund tu ketë ligjëruar prej përmbajtjes së saj audiencave të caktuara. Kah fundi i kësaj periudhe ai ishte avancuar shumë në shtegun mistik, dhe ishte bindur që është mënyra më e lartë e jetesës për njeriun.

Gjatë vitit 499h/1105-6, Fahr el-Mulk, i biri i Nizam el-Mulk, dhe vezir i Sendxherit, sunduesit Selxhuk të Horosanit, i bëri presion Gazaliut t’i kthehet punës akademike. Ai iu nënshtrua presionit, pjesërisht nga besimi se ishte i destinuar për të qenë ripërtëritësi (muxhedidi) i fesë në fillim të shekullit, sipas një hadithi të famshëm. Në Dhu’l Ka’de/Korrik-Gusht 1106 ai filloj të ligjëroj në Nizamije në Nejsebur dhe jo shumë vonë pas kësaj shkroi veprën autobiografike el-Munkidh min-ed-Dalal (Shpëtimi nga lajthitja). Mirëpo, para vdekjes së tij, në Dhul Mede II 505/Dhjetor 1111, ai përsëri braktis ligjërimin dhe kthehet në Tus. Ai atje, me gjasë para se të kthehet në Nejsebur, hapi një Khankah (Teqe), ku stërviti nxënës të ri në anën teorike dhe praktike të jetës prej sufiu.

Burim: A. Amin Abdullah, “The Ideal of Universality of Ethical Norms in Ghazali and Kant.”, fq. 9-14;

Përktheu: Fatih Ibrahimi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s