Imam Zekeria el-Ensarij (823-926H)


Shejh el-Islam Ebu Jahja Zekerija ibn Muhammed ibn Ahmed el-Ensarij, i lindur në Sanika, Egjipt, në vitin 823H, i njohur si shejhu i shejhëve. Ai ishte dijetari shafi’ij i kohës së tij, një hafiz i hadithit, kadi (gjykatës) shafi’ij dhe mufesir (komentues i Kur’anit). Ai është shkolluar në Kajro në varfëri të tillë saqë atij i duhej të linte natën xhaminë për të kërkuar lëvozhga shalqiri të cilat i lante dhe i hante.

dsc03869

Kur dija e tij më vonë i dha atij famë dhe nam, ai merrte aq shumë dhurata saqë të hyrat para caktimit si gjykatës arrinin shumë e gati tremijë dërhemëve në ditë, të cilat i shpenzonte për të mbledhur libra, për të dhënë mësim, dhe për t’u dhënë ndihmë financiare studentëve që studionin me të. Kur Sulltan Kujtubej el-Xhurkasi e caktoi atë si shef i gjyqësorit në Kajro, ai e pranoi postin me ngurrim pasi iu kërkua vazhdimisht [disa herë], por kur sulltani më vonë kreu një veprim të gabuar dhe ky i dërgoi një letër që ta qortoj atë Sulltani e shkarkoj [nga pozita], dhe ky iu kthye mësimit. Ai shkroi vepra në Sheriat, në shkencat e Kur’anit dhe Hadithit, logjikë, Gjuhë Arabe, Usul ul-Fikh, dhe tesavuf, dhe ishte shejhu i Imam Ibn Haxher el-Hejthemiut.

Disa prej veprave më të famshëm të el-Ensariut janë: Minhaxh ut-Tulab, Fet’h el-Wehhab, Tuhfat et-Tulab, Lubb el-Usul, dhe komentimi i tij mbi Risalen e Imam Kushejrit.

Ai ndërroi jetë në vitin 926H në moshën 100vjeçare.

One thought on “Imam Zekeria el-Ensarij (823-926H)

  1. Pingback: Imam Ibn Haxher el-Hejthemi (909-974H) | Sulltan el-Hanefi el-Maturidi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s