Imam Ibn Haxher el-Hejtemi (909-974H)


Shihab ud-Din Ebu el-‘Abbas Ahmed ibn Muhammed ibn Muhammed ibn ‘Ali ibn Haxher el-Hejtemi el-Mekki el-Ensarij. Ai është Ez’herij në shkollim, Esh’arij në doktrinë, Xhunejdij në shtegun e tesavufit, mjeshtër i hadithit dhe dijetar i shkëlqyeshëm i aplikimeve të thella të Ligjit të Shenjtë. Ai është lindur në fund të vitit 909H në Ebu Hejtem, Egjiptin perëndimor. Ai ishte imami shafi’ij i kohës së tij.

375781_10150347782585334_672380333_8810499_1625899899_n

Babai i tij ndërroi jetë gjersa gjyshi i tij ishte ende gjallë. Edukimi i tij iu besua dy mësuesve të babait të tij, el-‘Arif el-Kamil Muhammed es-Sarawi i mirënjohur si Ibn Ebi el-Hamail (932H) dhe el-‘Arif el-Kamil nxënësi i Ibn Ebi Hamail, Shemsuddin Ahmed el-Shanawi, prej studentëve më të dalluar të shejh el-Islam Sheref el-Munaviut.

Shejh Ahmed el-Shanawi e dërgoi atë në Tanta për shkollimin fillestar dhe memorizim të Kur’anit. Pastaj, në fillim të vitit 924H, ai u pranua në Ka’bat el-Ilmi el-Xhami el-Ez’her. Ai ishte nën mbikëqyrjen e studentëve të Shejh el-Shanawit në el-Ez’her, së bashku me shoqërimin e dijetarëve të ndershëm të Ez’herit.

Ai studioi nën shumë nxënës të njohur të hafiz Ibn Haxher el-Askalanit, më i dalluari prej tyre Shejh el-Islam Zekerija el-Ensarij (926H). Imam Ibn Haxher el-Hejtemiu përmend: “Kur e takova Kadi Zekerijjan ai lutej për mu, “Allahu të dhëntë të kuptuar të thellë të fesë (Din-it)” Atij iu dha autoriteti për të dhënë fetva në fund të vitit 929H.

Në mesin e mësuesve të tij të tjerë ishin ‘Abd el-Hak es-Sinbati (931h), Shihabuddin Ahmed el-Ramli (958H), Nasiruddin el-Teblewi (966H), Ebu el-Hasan el-Bekrij (952H), Shihabuddin in el-Nexhar el-Hanbelij (949H) dhe dijetarë tjerë të kohës së tij.

Ai ishte mjeshtër në fushat e tefsirit, hadithit, kelamit, fikhut, usulit, Faraidh e aritmetikë, Nehw, Sarf, Me’ani, Mantik, Bejan, Tesavuf, dhe ishte i bekuar me një memorie të shkëlqyer për të cilën ishte i mirënjohur.

Ai shkoi në Mekke në vitin 933H së bashku me shejh el-Bekri. Ai qëndroi në Mekke deri në vitin 934H. Gjatë kësaj periudhe, ai kishte dëshironte të shkruante një trajtesë në fikh. Mirëpo ai e shtypi këtë dëshirë derisa e takoi Imam el-Haris in Asad el-Muhasibiun (r.a.) në një ëndërr, i cili e urdhëroi atë të shkruante një libër. Ai pranoi myzhden me gëzim dhe e falënderoi Allahun e lartësuar dhe filloi të shkruaj librin e tij.

Kur ai u kthye në Mekke, ai shkurtoi [veprën] Metn el-Rawda dhe shkroi një komentim që përfshin diskutimin mbi Sherh el-Rawda, El-Xhewahir, dhe shumë komentime tjera të El-Minhaxh dhe el-Enwer. Në vitin 937H, ai edhe njëherë shoqëroi shehun e tij në haxh. Ai mori me vete në këtë udhëtim komentimin e Muhtesar el-Rawda që e kishte përpiluar. Në këtë udhëtim, ai kishte mundësinë të mblidhte shënime shtesë për këtë komentim prej librave të ulemave të Jemenit.

Dijetarët e panë këtë libër kur ai arriti në Egjipt dhe i dhanë rëndësi të madhe. Disa prej tyre kërkuan prej tij që ta bëj një kopje të saj, mirëpo, një person inatçi nga mesi i tyre ia vodhi librin dhe Imam Ibn Haxheri nuk e gjeti më asnjëherë librin. Kjo i shkaktoi hidhërim të madh atij, por prapëseprapë, ai këtë çështje ia la në dorë Allahut të lartësuar dhe qëndroi i durueshëm dhe kërkoi sevap prej Allahut te’ala. Allahu te’ala ia zëvendësoi atë komentim me diçka më të mirë.

Në vitin 940h, ai qëndroi në Mekke për një periudhë, u mor me shkrime, feta dhe dha mësim. Gjersa ishte në Mekke ai shkroi një komentim mbi veprën Idhah el-Newewij, pastaj Sherh el-Irshad me dy komentime, pastaj Sherh el-‘Ubab. Ai mblodhi në këtë komentim të gjitha opinionet e ndryshme në medhheb, duke shqyrtuar, kritikuar dhe sqaruar opinionet e preferuara. Për më tepër ai zgjodhi problemin e ndërlikuar, duke përfshirë të gjitha librat e medhhebit (shafi’ij).

Pastaj ai shkroi veprën monumentale, Tuhfat el-Muhtaxh bi Sherh el-Minhaxh, një komentim mbi veprën 10 vëllimshe të Imam Neveviut Minaxh el-Talibin, e cila paraqet një pikë të lartë në medhhebin shafi’ij.

Prej nxënësve të tij të famshëm janë shejh Abdurrahman ibn Umer ibn Ahmed el-‘Amudi, Malik el-Muhadithin Xhemaluddin el-Hindi, el-Imam el-‘Allamah Ebu el-Sa’dat, Shejh el-meshaikh el-Burhan ibn el-Ahdab dhe të tjerë.

Imami ndërroi jetë në vitin 974H dhe u varros në el-Ma’la, Mekke, afër varrit të Ibn el-Zubejrit (r.a.). Prej kerameteve të tij ishte që shoqëruesit e tij e panë atë në ëndërr dhe e pyetën për gjendjen e tij. Ai u përgjigj “Ne jemi në ilijjin (gradë të lartë).”

Allahu te’ala ia mbushtë varrin e tij me dritë e freski, dhe na dhëntë neve sukses në pasimin e shtegut të paraardhësve tanë të devotshëm!

burimi: shafiifiqh.com;

Përktheu: Fatih Ibrahimi

2 thoughts on “Imam Ibn Haxher el-Hejtemi (909-974H)

  1. Pingback: Pejgamberët janë të gjallë në varret e tyre! | Sulltan el-Hanefi el-Maturidi
  2. Te mos perzihet me EL-HEJTHEMIUN (735-807H)

    ~ Hejthemiu

    `Ali ibn Ebu Bekr ibn Sulejman, Ebu el-Hasan Nuruddin el-Hejthemi, i lindur në Kajro, 735H/1335.

    Ai ishte një dijetar shafi’ij, hafiz i hadithit, dhe imam i cili përpiloi shumë koleksione të hadithit, ndër to më e famshmja është “Mexhma el-Zewaid” në 10 vëllime (Përmbledhje e haditheve që nuk janë përmendur në gjashtë koleksionet primare të hadithit).

    Nganjëherë përzihet me IBN HAXHER EL-HEJTEMIUN (vd. 974H).

    Hejthemiu ndërroi jetë në vitin 807H/1405.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s