Imam er-Rafi’i esh-Shafi’ij

Ebu el-Kasim ‘Abd el-Kerim ibn Muhammed el-Rafi’i nga Kazvini, Persia, i lindur në vitin 557H është imami i kohës së tij në Sheriat dhe komentim Kur’ani (tefsir). Ai, me Imam en-Neveviun, përfaqësojnë referencën parësore për shkollën e mëvonshme shafi’ite. Vepra e tij kryesore, një komentim mbi veprën el-Waxhiz të Imam el-Gazaliut, e titulluar Fet’h el-Aziz fi Sherh el-Waxhiz do të shërbej më vonë si bazë tekstuale për veprën Minhaxh ut-Talibin të Imam en-Neveviut. Imam Taxhuddin es-Subki shënon për autorin e saj, “Imam el-Rafi’i ishte i tej-mbushur në shkencat e sheriatit, tefsir, hadith dhe Usul el-Fikh, duke kaluar mbi bashkëkohësit e tij në përcjelljen e dëshmive, hulumtim, udhëzim, dhe në arritje… Është thua se fikhu kishte vdekur, e ai e ringjalli dhe e përhapi atë, duke ngritur themelet e saj pasi injoranca e kishte vrarë dhe varrosur atë.”

Mosques-in-Cairo-Egypt-529x270

Ai shkroi vepra në Sheriat dhe histori, dhe dha mësime tefsiri dhe hadithi në Kazvin, ku mjeshtri i hadithit Imam Mundhiri ishte në mesin e nxënësve të tij. I njohur si një asket zemër-pastër i cili ndiqte shtegun mistik, Imam en-Neveviu kishte observuar për të që ai “kishte një qëndrim të fortë në devotshmëri dhe shumë mrekulli (keramete) i janë dhënë atij.”

Ai vdiq në Kazvin në vitin 623H.

Burimi: shafiifiqh.com

Përktheu: Fatih Ibrahimi

Advertisements

Imam Ebu Is’hak el-Shirazi esh-Shafi’ij

Imam Ebu Is’hak, Ibrahim ibn ‘Ali ibn Jusuf el-Shirazi el-Fejruzabadi është një imam [i medhhebit] shafi’ij, mësues dhe polemizues. I lindur në Fejruzabad, Persi, në vitin 393H, ai studioi në Shiraz dhe Basra para se të vinte në Bagdad ku shfaqi aftësitë e tij gjeniale në Sheriat, duke u bërë mufti i Ummetit Musliman në kohën e tij, shejhu i akademisë Nizamijeh të cilën veziri Nizam el-Mulk e ndërtoi në Bagdad për t’i akomoduar nxënësit e Imam Ebu Is’hakut.

Ibnhanbal

Ai ishte i njohur për bindshmërinë me të cilën mund ta nxiste një rast në diskutime, dhe shkroi shumë vepra, prej më të famshmeve nga të cilat është vepra e tij në dy vëllime El-Muhedh’dheb fi Fikh el-Imam el-Shafi’ij që i mori atij katërmbëdhjetë vite për ta punuar, dhe e cila shërbeu si tekst bazë për veprën el-Mexhmu sherh el-Muhedheb të Imam en-Neveviut. Ai ndërroi jetë në Bagdad në vitin 476H.

Burimi: shafiifiqh.com

Përktheu: Fatih Ibrahimi

Imam Ibn Haxher el-Hejtemi (909-974H)

Shihab ud-Din Ebu el-‘Abbas Ahmed ibn Muhammed ibn Muhammed ibn ‘Ali ibn Haxher el-Hejtemi el-Mekki el-Ensarij. Ai është Ez’herij në shkollim, Esh’arij në doktrinë, Xhunejdij në shtegun e tesavufit, mjeshtër i hadithit dhe dijetar i shkëlqyeshëm i aplikimeve të thella të Ligjit të Shenjtë. Ai është lindur në fund të vitit 909H në Ebu Hejtem, Egjiptin perëndimor. Ai ishte imami shafi’ij i kohës së tij. Continue reading

Imam Zekeria el-Ensarij (823-926H)

Shejh el-Islam Ebu Jahja Zekerija ibn Muhammed ibn Ahmed el-Ensarij, i lindur në Sanika, Egjipt, në vitin 823H, i njohur si shejhu i shejhëve. Ai ishte dijetari shafi’ij i kohës së tij, një hafiz i hadithit, kadi (gjykatës) shafi’ij dhe mufesir (komentues i Kur’anit). Ai është shkolluar në Kajro në varfëri të tillë saqë atij i duhej të linte natën xhaminë për të kërkuar lëvozhga shalqiri të cilat i lante dhe i hante. Continue reading

Pse kërkoi Resulullahu (s.a.v.s.) këshilla nga Sahabët e tij?

Resulullahu (sal-Allahu alejhi we alihi we selem) nuk kishte nevojë për këshillën e askujt. Ai nuk është i varur nga askush e asgjë në univers përpos prej Zotit të tij. Prandaj, kërkimi i tij i këshillës nga shokët (sahabët) e tij ishte që t’i nderonte ata dhe t’ua mësonte atyre Ixhtihadin dhe ta bënte këtë (kërkimin e këshillës) sunnet për Ummetin e tij. Pejgamberi i nderuar (sal-Allahu alejhi we alihi we selem) ka thënë:
“Vërtetë Allahu (s.w.t.) dhe Pejgamberi (s.a.v.s.) i Tij  nuk kanë nevojë për këshillë prej askujt, por Allahu e ka bërë kërkimin e këshillës mëshirë për ummetin tim. Ai që kërkon këshilla do të gjej udhëzim e ai që refuzon padyshim që do të gaboj.”[1]

 

Imam Hasan el-Basriu ka thënë:
“Allahu e di që Resulullahu (s.a.v.s.) nuk ka nevojë për këshillën e tyre por Ai dëshiron që ta bëj këtë gjë Sunnet (për Ummetin)”.[2]

 

[1] Ibn ‘Adi dhe Bejhekiu e transmetojnë këtë prej Ibn ‘Abbasit (r.a.) me një zinxhir të mirë (hasen). Bejhekiu e ka në Shu’b el-Iman, hadithi 7542, Dar el-Kutub el-‘Ilmijeh, Bejrut– 6/77; Durr el-Menthur nga Bejhekiu dhe ibn ‘Adi. Mektebe Ajetullah el-‘Azmi, Kum, Iran – 2/90

[2] Se’id ibn Mensur e transmeton në Sunenin e tij, dhe po ashtu Ibn Mundhiri, Bejhekiu dhe Ebu Hatimi. El-Mewahib el-Ladunnijeh, el-Maksad el-Rebi’, el-Fasl el-Thani,el-Mektab el-Islami, Bejrut – 2/601.

 

Burimi:

Imam Ahmed Ridha Khan Barejlevij (radiAllahu te’ala anhu) – Fetava Ridavijjeh, vëll. 18, fq. 490.

Debati i Imam Ahmed Ridha Khan me Tefdilijtë

Në vitin 1300H, tefdilijt[1] e Barejlit, Bedejunit, Senbhalit dhe Rampurit u mblodhën dhe lajmëruan një debat kundër Imam Ahmed Ridha Khan. Ata zgjodhën Mewlana Muhammed Hasan Senbhali, autorin e Tensik el-Tatam fi Mesned el-Imam dhe persona tjerë si debatues. Ato ditë, Imam Ahmed Ridha Khan ishte nën trajtimin e një mjekut të ri i cili i përshkroi atij ilaçe të një lloji dhe më vonë do t’i përshkruante një purgativ më vonë. Me ndihmën e doktorit, ranë dakord që debati të mbahej një ditë para se t’i jepej purgativi. Kështu që, për shkak të kësaj, Imam Ahmed Ridha të refuzoj të merr pjesë në debat shkaku i ligështisë, ose, doktori do të këshilloj gjithsesi kundër kësaj (pjesëmarrjes). Por, Imam Ahmed Raza e pranoi sfidën. Doktori me ashpërsi e këshilloi kundër kësaj, por Imami u përgjigj:

“Unë jam i gatshëm të vdes gjatë debatit dhe nuk dëshiroj të jetoj nëse refuzoj të marrë pjesë.”[2]

Edhe në këtë gjendje, ai i dërgoi 30 pyetje Mewlana Muhammed Hasan Senbhalit i cili tregoi sinqeritet të vërtetë duke pranuar që çdokush me kredo (akide) prej Tefdili nuk mund t’i përgjigjej këtyre pyetjeve. Ai hipi në mjetin e tij të udhëtimit dhe u kthye në shtëpi. Detaje të këtij incidenti mund të shihen në Fet’h Khajber [1300].

Mewlana Zaferuddin Bihari shkruan në lidhje me Mewlana Senbhalin:

“Pas kësaj ai shkroi një margjinalie për veprën Sherh ‘akaid të titulluar Nedhm el-Faraid në të cilën ai përkrahi Ehli Sunnetin we’l Xhematin.[3]

—–

[1] Tefdilijeh – ata që i konsiderojnë tre halifët e parë si të udhëzuar, por konsiderojnë Aliun (r.a.) superior ndaj tyre.
[2] Hajat-i-A’la Hazret, 1:13, Mewlana Zaferuddin Bihari
[3] Ibid.