Imam Sa’duddin el-Taftazani (712-791H)


Dy biografi të dijetarit të madh Esh’arij, et-Taftazaniut, autorit të Sherh el-Akaid en-Nesefij

 

407739_10151090781882455_2059677908_n

IMAM SA’D EL-DIN EL-TAFTAZANI
(712-791 H — 1312-1389)

Al-lameh Ismail Pasha Bagdadi (1339) shënon:
“El-Taftazani, Imam Sa’d el-Din Mes’ud ibn Umer ibn Abdullah el-Haravi el-Hurasani, dijetar hanefi, fekih (jurist) e shkrimtar, i njohur si Taftazani, ka lindur në vitin 722 dhe ndrroi jetë në Samarkand në muajin Muharrem të vitit 792. Disa nga librat e tij “El-Arbain fi el-Hadith”, “Irshad el-hadi fi el-Naho”, “El-Isbah fir sherh Dibaxhet el-Musbah fi el-Naho”, “Terkib el-Xhelil fi el-Naho”, “El-Telvih fi keshf Hakik el-Tenkih fi el-Usul”, “Tehdib el-Mantik ve el-Kelam”, “El-Xhedër el-asam fi sherh Makasid el-Talbin”, “Hashja ala el-Kashef Zamah’sheri”, “Dafe el-Nusus ve el-Nukus”, “Risalet ul-Ikre”, “Sherh Tasrif el-Zanjani”, “Sherh Tel’his el-Muftah Elsekaki fi ma’ani el-bajan”, “Sherh hadith el-arb’in”, “Sherh el-shemsija fi el-Mantik”, “Sherh el-Ak’id el-Nefsia”, “Sherh Ferid el-Siraxhija”, “Sherh el-Kashef”, “Sherh Munteha el-Sual ve el-Emel ibn el-Haxhib”, “Fetva el-Hanefija”, “Kavanin el-Sarf”, “Keshf el-Esrar ve Edat el-Ebrar fi Tefsir el-Kur’an” [Persisht], “Muhtesar Sherh Tel’his el-Xhamija Shejh Mes’ud”, “El-Muhtesar fi Sherh Tel’his el-Meftah fi el-Ma’ani”, “El-Mute’vil fi el-Ma’ani ve el-Baj’an”, “Meftah el-Fik’h”, “Mukasid el-Talbin fi Ilm Usul ul-Din”, “Niam el-Savabeg fi Sherh el-Navabeg el-Zamah’shari””…
[“Hidajat el-Arf’in”, Vëllimi III, Fq. 430-431]

Imam ibn Haxheri el-Askalani shënon:
“Mes’ud ibn Umer el-Taftazani, dijetari i madh, autori i (librit) “Sherh el-Tal’his”, “Sherh el-Akid fi Usul ul-Din”, “Sherh el-Shemsija fi el-Mantik” dhe (librit) “Sherh el-Tasrif el-Ezi”, për të cilën disa thonë se është libri i tij i parë, “El-Irshad fi el-Naho”, ai e përmblodhi atë,”El-Haxhibja ve el-Makasid fi Usul ul-Din”, ai shkroi komentim për të, “El-Tevi’h fi Usul ul-Fik’h el-Hanefija”, një komentim plotës për “Tevdi’h Sadr el-Sharia’h”, një komentim plotës për “Sherh el-Muh’rasar el-Kijadhi Adudu’din”, një komentim plotës për “El-Kashaf”… ai gjithashtu ka shkruar edhe libra (tituj) tjerë në fusha të ndryshme të dijes të cilat janë komentuar, përftuar e ruajtur (përcjellur) nga dijetarët. Ai ka qenë jashtëzakonisht i dijshëm në fushën e elokuencës e logjikës, më tepër në Lindje se sa në gjithë shtetet tjera. S’ka patur asnjë që mund të krahasohej me të përnga dituria. Ai ndrroi jetën në muajin Sefer në vitin 792 dhe asnjë s’mund të zinte aty vendin e tij. Ai lindi më 712 (madje) siç është e shënuar nga Ibn el-Xhezri, “Shehab el-Din ibn Arabshah el-Hanefi më tha që Shejh ‘Ala el-Din përmendi që Shejh Sa’d el-Din ndrroi jetë në vitin 791 në moshën 80 vjeçare.”
[“Dur el-Kaminah”, Vëllimi II, Fq. 639]

Umer Riza Kahala shënon:
“Mes’ud el-Taftazani (712-791 Hënor), Mes’ud ibn Umer ibn Abdullah el-Taftazani (Sa’d el-Din) (është) një dijetar (i madh) në gramatikën arabe, gjuhë (gjuhësi), elokuencë, jurisprudencë (fik’h), usul, logjikë dhe (fusha) tjera. Ai ka lindur në Taftazan, një fshat aty afër (vendbanimit) Nisa. Ai ka përftuar dituri nga el-Kutubiu dhe el-Adhadi, e njerëzit përfituan (shumë) nga librat (titujt) e tij.Ai ndrroi jetën në Samarkand.”

[“Mu’xham el-Mu’lafin”, Vëllimi XII (Formati Microsoft Word), Fq. 198]

Veprat:

Linguistikë:

▪ Sherh ez Zanxhani (e njohur si Sherh ul Izzi fi’t-Tesrîf, apo Sa’dijjje). (738 A.H.). Vepra e tij e parë.
▪ El-Irsad (apo, Irsad ul Hadi). (778 A.H.).
▪ el-Ni’am el-Sawabigh fi Sherh el-Nawabigh.

Retorikë:
▪ El-Mutewwel (747 A.H.).
▪ El-Muhtasar (apo, Muhtesar ul Me’ani). (756 A.H.).
▪ Sherh’u Miftah il Ulum (apo, Mirtah il Ulum). (787 A.H.).

Logjikë:
▪ Sherh ur-Risalet-ush-Shemsijje (apo Sherh ush-Shemsijje). (752 A.H.).
▪ Mekasid ut Talibin fi Ilmi Usul id-Din (apo, el-Mekasid). (784 A.H.).
▪ Tez’hib ul Mantik We’l Kelam.(739 A.H.).
▪ Sherh el Akaid en-Nesefije. (767 A.H.).

Shkencat e sheriatit:
▪ Et-Telwih fi Keshfi Hakaik et-Tenkih (758 A.H.).
▪ Hashijetu Muhtesar il Munteha. (770 A.H.).
▪ Miftah ul Fikh (apo, el-Miftah). (782 A.H.).
▪ Ihtisaru Sherhi Telhis el jami ul Kebir. (785 A.H.).
▪ El-Fetawa el Hanaffije. (759 A.H.). Një përmbledhje e detajuar e vendimeve juridike të tij gjatë ‘karrierës’ së tij fikhore.
▪ Sherh ul Faraid us Siraxhijje.

Teologji (akaid)
▪ Hashijje el ek-Keshshef. (789 A.H.). Vepër e papërfunduar e tij
▪ Keshf ul-Esrar ve Uddet ul-Ebrar.
▪ El-Erbain.
▪ Sherh ul Hadith ul Erbain en-Nevevijje.

Përktheu: Ermedin Arifi

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

El-Taftazani

(Shkeputur nga “History of Islamic Philosophy”, autori: Henry Corbin.)

Sa’dudin el-Taftazani, nxënës dhe komentues i El-Ixhit (756 H), është i lindur në 722/1322 në Taftazan, një qytet i Horasanit në Iranin veri-lindor, dhe vdiq në Samerkand në 792/1390. Ai shkroi disa doracak (manuale) që janë përdorur deri në ditët tona nëpër Medrese, njëra prej të cilave është e famshmja ‘Risalat esh-Shemsijeh’, një komentim mbi trajtesën mbi logjikën e shkruar nga Hatib el-Kazwini. Ai ishte Esh’arij, por ishte aq mendjehapur sa për t’i trajtuar çështjet e paqëndrueshme në vazhdën e polemikave. Në veçanti ne duhet të theksojmë që qëndrimi që mori në lidhje me çështjen serioze të vullnetit të lirë dhe paracaktimit – një problem që ishte temë e zakonshme e mospajtimeve në islam, edhepse asnjëherë nuk është dyshuar që njeriu është i pajisur me përgjegjësinë morale dhe është përgjegjës për veten e tij para Zotit. Zoti dhe njeriu të dy participojnë në veprimet njerëzore; secili veprim nuk është vepër monolitike por një proces shumë kompleks. El-Taftazani ishte tepër i bindur që Zoti dhe njeriu participojnë në këto veprime jo metaforikisht, por në kuptim të vërtetë. Zoti është krijuesi i veprimeve njerëzore, në sensin që ai pajis njeriun me fuqinë bashkekzistuese për të veprimi që ai ka zgjedhur. El-Taftazani, në këtë qëndrim, është më afër me shkollën e el-Maturidiut sesa me shkollën Esh’arite. Marrëdhëniet e filozofëve me njëri tjetrin nuk janë gjithmonë të lehta. El-Taftazani e ka ndërmarrë hapin e prezantimit të shokut dhe kolegut të tij Mir Sherif el-Xhurxhani me Shah Shuxha’ në Shiraz në vitin 779/1377. Kur Tamerlane (Timur-i Leng) pushtoi qytetin, të dy këta u morën në Samerkand. Dy miqtë u ftuan të mbajnë një turne retorik, një seancë të madhe ‘debati’ publik, nën prezencën e Tamerlane-it. Shoqëria e tyre nuk i mbijetoi këtij debati.

Përktheu: Fatih Ibrahimi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s