Imam Murteda ez-Zebidiu: “Ehli Suneti janë Esh’arijtë dhe Maturidijtë”

ahlussunnah450__450x318

Në komentimin e tij të Ihja Ulum id-Dinit të Imam el-Gazaliut, el-Hafidh Murteda ez-Zebidi el-Hanefij (vd. 1205 h) thotë që Ehli Suneti dhe Xhemati janë Esh’arijtë dhe Maturidijtë:

“Kur termi Ehl el-Sunneh we’l Xhema’a përmendet, atëherë ajo që nënkuptohet nga kjo është që ata janë Esh’arijtë dhe Maturidijtë. El-Khajali thotë në fusnotat për vepërn Sherh el-Akaid el-Esh’aira: “Ata (Esharinjtë) janë Ehli Suneti dhe Xhemati. Kjo është gjë e mirënjohur në tokat e Horasanit, Irakut, Shamit dhe shumicës së vendeve tjera, si dhe në vendet përtej lumit (Transoksianë) – që vlen për Maturidijtë, që janë shoqëruesit e Imam Ebu Mensur (el-Maturidiut). Këto dy grupe dallojnë vetëm në ca çështje [periferike] si çështja e Tekwinit, dhe disa tjera” (përfundon citati nga el-Khajaliu).

Dhe el-Kustuli thotë në thotë në fusnotat e tij në lidhje me ata (ehli sunetin dhe xhematin):

“Ajo që është e mirënjohur në mesin e Ehli Sunetit  në vendet e Horasanit, Irakut, Shamit dhe shumicën e vendeve është se ata (ehli suneti) janë Esh’arinjë – shoqëruesit e Ebu el-Hasan el-Esh’ariut; i pari prej atyre që u largua nga Ebu ‘Ali el-Xhubai dhe u kthye doktrinës së tij tek sunneti, d.t.th. rrugës së Pejgamberit (s.a.v.s.) – dhe Xhematit, d.t.th. rrugës së Sahabëve (r.a.) – dhe në vendet përtej lumit, ata (ehli suneti) janë Maturidijtë; shoqëruesit e Ebu Mensur el-Maturidiut, studentit të Ebu Nas el-‘Ajadhi, studentit të Ebu Bekr el-Xhewzxhani, shoqëruesit të Muhammed ibn el-Hasan (esh-Shejbaniut), shoqëruesit të Imam Ebu Hanifes.”

{Murteda ez-Zebidi ,It’haf es-Sadeh el-Muttekin, vëll. 2, fq. 6}

Advertisements

Imam el-Maturidiu (vd. 333H)

Shkruan: G.F. Haddad

Muhammed ibn Muhammed ibn Mahmud Ebu Mensur es-Samarkandi el-Maturidi el-Hanefi (vd. 333) nga Maturidi në Samerkand, Shejh ul-Islami, njëri prej dy imamëve kryesorë të mutekelimëve të Ehli Sunetit, i njohur në kohën e tij si Imami i Udhëzimit (Imâm el-Hudâ), ai studioi nën Ebu Nasr el-`Ajadin dhe Ebu Bekr Ahmed el-Xheuzexhani. Prej nxënësve të tij kryesorë ishin `Ali ibn Se`id Ebu el-Hasan el-Rustughfani[1], Ebu Muhamed `Abd el-Kerim ibn Musa ibn `Isa el-Bezdewi, dhe Ebu el-Kasim Is’hak ibn Muhamed el-Hakim es-Samerkandi. Ai shkëlqeu në përgënjeshtrimin e Mu’tezileve në “Transoksianë” ndërsa bashkëkohësi i tij Ebu Hasan el-Esh’ariu bëri të njëjtën në Basra dhe Bagdad. Ai vdiq në Samerkand ku jetoi shumicën e jetës së tij. Themeluesi i (shtëpisë botuese) ‘Munirijje’ në Egjipt, Munir Abduh Aga shkruan:

“Nuk ka shumë diferencë (doktrinore) në mes Esh’arijve dhe Maturidijve, prandaj të dy grupet tani quhen Ehli Sunet we’l Xhemat”[2]

El-Maturidiu ia tejkalon Imam et-Tahaviut si transmetues dhe komentues i trashëgimisë së Imam Ebu Hanifes në Kelam. Që të dy, edhe Maturidiu edhe Tahaviu ndoqën Ebu Hanifen dhe shokët e tij në qëndrimin që besimi (el-îmân) konsiston në “bindje (besim) me zemër dhe afirmim (pohim, pranim) me gjuhë,” pa shtuar, siç bënë Maliku, Shafiu, Ahmed ibn Hanbeli dhe shkollat e tyre, “veprim me gjymtyrë.” Maturidiu, siç është transmetuar gjithashtu edhe nga Ebu Hanife, shkoi aq larg sa për të deklaruar që themeli i besimit konsiston vetëm në besim me zemër, ndërsa shqiptimi me gjuhë është përbërës apo shtyllë suplementare (plotësuese) (rukn zâ’id). [3]

Prej veprave të el-Maturidiut:

* Kitab ut-Tewhid mbi doktrinën e Ehli Sunetit.
* Kitab Radd Awa’il el-Adilla, përgënjeshtrim i librit të titulluar Ewa’il el-Adil-le të autorit Mu’tezili el-Ka’bi
* Radd el-Tehdhib fi el-Xhedel, një tjetër përgënjeshtrim i el-Ka’bit ; [4]
* Kitab Bejan Awham el-Mu’tezile;
* Kitab Te’wilat ul-Kur’an (“Libri i interpretimeve të Kur’anit”), rreth të cilës Ibn Ebi el-Wefa’ ka thënë: “”Asnjë libër nuk i bën konkurencë atij, vërtetë asnjë libër as që i afrohet prej atyre që i paraprinë atij në këtë lëmi.”[5] Haxhi Halifa e citon si “Te’wilat Ehli Sunneh’ dhe citon definicion e el-Maturidiut në lidhje me dalimin e “sqarimit” (tefsiri) dhe “interpretimit” (te’vil):
“Tefsiri është përfundimi kategorik (el-kat`) që kuptimi i çështjes në fjalë është ky, dhe dëshmia para Allahut të Plotfuqishëm që kjo është ajo që Ai ka dashur të thotë me çështjen në fjalë; ndërsa te’vil është preferimi (terxhih) i njërit prej disa mundësive pa përfundim kategorik (të prerë) apo dëshmi.”[6]
* Kitab el-Mekalat;
* Me’akhidh el-Shara’i` në Usul ul-Fikh;
* El-Xhadal fi Usul ul-Fikh;
* Radd el-Usul el-Hamsa, një kundërshtim i pesë parimeve mu’tezilite të Ebu Muhammed el-Bahili;
* Radd el-Imama, një përgënjeshtrim i konceptit shi’it të Imamatit;
* El-Radd `ala Usul el-Keramita;
* Radd Wa`id el-Fussak, një përgënjeshtrim i doktrinës mu’tezilite që të gjithë mëkatarët e mëdhenj janë të mallkuar destinuar për ferr të përhershëm.

Shumica e shkollës hanefite e ndjekin el-Maturidiun në doktrinë, por ai qartazi ka arritur më pak famë sesa El-Esh’ariu për shkak se ky i fundit ka marrë pjesë në debate të panumërta për t’i mposhtur kundërshtarët e Ehli Sunetit ndërsa el-Maturidiu, siç thotë Imam el-Kewtheriu, “jetoi në një mjedis në të cilin novatorët nuk kishin fuqi.” Mungesa e përmendjes së Imam Ebu Mensur el-Maturidiut në Sijar-in e edh-Dhehebiut është një mangësi e madhe në atë kryevepër të historisë biografike.

Përktheu: Fatih Ibrahimi
{Shënim: Artikulli origjinal në gjuhën angleze përmban edhe disa citate nga libri Kitab ut-Tewhid të cilat janë lëshuar qëllimisht nga përkthimi.}

[1] Ai transmeton prej Imam Ebu Hanifes thënien: “Kul-lu muxhtehidin musiibun we el-hakku inda Allahi waahid.” “Çdo dijetar i cili përpiqet [drejt të vërtetës] ia ka qëlluar [çfarëdo qoftë rezultati i hulumtimit të tij], edhe nëse e vërteta tek Allahu është tjetër.” Prandaj, el-Rustughfani nuk u pajtua me el-Maturidiun, (ngaqë) ky konsideronte që Muxhtehidi është gabim në ixhtihadin e tij nëse ndryshon nga e vërteta. Ibn Ebi el-Wefa’, Tabakat el-Hanefijje (fq. 310, 362-363).
[2] Nemudhaxh min el-A’mal el-Hajrijje (fq. 134).
[3] Akaidi i Tahawiut, §62: “Besimi konsiston në pohim me gjuhë dhe pranim me zemër.” Shih “Ibn Ebi el-`Izz” Sherh el-`Akida et-Tahawijje (botimi 4, fq. 373-374, botimi 9, fq. 332). Shih poashtu Risala Ebi Hanifa ila `Uthman el-Batti në `Abd el-Fettah Ebu Ghudda, Nemedhij (fq. 21-28).
[4] Cf. Hajji Khalifa, Kashf al-Zunun (1:518)
[5] Ibn Abi al-Wafa’, al-Jawahir al-Mudiyya (p. 130)
[6] In Hajji Khalifa, Kashf al-Zunun (1:334-335)

Imam Murteda Zebidi el-Hanefi (vd. 1732)

mam Muhammed ibn Muhammed ibn Muhammad ibn ‘Abd el-Rezak el-Husejni ez-Zebīdī, Ebu’l Fejd, i njohur gjerësisht si Murtedā ez-Zebīdī. [1145-1205 H/ 1732-1790 e.s.] 419890_10150578597612455_1393317870_a

Ky ishte një dijetar hanefi, leksikograf, linguist (gjuhëtar), një mjeshtër i madh i hadithit, gjeoanalogjisë, biografive dhe historive personale (hadith, ensāb, rixhāl). Ai ishte autor profilik. Përpos Arabishtes, ishte ekspert në Turqisht, Persisht dhe një gjuhë të Keraxhit.

Me origjinë nga Wasiti në Irak, ai u lind në Belgram në Indi dhe emigroi në Zebid në Jemen, prandaj dhe (ka) titullin Zabīdī. Ai udhëtoi në Hixhaz (Xhiddeh, Meke, dhe Medine) dhe pastaj në Egjipt dhe ishte i njohur në botën islame. Mbretërit nga Hixhazi, India, Jemeni Shami, Iraku, Maroku, Turqia, Sudani dhe Algjeri korrespondonin me të; njerëzit i dërgonin atij dhurata nga kudo.

Ai ishte i admiruar dhe nderuar aq shumë sa që disa njerëz në Afrikën Perëndimore besonin se haxhi i tyre ishte i paplotë nëse nuk e vizitonin dhe nderonin Murteđa Zabīdīun!

El-Kattānī në Fahris el-Fehāris shënon:

 ‘Zebīdīu ishte i pashoq në kohën dhe epokën e tij. Asnjë pas Ibn Haxher el-‘Askalanit dhe nxënësve të tij nuk mund të krahasohen me Zebidiun për sa i përket diturisë së tij enciklopedike të traditave (transmetimeve) dhe shkencave të ndërlidhura; as për sa i përket famës, as listës së nxënësëve.’

Ai vdiq në Egjipt gjatë një murtaje epidemike në vitin 1205AH / 1790CE. Allahu qoftë i kënaqur me të dhe i dhashtë atij një parajsë të gjerë dhe bëftë që ne të përfitojmë nga njohuritë e tij.

Përktheu: Fatih Ibrahimi

Burimi: http://marifah.net

Komentimi i hadithit “Ku eshte Allahu?” nga Mulla Ali el-Kariu

Hadithi i robreshës

Mulla ‘Ali el-Karij (vd. 1014h. / 1606; Mekke), një Fakih hanefij, muhadith, ekspert në gjuhën arabe, mutekelim, dhe autor pjellor i teksteve të rëndësishme islame, përfshirë komentimin mbi veprën Fikh-ul-Ekber, vepër mbi besimin, një komentim prej dhjetë vëllimesh mbi koleksionin e haditheve Mishkat el-Mesabih.

Duke komentuar mbi fjalët e transmetuara nga Pejgamberi (s.a.v.s.) “Ku është Allahu?” në hadithin e robëreshës, ai shkruan:

“Në një version tjetër të hadithit të njëjtë është fjalëformulimi: “Ku është Zoti yt?”. Kjo domethënë ku është vendi i vendimmarrjes së Tij, urdhrit të Tij, dhe vendi ku sundimi dhe fuqia e Tij manifestohen. {Ajo tha: “Në qiell”}

El-Kadi ‘Ijadka thënë: “Domethënia është që urdhri i Tij dhe ndalesat e tij vijnë prej drejtimit të qiellit. Pejgamberi (s.a.v.s.) nuk ka pasur për qëllim ta pyes atë për vendndodhjen e Allahut, sepse Ai është i pastër nga cilësitë e tilla si hapësira, siç është i pastër nga cilësia e kohës. Në fakt, Pejgamberi (s.a.v.s.) kishte për qellim që me këtë pyetje të kuptoj nëse ajo ishte monoteiste që deklaron njëshmërinë e Allahut  (muwahhideh), apo ishte politeiste (mushkrikah) sepse arabët ishin duke adhuruar idhuj. Secili klan prej tyre kishte idhullin e veçantë që e adhuronin dhe nderonin. Mbase disa prej të paditurve dhe budallenjve të tyre nuk njohin asnjë zot fare; prandaj, Pejgamberi (s.a.v.s.) deshi të gjej çka adhuron ajo. Kështu që, kur ajo tha “në qiell”, ose, si në një transmetim tjetër, ajo tregoi [me gisht] kah qielli, ai (s.a.v.s.) e kuptoi që ajo ishte monoteiste që deklaron njëshmërinë Allahut. Me fjalë të tjera, ai dëshironte të përjashtonte zotat në tokë, domethënë, idhujt. Ai nuk kishte për qëllim të implikonte që Ai zë vend në qiell, larg është Allahu prej asaj që i përshkruajnë mëkatarët me paturpësinë e tyre. Për më tepër, Pejgamberi (s.a.v.s.) ka qenë i urdhëruar t’iu flas njerëzve sipas nivelit të tyre të të kuptuarit. Kështu që kur Pejgamberi (s.a.v.s.) e kuptoi që ajo besonte që ai që meriton të adhurohet është Zoti që zbaton qëllimet e tij prej qiellit në tokë, e jo zotat që adhuronin paganët, ai ishte i kënaqur me të, dhe ai (s.a.v.s.) nuk e ngarkoj atë me tewhid të plotë (sirf el-tewhid) – parimin e transcendencës (hakikat et-tenzih). Disa [prej ulemave] kanë thënë që kuptimi është që urdhri i Tij, mëshira dhe zbritja vjen prej qiellit. Në këtë rast, hadithi është i ngjashëm me fjalët e Tij: “A u garantuat ju prej Atij që është në qiell…?” Për më tepër, në disa versione tjera [autentike] të këtij hadithi, vjen që vajza ishte memece, dhe për këtë arsye [Imam] Shafiu [vd. 204h / 820; Kajro] lejoi lirimin e një robi edhe nëse ai është memec. Në këtë rast, fjalët e hadithit “Ajo tha, ‘në qiell’” domethënë që ajo tregoi kah qielli [ngaqë ajo, qartazi, s’mund të fliste; dhe kjo është ajo që ka ardhur e shprehur në një version tjetër të hadithit: “ajo tregoi kah qielli.”]

[Mulla ‘Ali el-Karij, Mirkat el-Mefatih (Bejrut, ), fq. 454; vëll. 6 / http://www.almeshkat.com/books/open.php?cat=22&book=2190 pg 412 in Doc. 3]