Imam el-Haremejn ibn el-Xhuvejni (419- 478H)


‘Abd el-Malik ibn ‘Abdullah ibn Jusuf, Ebu el-Me’ali ibn Rukn el-Islam Ebi Muhammed el-Xhuwejni el-Nejseburi esh-Shafi’i, i njohur si “Imam el-Haremejn” dhe “Ibn el-Xhuwejni” (419-478H/1028-1085), mësuesi i Gazaliut, jurisit, dijetari i parimeve ligjore, ekspert në kelam dhe polemikë, Shejh-ul-Islami, “Krenaria e Islamit, imami absolut i të gjithë imamëve, autoriteti kryesor në fikh, lidershipi i të cilit është i pranuar në lindje dhe perëndim, meritat e pamasa të të cilit janë konsensusi i Arabëve dhe jo-Arabëve, mbi sojin e të cilit asnjë njeri nuk ia hedhur sytë para ose pas tij,” (Ibn ‘Asakiri) “puna e të cilit formon lidhjen në mes metodave respektive të Selefit dhe Halefit” (El-Kewtheriu).

Ai është figura kryesore në mesin e gjeneratës së pestë të nxënësve të Esh’ariut. El-Bakhirzi e krahasoi atë më esh-Shafi’iun dhe el-Muzanin në fikh, el-Esma’in në sjellje, Hasan el-Basriun në ligjerim elokuent, dhe el-Esh’ariun në Kelam. Ibni Asakiri përmend këtë dhe thotë: “Vërtetë ai është shumë më lartë sesa këto (që u përmendën).” Ibn es-Subki thotë: “Kushdo që mendon që është dikush nga katër shkollat që i vjen afër qartësisë së të folurit të tij, nuk ka dije rreth tij [f: nuk e njeh atë]” “Ai u ndje i detyruar të (mos) ndjek as Shafiun as Esh’ariun.” Babai i Ebu el-Me’alit, sikurse ky, konsiderohet një autoritet i madh në shkollën shafi’ite dhe në mesin e dijetarëve Esh’arij.1

390202_10151109960792455_794401263_n

I njohur për inteligjencën, elokuencën, dijen, dhe karizmën e tij, Ebu el-Me’ali filloi të jep mësim në Nejsebur (Nishapur) menjëherë pas vdekjes së babait të tij, vetëm njëzetvjeçar dhe ende nxënës në shkollën e el-Bejhekiut. Ai mësoi usulin prej Imam Ebu’l-Kasim el-Iskaf el-Isfarejini dhe lexoi Kur’anin nën Ebu Abdullah el-Khabbazin. Ai mësoi hadithin së prai prej babait të tij, pastaj prej Ebu Hassan Muhammed ibn Ahmed el-Muzakki, Ebu Sa’d ‘Abd el-Rahman ibn Hamdan el-Nesrewi, Ebu ‘Abdullah Muhammed ibn Ibrahim ibn Jahja el-Muzakki, Ebu Sa’d ‘Abd el-Rahman ibn el-Hasan ibn ‘Alijjek, Ebu ‘Abd el-Rahman Muhammed ibn ‘Abdel-‘Aziz el-Nili, Ebu Nu’ejm el-Asbahani, dhe tjerë.

Ebu el-Me’ali iku prej Nejseburit në kohën kur guvernatori antropomorfist el-Kunduri dhe mu’tezilijë e hanefijë me tendenca Shi’ite mallkonin Sahabët si dhe Imam el-Esh’ariun çdo xhuma nga minberi. Në mesin e atyre që u burgosen ose u detyruan të largohen në atë kohë ishin Ebu Sehl el-Bestemi, el-Furati, Ebu el-Kasim el-Kushejri, el-Bejhekiu, dhe të tjerë prej shafi’ijve.2 Ai udhëtoi në Bagdad, pastaj Mekke ku dha mësim dhe shkroi për katër vite, duke fituar nofkën Imami i dy Haremeve (imam el-Haremejn). Ai pastaj u kthye në Nejsebur si krye-muftiu i pakundërshtueshëm i shkollës Nizamijje të ndërtuar rishtazi ku ai mbeti për tridhjetë vitet e ardhshme, e ku ai formoi gjenerata të juristëve shafi’ij dhe dijetar Esh’arij, dhe shkroi veprat në vijim:

• Në fikh: Ghikath el-Umam, Mughith el-Khalk, Nihaja el-Metleb fi Diraja el-Medhheb, kryevepra e tij, rreth të cilës Ibni ‘Asakir ka thënë që nuk i paraprinë asnjë vepër në Islam, dhe Muhtesar el-Nihaja.

• Në usûl: el-Burhan, el-Talkhis, dhe el-Werekat.

• Në kelam: el-Shamil, el-Irshad, dhe el-Nizamijje.

– Dashuria për dijen:

Imam el-Haremejni ishte i përulur dhe pranonte borxhin e tij edhe ndaj të pashkolluarve nëse ai kishte mësuar diçka prej tyre, pa e nënçmuar asnjëherë askënd. Në anën tjetër ai nuk fshihte as nuk komentonte mbi diçka . Ai nuk fshihte apo mbulonte mospajtimet e tij rreth gjërave me të cilat nuk ishte dakord, edhe nëse kishte të bëje me fjalët e babait të tij ose të imamëve të famshëm.

Gramatikani el-Muxhashi’i ka thënë: “Unë kurrë nuk kam parë dikë të kërkoj pas diturisë më shumë se ky imam. Vërtetë ai kërkonte diturinë për hatër të dijes.” Ibn ‘Asakir transmeton: “Kënaqësia dhe argëtimi (kalimi i kohës së lirë) i tij ishte në mbledhjet e dijes.” “Sa herë që ai fliste rreth gjendjeve shpirtërore dhe zhytej në shkencat e Sufijve në mbledhjet e tij në mëngjesin e hershëm, ai qante dhe bënte të gjithë të qanin nga fjalët e tij.” Prej thënieve të tij:

“Unë nuk ha as nuk fle nga shprehia, por vetëm fle kur gjumi më kaplon – natën ose ditën, (dhe ha) vetëm nëse më duhet të ha, çfarëdo kohe qoftë.”

“Unë nuk kam nxjerrë asnjë fjalë goje të kelamit para se së pari të memorizoi dymbëdhjetëmijë (12’000) faqe dorëshkrimi vetëm prej fjalëve të kadij Ebu Bekr (el-Bakilanit).”

Ibn es-Sam’ani në Dhejl Tarih Bagdad transmeton prej Ebu Xhafer Muhammed ibn Ebi ‘Ali el-Hamadhani që Imam el-Haremejn ka thënë: “I kam lexuar 50’000 herë pesëdhjetë mijë folio (faqe dorëshkrim). Pastaj i lash prapa njerëzit e Islamit dhe Islamin e tyre të shkencave të jashtme në ato libra. E mora detin e gjerë dhe provova ato që muslimanët i shihnin të ndaluara t’i provonin. Të gjitha këto i bëra në kërkim të së vërtetës. Unë, në kohët e shkuara, i ikja imitimit (taklidit). Tani unë jam kthyer nga gjitha këto tek fjala e të vërtetës: ‘Kapuni pas besimit të grave të shtyera ne moshe’ (‘alejkum bi dîn el-‘axhâ’iz).3 Nëse Allahu nuk më kap me Mirësinë e Tij të pafundme që të vdes me besimin e gruas së shtyrë në moshë dhe fundi im të jetë i vulosur me udhëzimin e Njerëzve të të Vërtetës dhe deklarimit të pastër: la ilahe ilallah – atëherë i mjeri Ibn el-Xhuvejni!”

Ai vdiq nga verdhëza dhe u varros në shtëpinë e tij pasi një turmë e madhe morën pjesë në funeralin e tij kokë-zbuluar. Shfaqje e papërmbajtur e pikëllimit nga katërqind studentët e stërzellshëm të tij zgjati për ditë të tëra në Horasan. Ibn Asakiri ka thënë: “Unë besoj që shenjat e punës së tij të vështirë dhe përpjekjeve në fenë e Allahut do të zgjasin deri në Ditën e Fundit.”

[1] Munir ‘Abduh Agha botoi një libër të titulluar ithbat el-istiwâ’ we el-fewqijja e shkruar në stil modern antropomorfist dhe ia atribuon Rukn el-Islam Ebu Muhammed el-Xhuwejnit. Asnjëri prej burimeve të hershme nuk përmendën që ky i fundit të ketë shkruar ndonjëherë një libër të tillë, e as Dhehebiu nuk e citon atë në enciklopedinë e pikëpamjeve antropomorfiste el-‘Uluw, as Haxhi Halifa në Keshf el-Zunun. I vetmi person që ne e dimë që e merr seriozisht atribuimin e Munir Agës është [f: Novatori] Albani në Muhtesar el-‘Uluw (fq. 277).

[2] Shih Ibn es-Subki, Tabakat esh-Shafi`ijje el-Kubra (3:390-393, 4:209-210) për të dhëna rreth kësaj fitne.

[3] Diçka e ngjashme i është atribuuar ‘Umer ibn el-Hattabit në el-Esrar el-Merfu’a të el-Kariut. Në lidhje me frazën “Tani unë jam kthyer” Ibn es-Subki komenton: “Esh’arijtë kanë dy qëndrime të mirënjohura në lidhje me afirmimin e Atributeve të Allahut dhe (në lidhje me atë se) a duhet të lihen ashtu sipas kuptimit të jashtëm të tyre por në përputhje me transcendencën (e Allahut), apo në duhet të interpretohen. Qëndrimi i parë është ajo që është përcjellur prej selefit dhe (kjo) përbën përzgjedhjen e Imamit në el-Risala el-Nizamijje si dhe në pasazhe tjera të veprave të tija të Kelamit. Prandaj ‘kthimi’ i tij domethënë kthim prej interpretimit (ta’wil) në kapërcim të domethënies (tefvid). As e para e as e dyta nuk janë të ndëshkueshme sepse është çështje ixhtihadi. E kam fjalën për çështjen e interpretimit në njërën anë apo kapërcimin së bashku me transcendencë. Problemi i madh dhe fatkeqësia e tmerrshme konsiston në të kapërcyerit (e kuptimit) duke besuar që ky i fundit është kuptimi i vërtetë e që kjo nuk është e pamundur (d.m.th., që ky kuptim) t’i aplikohet Krijuesit. E kjo është kredoja e idhuj-adhuruesve dhe antropomorfistëve. {Ata që në zemrat e tyre kanë dyshim} (3:7), dyshimi i tyre i detyron ata që të kapen pas asaj që është alegorike {për të shkaktuar huti} (3:7). Mallkimi i Allahut është mbi ta pandërprerë! Sa të guximshëm janë të gënjyer, dhe sa i vogël është të kuptuarit e tyre për realitetet!” Ibn es-Subki, Tabakat esh-Shafi`ijje el-Kubra (5:191-192).

© Medh’hebi HANEFI / http://www.ehli-suneti.com

Nga: Dr. G.F. Haddad

Përktheu: Fatih Ibrahimi

One thought on “Imam el-Haremejn ibn el-Xhuvejni (419- 478H)

  1. Pingback: Jeta e Imam Gazaliut | Sulltan el-Hanefi el-Maturidi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s