Metn el-Werekat nga Imam el-Haremejn (shqip).

Metn

El-Werekat

Imam el-Haremejn el-Xhuwejni

Mësimi 1 – Dallimi në mes fikhut dhe usuli-fikhuit

Bismililahi Rrahmani Rrahim

Këto janë disa fletë që përmbajnë pjesë të zgjedhura nga Usuli Fikhu. Continue reading

Advertisements

Imam el-Haremejn ibn el-Xhuvejni (419- 478H)

‘Abd el-Malik ibn ‘Abdullah ibn Jusuf, Ebu el-Me’ali ibn Rukn el-Islam Ebi Muhammed el-Xhuwejni el-Nejseburi esh-Shafi’i, i njohur si “Imam el-Haremejn” dhe “Ibn el-Xhuwejni” (419-478H/1028-1085), mësuesi i Gazaliut, jurisit, dijetari i parimeve ligjore, ekspert në kelam dhe polemikë, Shejh-ul-Islami, “Krenaria e Islamit, imami absolut i të gjithë imamëve, autoriteti kryesor në fikh, lidershipi i të cilit është i pranuar në lindje dhe perëndim, meritat e pamasa të të cilit janë konsensusi i Arabëve dhe jo-Arabëve, mbi sojin e të cilit asnjë njeri nuk ia hedhur sytë para ose pas tij,” (Ibn ‘Asakiri) “puna e të cilit formon lidhjen në mes metodave respektive të Selefit dhe Halefit” (El-Kewtheriu). Continue reading

Ngritja në këmbë gjatë Mevludit!

Pyetja:

Çka kanë për synim sufijtë kur ngrihen në këmbë gjatë përmendjes së lindjes së Pejgamberit (s.a.v.s.) gjatë natës së mevludit?

 

Përgjigja:

Ata kanë për synim ta nderojnë atë (s.a.v.s.). Ebu Zekerijja Jahja el-Sarsari el-Hanbeli (vd. 656H, rahimehullah) ka thënë, siç është cituar në Tabakat esh-Shafi’ije:

 

Shkrimi i kaligrafistit më të mirë në ar mbi [pllakë] argjendi
Nuk është lavdërim i mjaftueshëm për Mustafanë
E as ngritja nga të nderuarit kur dëgjojnë për lindjen e tij,
Duke qëndruar, në gjunjë të ulur, apo të rreshtuar.
Sa për Allahun, Ai e nderoi atë, emrin mbi Arshin e tij duke ia shkruar
eh, ç’gradë [të lartë ka arritur], çdo grade tjetër ka kaluar.

 

Sufijtë e nderuar ngrihen vetëm gjatë një momenti të caktuar kur përmendet nëna e tij Emineja duke e lindur atë, dhe kjo është për shkak se gjithë mirësia që pason pas ardhjes së tij (s.a.v.s.) është e varur prej lindjes së tij; prandaj, të ngrihesh atëherë, zëvendëson mosngritjen për gjithë ngjarjet tjera.

 

Argumenti për këtë është analogjia e nxjerrë prej ngritjes së përmendjes së lindjes së tij, dhe mënyrës se si dikush do ngrihej në këmbë po ta shihte atë, dhe kjo është përmendur nga autori i Nihaje el-Irshad bi Lejleh Ihtifal el-Milad, dhe të tjerë.

 

Është e vërtetuar që sahabët u ngritën për të (s.a.v.s.), një shembull prej të cilit është hadithi që e transmeton sejidina Ebu Hurejra (ra), i cili ka thënë: “Pejgamberi (s.a.v.s.) fliste me ne, dhe nëse ai ngrihej (qohej) ne poashtu ngriheshim dhe rrinin në këmbë derisa e shihnim që ai ka hyrë në shtëpinë e njërës prej grave të tij”. Këtë e transmeton Ebu Davudi (4:257). El-Neveviu (rahimehullah) thotë në El-Terekhus fil Ikram bi’l Kijam (fq. 44): “Zinxhiri i këtij hadithi është një zinxhir sahih” dhe pastaj e gradoi hadithin si Hasen.

 

Shënim: Libra janë shkruar mbi këtë çështje specifike, si Istihbab el-Kijam ‘Inde Dhikr Wiladetihi, Mahmud el-‘Attar ed-Dimashki (1382 H, rahimehullah), dhe libri Tahkik el-Kelam fi Wuxhub el-Kijam nga Muhammed el-Kasimij. Dhe Allahu e di më së miri.

Taklidi i Omerit ndaj Ebu Bekrit (argument pro-taklidit)

book_swordPastaj ai [Ibn Kajimi] transmeton përdorimin si dëshmi [pro-taklidit] thënien e Omerit në lidhje me kuptimin e fjalës ‘kelaleh’ [përmendur në Kur’an, 4:12, 176] ku thotë, “Ndihem i turpëruar para Allahut ta kundërshtoj Ebu Bekrin,”[1] dhe ai përgjigjet për këtë në pesë pika: Continue reading