Shejh ul Islam Mustafa Sabri Pasha


1000938_10151542642412455_2131359418_n

Shejh Mustafa Sabri Pasha, shejhu’l-Islami i fundit i Halifatit Osman, ishte një prej gjenive më të mëdhenj të filozofisë teologjike të shekullit të 20-të, ndonëse mjeshtëria e tij përfshinte të gjitha shkenca tradicionale të civilizimit islam.  I lindur në 1869 në Tokat, Turqinë e sotme, ai studioi në Kajser dhe Stamboll, mendja e tij e shpejtë dhe e thellë i dha atij menjëherë respektin dhe pastaj nderimin e kolegëve të tij, dhe ai shpejtë u ngrit nëpër gradat e ulemave të halifatit, derisa u caktua Shejhu’l-Islam, pozicioni më i lartë fetar në halifat. Pak pas kësaj ai filloi t’i jep mësime drejtpërdrejtë Sulltan Abdul Hamidit II në gjykatë, siç ishte zakon i hershëm i halifëve osman që të merrnin instruksione prej dijetarëve më të mëdhenj të vendeve të tyre.

Me rënien e halifatit në 1923, Shejhu u përjashtua nga Turqia nga administrata militante sekulariste Kemaliste e cila tentoi barbarisht t’i fshij shenjat e fundit të civilizimit të lavdishëm Islam. Vërtetë që shejhu ishte me fat që shpëtoj gjallë, sepse shumë ‘ulema dhe mjeshtër sufij janë vrarë nga administrata fanatike perëndimizuese e Ataturkut, e cila synonte të transformonte Turqinë në një republikë ateiste.

Shejh Mustafa Sabriu mjeshtëroi logjikën dhe filozofinë e shtetit të ndjerë Osman, shkenca që, në formulimet e figurave unike si Gelenbeviu (vd. 1791), përbënin me gjasë strukturën më të rafinuar racionale në historinë njerëzore. Duke u vendosur përfundimisht në Egjipt pas dëbimit të tij nga Turqia, Shejh Mustafa Sabriu shkroi veprën e tij monumentale në 3 vëllime, Mewakif el-‘Akl, si përgjigje intelektuale ndaj sulmeve të mëdha mbi Islamin në atë kohë, prej të cilave, shkatërrimi i halifatit osman ishte thjeshtë një prej manifestimeve më të dalluara.

Në Mewakif el-‘Akl, Mustafa Sabriu përdor kapacitetin e tij intelektual sensacional dhe mënyra për të kritikuar në mënyrë tërësore vetë burimin e mendimit perëndimor, duke përulur Kantin për sulmet e tij naive dhe mendjemadhe ndaj vlefshmërisë së metafizikes, e duke demonstruar mospërputhje dhe absurditete në teorinë e evolucionet, në mesin e shumë studimeve tjera.

Ai vdiq në Egjipt në vitin 1954. Rahimehullahu te’ala.

burimi: http://seekerofthesacredknowledge.wordpress.com/

Përktheu: Fatih Ibrahimi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s