Hadithi i njeriut me lëndim koke (argument pro-taklidit)

book_swordPastaj (domethënë, pasi parashtron një argument tjetër më herët) ai [Ibn Kajimi] transmeton përdorimin si dëshmi [pro-taklidit] të instruksionit të Pejgamberit (s.a.v.s.) për atë që nuk di të pyes atë që di, si në hadithin e njeriut me lëndim koke, “Pse nuk pyesin ata kur nuk dinë? Se vërtetë ilaçi i vetëm për paditurinë (injorancën) është të pyesësh.” Ai [Ibn Kajimi] përgjigjet duke thënë që kjo është një prej dëshmive më të mëdha kundër mukalidëve, sepse tregon ndalimin e lëshimit të fetvasë pa dije dhe taklidi nuk është dije dhe për këtë ka pajtueshmëri në mes njerëzve.[1] Continue reading

Advertisements

Aprovimi i Pejgamberit (s.a.v.s.) për Taklid

book_swordMukalidët përdorin si argument transmetimin që babai i një punëtori i cili ka bërë zina‘ me gruan e punëdhënësit të tij ka thënë. “Me të vërtetë unë i kam pyetur njerëzit e dijes dhe ata më kanë informuar që biri im meriton njëqind goditje (me kamxhik) dhe një vit dëbim (përzërje) dhe që gruaja [e punëdhënësit] meriton gurëzim,” dhe i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) nuk e qortoi atë për taklidin e bërë ndaj njerëzve të dijes. [1] Continue reading

Imam Muxhahid ibn Xhebr el-Mahzumi

Tafsir_al_Quran_by_Abdullah_Razi

Lindja dhe prejardhja

Emri i tij është Muxhahid ibn Xheber, kunja e tij është Ebu’l-Haxhaxh dhe prejardhja e tij është Ebu’l-Haxhaxh ibn Muxhahid ibn Xheber el-Mahzumij el-Mekkij. Ai ishte prej fisit të famshëm arab Benu Mahzum. Ai është lindur në vitin 20 ose 21 hixhrij, gjatë halifatit të Omerit (r.a.).

Ai ishte një mësues i njohur dhe shpjegues i Kur’anit (mufesir), dhe ruajtës i famshëm i hadithit. Continue reading