Në lidhje me Zakir Naikun (mufti Ibrahim Desaiu)

Mufti Ibrahim Desai është pyetur:
“A mund të komentoni në lidhje me Dr. Zakir Naikun. A është ai duke predikuar sipas sunetit? Ai ka qëndrime që nuk pajtohen me shkollat e fikhut. A duhet të mësojmë prej tij?”

Muftiu Ibrahim Desai përgjigjet: Continue reading

Advertisements

Transmetuesit e librit Sahih el-Buhari, prej autorit të tij

– Ebu Abdullah Muhammed bin Jusuf el-Firabri (231-320 H)
Nga ky e transmetojnë, sipas thënies së tij, mbi 70000 veta, më të dalluarit prej të cilëve janë:
▪ Ebu Ali Se’id bin Usman bin Se’id ibn es-Sakan, transmeton tek Abdullah bin Muhammed bin Asad es-Sahami.
▪ Hafiz Ebu Is’hak Ibrahim ibn Ahmed el-Mustemli (ra). Transkripti i tij na arrin përmes Hafiz Ebu Zer Abdullah bin Ahmed Al-Harevi (355-434 AH) dhe Abdurrahman bin Abdullah el-Hamedani (ra).
▪ Ebu Nasr Ahmed bin Muhammed bin Ahmed el-Ahsikathi (ra). Kjo u trashëgua përmes Ismail bin Is’hak bin Ismail es-Seffar ez-Zahid (ra).
▪* Ebu Zeid Muhammed bin Ahmed El-Merwazi (ra).
** Ky e transmeton tek Ibn Muxhahid et-Ta’i (vd. 368)

▪ Ebu Ali Muhammed bin Umar bin Shebbuje (ra). Se’id bin Ahmed bin Muhammed Es-Seirefi El-Ajjar dhe Abdurrahman bin Abdullah el-Hamdani (ra) transmetojnë nga ai.
▪ Ebu Ahmed Muhammed bin Muhammed El-Xhurxhani (ra). Ebu Na’im dhe El-Kabisi kanë transmetuar nga ai.
▪ Ebu Muhammed Abdullah bin Ahmed Es-Sarakhsi (ra).
▪ Ebu’l Hejthem Muhammed bin Mekki bin Zura el-Kushmejhani (ra). Ebu Zar (ra) transmeton prej ti, si dhe Ebu Sehl Muhammed bin Ahmed el-Hafsi (ra) dhe Kerimah bint Ahmed El-Marwazijjeh (ra).
▪ Ebu Ali Ismail bin Muhammed bin Ahmed bin Haxhib El-Kushahani (ra). Ebu’l Abbas Xha’fer bin Muhammed El-Mustaghfari transmetojnë prej tij (ra).

– Ibrahim bin Ma’kal bin Haxhaxh el-Nesefi. (vd. 294H ose 295H).
– Hammad bin Shakir El-Nesewi El-Hanefi. (një prej mendimeve është se vd. 290H, ndërsa shumica e dijetarëve pajtohen për 313H.)
– Ebu Talha Mensur bin Muhammed bin Ali el-Bezdewi. (vd. 329H).
– Kadi Husain bin Ismail el-Mehamili (ra). Ky është transmetues i një pjese të vogle, dhe jo i tërë librit.

………

* Ebu Zejd el-Merwezi (301-371), nxënës i Eshariut.
** Ibn Muxhahid et-Ta’i (vd. 368), shoqërues i Eshariut.

Pra, kemi së paku dy Esharinj në zinxhirin e transmetimit të librit më të saktë të haditheve (përkah zinxhiri i transmetimit) në historinë Islame. Pa përmendur që versioni i sotshëm i Buhariut është renditur nga një Esharij Shafi’ij Shadhilij-Akbari, i cili ka bërë krahasimin në mes versioneve të transmetuara. Ky i fundit, përdor transmetimin e El-Kushmejhanit (d.389) përmes el-Firarbrit si versionin bazë, por duke përmendur dhe dallimet në mes trasnetimeve, madje duke u futur në shpjegime të detajuara tregon shkaqet e preferimit të një versioni mbi tjetrin.

Çudi, ta mendosh, si ka mundësi që kjo kryevepër të përcillet tek ne nga njerëz me “probleme në akide”, devijant, etj. Vallë të devijuarit ruajnë dhe përcjellin fenë, ndërsa “të udhëzuarit” flenë me shekuj!!?

Përgaditi: Fatih Ibrahimi.

burimet: inter-islam.org, sunnah.org, livingislam.org, libri “Perzgjedhjet nga Fet’hul Bari” nga sh. Abdal Hakim Murad, libri Muhadithat (Muhammed Ekrem Nedwi), ali central-mosque.com, etj.

Nata e madhe, namazi i regaibit?

Pyetja:
A ka ndonjë gjë të veçantë rreth të 15-tit të muajit Shaban?

Përgjigja:

We Alejkum Selam we Rahmetullah

Po, ka. Shumica e dijetarëve Sunni e konsideron atë ditë dhe natë të bekuar. Është e rekomanduar të agjërohet dhe të kalohet një pjesë, ose gjithë nata, në adhurim.

Mirëpo, ASNJË ibadet (adhurim) specifik nuk është vërtetuar autentikisht për këtë natë, dhe Imam Neveviu (në el-Mexhmu’), Imam Buhuti (në Keshshef el-Kina’), Imam Shurunbulali (në el-Shurumbulalijje) dhe tjerët kanë përmendur që namazet si 100 rekate Salat el-Regaib janë risi (bidate) të ndaluara.

Në shkollën hanefite, është e papëlqyeshme (mekruh) të falen namazet jo-obligative (përpos teravive) me xhemat, si dhe mbledhja (takimi) në xhami për këto netë të veçanta. [Ibn Abidin, Radd el-Muhtar; Shurunbulali, Hashijet el-Durer (el-Shurunbulaljje)]

— Wesselam.
— Shejh Faraz Rabbani (el-Hanefij)

(përgjigja tjetër)
Imam Ramli thotë në [veprën] Nihaja:

“Namazi i regaibit të premten e parë të muajit Rexhep dhe natën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban janë dy risi të shëmtuara dhe të dënueshme (ar. bid’a), dhe hadithi rreth tyre është I RREMË. [Imam Neveviu në veprën] Mexhmu ka shkuar në detaje për ta kundërshtuar [këtë namaz]. Për më tepër, nuk ka dallim në mes faljes në grup dhe faljes individuale, siç e thotë qartazi autori (Imam Neveviu)(…).

— Shejh Amxhed Rashid (esh-Shafi’ij)

burimi: http://spa.qibla.com/.

… pa rrufenë e u nis drejt lindjes…

Ai pa rrufenë në lindje dhe u nis drejt lindjes,
por nëse ajo do të kishte shkrepur në perëndim ai do nisej për andej.
Dëshira ime është për rrufenë dhe shkëlqimin e saj, jo për vendet dhe dynjanë.

Era e lindjes më transmetoi një thënie të përcjellë pa ndërprerje:
prej mendimeve të hutuara,
prej pasionit tim,
prej dëshpërimit tim,
prej fatkeqësisë time,
prej ngazëllimit tim,
prej arsyes time,
prej mallit të zjarrtë,
prej afshit,
prej lotëve,
prej qepallave të mia,
prej zjarrit,
prej zemrës time,
që, “Atë që e doni, është në mes të brinjëve tuaja; frymëmarrjet e hedhin atë prej njërës anë në tjetrën.”

Unë i thash erës së lindjes, “Çoji mesazh atij dhe thuaj që ai është ndezësi i zjarrit të zemrës time.
Nëse do shuhet, atëherë bashkim i përhershëm, e nëse digjet, atëherë ska faj për dashuronjësin!”

Shejh el-Ekber Muhijudin Ibn el-Arabi
Poezia 14, Terxhumen el-Eshwak

Hadithi sahih rreth natës së Beratit!

Shih poashtu këtë artikull:
Nata e madhe, namazi i regaibit?

Hadithi autentik rreth natës së beratit!

Ibn Hibbani transmeton prej Mu`adh ibn Xhebelit në Sahihun e tij, transmetmin në vijim, të cilin dijetari i madh i hadithit Shejh Shuajb Arnauti e konfirmon si të vërtetë:
Pejgamberi (savs) ka thënë:
“Allahu shikon krijesat e Tij në natën e mesit të (muajit të) Shabanit dhe Ai i fal të gjitha krijesat e tij, përpos mushrikut (ai që ka bërë shirk) dhe mushahin (ai i cili është i prirë për të urrejtur).”

Referencat: Continue reading

Thënia ‘RadiaAllahu Anhu’ për të tjerët, përpos sahabëve

Nga: Mufti Xhelaludin Ahmed Emxhedi [r.a.]

Përdorimi i RadiaAllahu te’ala Anhu për njerëzit tjerë përpos sahabëve të Pejgamberit (s.a.v.s.) është e lejuar, siç është e shkruar në Durrul Muhtar:

1. Përdorimi i RadiaAllahu te’ala Anhu për një sahab është e preferuar (mustehab) dhe tabi’inët dhe të tjerët ‘Rahmetullah te’ala alejh’ është e rekomanduar, dhe e kundërta e këtyre, që domethënëë, rahmetullah te’ala alejh për një sahab dhe radiallahu te’ala anhu për tabi’inët dhe tjerët është poashtu e lejueshme”.
[ Durrul Mukhtar , vëll. 5, fq. 480 ] Continue reading