Hadithi i Tevesulit (përdorimit të Pejgamberit si ndërmjetësues në dua)

200px-Muhammad

El-Taberani transmeton në veprën e tij El-Mu‘xhem ul-Kebir (9:30)

Na ka treguar Tahir ibn ‘Isa ibn Kajres el-Misrij el-Mukriu, prej Asbag ibn el-Ferexh, prej Ibn Wahb prej Shebib (emri i tij është Ebu Seid el-Mekkij) prej Reuh ibn el-Kasim prej Ebu Xha‘fer el-Hatami el-Medenij prej Ebu Umameh ibn Sehl ibn Huneif, (prej xhaxhait të tij) ‘Uthmàn ibn Huneif:

Një njeri ishte duke shkuar tek ‘Uthman ibn ‘Affan (r.a.) për të kryer një punë të tij. Mirëpo, Uthmani nuk i kushtoi vëmendje atij, e as që shikoi për nevojën e tij. Më pas e takoi ‘Uthman ibn Huneif dhe iu ankua (këtij të fundit) për këtë. ‘Uthman ibn Huneif i tha atij, “Shko merr abdest (wudu), dhe pastaj shko në xhami fali dy rekate namaz, dhe pastaj thuaj: “O Allah, unë të lutem Ty dhe të drejtohem ty përmes Pejgamberit tonë Muhammedit (s.a.v.s)., Pejgamberit të mëshirës. O Muhammed, unë i drejtohem Zotit tim përmes teje që nevoja ime të më plotësohet,” dhe pastaj përmend nevojën tënde. Pastaj eja tek unë që të vij bashkë me ty.”

Pastaj ky njeri shkoi dhe bëri siç i është thënë. Pas kësaj ai shkoi tek dera e ‘Uthmàn ibn ‘Affànit r.a., me ç’rast portieri e mori atë për dore dhe çoi atë tek ‘Uthmàn ibn ‘Affàni i cili e uli atë pranë vetes në qilimin e tij dhe i tha atij, “Çfarë mund të bëj për ty?” Ai i tha çfarë kishte nevojë dhe ‘Uthmàn e bëri atë gjë për të dhe pastaj i tha atij, “Nuk mu kujtua nevoja yte deri tani. Sa herë të të duhet diçka eja tek unë.” Pas kësaj ky njeri doli prej tek ai dhe e takoi ‘Uthmàn ibn Huneif dhe i tha, “Allahu të shpërbleftë me të mirë, ‘Uthmàn nuk merrej me nevojën time, e as që më kushtonte vëmendje derisa ti fole me të për mua..” ‘Uthmàn ibn Huneif iu përgjigj, “Betohem në Allahun që unë nuk kam folur me të. Në fakt, unë e kam parë një njeri të verbër të vij tek i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi we Sel-lem] dhe t’i ankohet atij për humbjen e shikimit (verbërim). Pejgamberi [sal-lallahu alejhi we Sel-lem] i tha atij, “Po sikur të kishe bërë durim (sabër)” Ai iu përgjigj, “O i Dërguar i Allahut, unë nuk kam shoqërues (përcjellës) dhe kjo çështje më është bërë e rëndë.” Pejgamberi [sal-lallahu alejhi we Sel-lem] i tha atij, “Shko dhe merr abdest (wudu), pastaj fali dy rekate namaz, e pastaj bëje këtë lutje (dua’). ‘Uthmàn ibn Huneif tha: Betohem në Allahun, ne nuk u larguam nga aty, as nuk kaloi shumë kohë kur ky njeri hyri mbrënda (duke u dukur) sikur ska vuajtur asnjëherë (nga humbja e shikimit).

Hadithi është rigorozisht autentik (Sahih) sipas hafizëve të hadithit:
– Imam et-Taberaniut,
– Imam el-Hejthemi në Mexhma‘ uz-Zewà’id, fq. 179, vëll. 2;
– Imam el-Mundhiri në el-Terghib we et-Terhib
– Hafiz Ghumerit, në kundërpërgjigjen e tij ndaj novatorit Nasirudin el-Albani i cili tenton ta dobësoj transmetimin duke mashtruar (gënjyer, ndryshuar fjalët)
– shejh Seid Memduh në Raf‘ el-Minareh fi Tehrixh Ahadith et-Tevessul we el-Zijàreh, dhe të tjerëve.

Advertisements