Imam Ibn ‘Abidin esh-Shami el-Hanefij (1198–1252 H) – Biografia

Al-lameh Ibn Abidin (1198–1252 H)

Sejjid Muhammed Emin ibn Sejjid Umer ibn Sejjid Abd el-Aziz ibn Sejjid Ahmed ibn Sejjid Abd er-Rahim ibn Sejjid Nexhmudin ibn Sejjid Muĥammed Salaĥuddin, i njohur gjerësisht si Ibn ‘Abidin është i lavdëruar me këto fjalë: dijetari i shquar, i lavdërueshëm dhe fisnik; një oqean i diturisë; dijetari i zoti; juristi i madh [fekih]; gjeniu; më i miri i dijetarëve të mëvonshëm dhe i fundit prej dijetarëve verifikues; me origjinë të lartësuar; Imami erudit; shkrimtari. Continue reading

Këshillat e Imam Ebu Hasan esh-Shadhiliut!

Sidi Ahmed ez-Zaruk përcjell që Shejh Ebul’ Hasan esh-Shadhili {Allahu e mëshiroftë} ka thënë:

“I dashuri im njëherë më këshilloi. Ai tha,

‘Mos e lëviz këmbën përpos (për atje) ku shpreson që të fitosh shpërblimin e Allahut.
Mos u ul në asnjë vend, pos nëse je tërësisht i sigurt nga mosbindja ndaj Allahut.
Mos u shoqëro përpos me dikë që do të të ndihmoj në bindje ndaj Allahut.
Dhe dije, që këta janë pak (të rrallë).”

{Usul et-Tarikah}

 

Shprehja “kerremAllahu Wexhhehu” (vetëm) për Aliun

Imam el-Sefferini el-Hanbeli (vd. 1188), në lidhje me përdorimin e shprehjes “kerremAllahu Wexhhehu – Allahu ia ndriçoftë fytyrën” (vetëm) për Aliun thotë:

“…kjo është e zakonshme dhe e përhapur, dhe ka mbushur librat dhe veshët (e njerëzve). Dijetarët kanë thënë: Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të) është cilësuar me shprehjen “Allahu ia ndriçoftë fytyrën”, sepse ai asnjëherë nuk i ka bërë sexhde ndonjë idhulli, dhe në këtë (shprehje) nuk ka asgjë të keqe, Insha’Allah – E Allahu është dhënësi i suksesit.”

(‘Ghidha el-Elbab’ (1/24-25)

A është krijuar gruaja prej brinjës së mashkullit? – Shpjegimi i hadithit

Pyetja:

Cili është kuptimi i hadithit në vijim?

Transmeton Ebu Hurejra: I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë, “Trajtoni mirë gratë, ngase gruaja është krijuar nga briri (i lakuar), dhe lakesa më e madhe tek ai është pjesa më e lartë e tij. Nëse provon ta drejtosh atë, do ta thyesh, kurse nëse e len ashtu do të mbetet i lakuar. Andaj, trajtoni mirë gratë!” [Sahih Buhari, vëllimi 4, libri 55, nr. 548] Continue reading

Pse hanefijt nuk i bashkojnë namazet, kur në lidhje me këtë ka hadithe autentike?

Pyetja:

Pse hanefijt nuk i bashkojnë namazet, kur në lidhje me këtë ka hadithe autentike?

Përgjigja:

Kjo çështje është prej kryesoreve në mes të shkollave të fikhut. Hanefijtë kanë gjykuar që të gjitha transmetimet mbi këtë çështje duhet bazuar në metodën e “bashkimit të dukshëm” (Xhem’ el-Suri), jo “bashkimit të vërtetë” (xhem’ el-hakiki). Kjo do me thënë që pasi që na është thënë ta kryejmë çdo namaz në kohë (të tij), dhe ka hadithe të Ibni Mes’udit që e sqarojnë që Pejgamberi (s.a.v.s.) asnjëherë nuk ka bashkuar namazet së bashku (duke nxjerrë namazin jashtë kohës së tij) përpos në Arafat dhe Muzdelife gjatë haxhit.

Pjesa në vijim, që është një shkëputje e prej librit “Fikh el-Imam” (botimi tretë), mund të jetë e dobishme për të kuptuar hadithet mbi këtë çështje: Continue reading

Ibni Tejmije, refuzues i haditheve autentike

Shejh Abdullah Ghumeri thotë:
Me të vërtetë, Ibn Tejmije është karakteristik për refuzimin e haditheve që nuk përputhen me qëllimet (synimet, idetë) e tij, madje edhe nëse këto hadithe janë strikt autentike (sahih).

Një shembull i tillë është në rastin hadithit në vijim:
“I dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] urdhëroi që të gjitha dyert e xhamisë që të sillnin nga rruga të mbylleshin, por ai e la derën e Aliut (r.a.) (hapur).”

Hadithi është strikt-autentik. Ibn al-xhevziu gabimisht e ka përmendur këtë hadith në koleksionin e tij të haditheve të shpikura (el-Maudu`at). Hafiz ibn Haxheri e ka korigjuar atë në veprën e tij “el kaul el Musaddad”: Ibn Tejmije për shkak të paragjykimeve të tija të ditura ndaj Aliut (r.a.) nuk u mjaftua me deklarimin e hadithit si të shpikur nga Ibn el-xhevziu, por, por ndërmori iniciativën që të shtoj nga shporta e tij (e mashtrimeve) pretendimin se ekspertët e hadithut (el-muhadithun) janë të pajtimit se ky hadith është i shpikur. Ibn Tejmije ka refuzuar aq shumë hadithe, vetëm sepse ato janë në papajtueshmëri me qëndrimet e tij, sa që është vështirë të përcillen (të gjitha) rastet.[49]

———————————————————————————————————-
[49] Abdullah el-Ghumeri ka përmendur në shumë vepra të tij, një numër të madh të rasteve të jondershmërisë së Ibni Tejmijes. Libri i tij er-Radd el-Muhkem el-Metin ala el-Kitab el-Mubin përmban shumë raste. Shumë Ulema të tjerë kanë shfaq pakënaqësi rreth këtij tipari të Ibni Tejmijes. Në mesin e tyre Taki ed-Din es-Subki, Ibn Haxher el-Maki, Takiud-Din el-Husni, Arabi el- Tubani, Ahmed Zeini Dehlan, Muhamed Zahid el-Keutheri

Burimi:
Shkeputja nga trajtesa:
Të kërkuarit e ndërmjetësimit të Pejgamberit të Islamit (titulli)
 – Mbrojta prej dijetari e legjitimitetit të saj (nentitulli)
Përkthimi i trajtesës bashkëkohore që vërteton se kërkimi i Tevesulit të Pejgamberit është i miratur nga Kur’ani dhe Suneti dhe refuzon pretendimin e pseudo-selefive se ndërmjetësimi është një inovacion heretik (bid’ah) (pershkrimi)

Nga i ndjeri, Shejhu dhe Muhadithi i Ez’herit, Abdullah ibn Muhamed ibn el-Sidik el-GHUMERI
Përktheu: Fatih Ibrahimi

Kush e burgosi Ibn Tejmijen dhe pse?

Burgimi i Ibni Tejmijes

ukprison

Vendimi për burgosjen e Ibn Tejmijes ishte me ixhma (konsenus) në mes dijetareve të katër shkollave jurudike. Ai u burgos me një fetva (verdikt fetar) e cila u nënshkrua nga katër gjykatës (kadi) Suni tradicional në vitin 726H për shkak të ideve të tij deviante dhe jo-tradicionale. Secili prej katër gjykatësve përfaqësonte njërën prej katër shkollave të Jurisprudencës Islame që Muslimanët i përkasin. Kjo tregon që Ibni Tejmije nuk ndiqte mësimet autentike të Sunizmit tradicional Islam siç ishte paraqitur nga katër shkollat e jurisprudencës Sunite. Nuk ka asnjë argument që dëshmon se kishte ndonjë “komplot” kundër Ibni Tejmijes që ta ndëshkonin atë, siç pretendojnë Vehabistët (pseudo-Selefijtë) në mbrojtje të tij. Emrat e katër gjykatësve janë: Kadi Muhamed Ibn Ibrahim Ibn Xhema’ah esh-Shafi’i, Kadi Muhamed Ibn el-Hariri, el-Ensari el-Hanefi, Kadi Muhamed Ibn Ebi Bekr el-Maliki, dhe Kadi Ahmed Ibn Umer el-Makdisi el-Hanbeli.

[ Disa dijetar tradicional të cilët e kanë refuzuar ibni Tejmijen për shkak të devijimit të tij dhe kundërshtimit të qëndrimeve tradicionale të Islamit Suni janë: ]

  • Takijud-Din es-Subkij,
  • Fekih Muhamed Ibn Umer Ibn Makij,
  • Hafiz Salahud-Din el-Ala’i,
  • Kadi Mufesir Bedrud-Din Ibn Xhema’ah,
  • Shejh Ahmed Ibn Jahja el-Kilabi el-Halebi,
  • Hafiz Ibn Dakik el-Id,
  • Kadi Kemalud-Din ez-Zemelkani,
  • Kadi Safiud-Din el-Hindi,
  • Fekihi dhe Muhaddithi Ali Ibn Muhamed el-Bexhi esh-Shafi’i,
  • historiani el-Fekhr Ibn el-Mu`alim el-Kurashi,
  • Hafiz Dhehebiu,
  • Mufessir Ebu Hejan el-Endelusi,
  • Fekihi Ibn Batutah, dhe disa të tjerë.

Hadithi ne lidhje me Ref el-Jedejn (ngritjen e duarve) nuk eshte mutevatir (shumefish i transmetuar)

Pretendimi që hadithi në lidhje me Ref’ el-Jedejn është mutevatir poashtu nuk është i vërtetë. Kjo, sepse Imam Muslimi dhe Imam Buhari kanë transmetuar veprimin e ref’ el-jedejn prej dy sahabëve: ‘Abdullah ibn ‘Umerit (ra) dhe Malik ibn Huwejris. Imam Zuhri transmeton hadithin prej Salim dhe Salimi prej ‘Abdullah ibn ‘Umerit. Ebu Kalebe dhe Nasr prej Malik ibn Huwejris, dhe prej tyre, Halidi dhe Katada e transmeton. Në secilin prej ketyre rasteve është vetëm një transmetues njëkohësisht, ndërsa në tjetrin ishin dy njëkohësisht. Si mund kjo të quhet mutewatir?

Imam at-Tirmidhi shkruan ne transmetimin e tij:

“Sahabet e Pejgmaberit (savs), Tabi’inet dhe dijetaret e Kufes falnin namazin pa ref’ el-jedejn.”

[et-Tirmidhi, Bab Ref’ el-Jedejn]

Ndersa Imam Ibn Ebi Sheibeh përmend autoritet e sheriatit në vijim të cilët e kanë lënë Refa’ Jedein (ngritjen e duarve) në ruku dhe gjatë ngritjes prej saj’:
Hazreti Aliu (radijallahu anhu) dhe shoqëruesit e tij,
Ibn Mes’udi (radijallahu anhu), Ibrahim Nekhaiu, Heithemeh, Jais, Ibn Ebi Leila, Muxhahidi (nxenesi i Ibn Abasit), Esvedi, Sha’biu, Ebu Is’hak, Imam Ebu Hanife, Imam Maliku (rahmetullah alejhim), dhe të tjerë – prej të cilëve të gjithë janë prej anëtarëve të elitës së Selefu Salihinjëve.

Hadithi Merfu Sariha dhe Merfu Hukmen

Hadith merfu’ është një traditë që shkon prapa deri tek Pejgamberi (s.a.v.s.), dmth, i atribuohet atij. Kur kemi për qëllim “hadithin”, zakonisht kemi për qëllim këto hadithe merfu. Këtu përfshihen thëniet, veprimet, aprovimet, dukja, karakteri, sjelljet, etj., të Pejgamberit (s.a.v.s.).

Ekzistojne dy lloje te kryesore te hadithit merfu’:

1. Sariha (i qartë dhe i drejtëpërdrejtë)

2. Hukmen (i paqartë dhe implied)

Një hadith merfu’ sariha është vetë-shpjegues. Është diçka që është thënë, ose vepruar, ose aporovuar, etj., në mënyrë eksplicite nga Pejgamberi (savs).

Në një hadith “merfu hukmen” (një gjë) i atribuohet në mënyrë implicite Pejgamberit (savs). Dmth, një thënie e bërë nga një Sahabij apo tabi’in që sugjeron se Pejgamberi duhet ta ketë thënë atë. Prandaj, kjo në mënyrë implicite shkon prapa tek Pejgamberi (savs).

Ka shtatë (7) lloje kryesore të hadithit “merfu hukmen”:
1.Prej llojit të parë është, kur një sahabij flet rreth botës tjetër, shenjave të ditës së gjykimit, shpërblimeve dhe ndëshkimeve…. Është e pamundshme që një sahabij të flet rreth këtyre gjërave pa pasur informacion prej Pejgamberit (savs). E njëjta vlen për komentimin e ajeteve (tefsirin), vetëm se këtu ka edhe disa kritere tjera që duhet marrë parasysh para se t’i atribuohet Pejgamberit (savs) tefsiri i një ajetit të caktuar.

2. Prej llojit të dytë mund të gjendet në çështjet e adhurimit ku nuk ka hapësirë për interpretim ose opinion. Një shembull është falja e namazit të eklipsit (Salat el-Kusuf) nga Ali ibn Ebi Talibi me dy ruku në një rekat. Nuk ka mundësi që ky të ketë bërë këtë pa e mësuar kështu prej Pejgamberit (s.a.v.s.). Pra kjo është mënyra e dytë kur veprimi i Sahabiut në mënyrë implicite i atribuohet Pejgamberit (s.a.v.s.)

3. Prej llojit të tretë te hadithit “hukmen merfu” është kur një sahabij thotë se diçka është bërë GJATË kohës së Pejgamberit (s.a.v.s.). Shembull i kësaj është transmetuar nga Aisha b. Ebu Bekr, në (Sahih) Buhari: “”Kemi therur një kalë kohën e Pejgamberit a.s., kur ishim në Medine, dhe e hëngrëm atë.” Këtu shohim që Pejgamberi (s.a.v.s.) nuk iu ka thënë specifikisht që mund të hani kuaj. Ka qenë miratim i nënkuptuar prej Pejgamberit (s.a.v.s.).

4. Prej llojit të katërt të “hukmen merfu” është kur një Sahabi thotë, “(është) prej sunetit”. Shembull është thënia e Ibn Mes’udit, “është prej sunetit të thuhet teshehudi në heshtje.”

5. Lloji i pestë është i njëjtë me llojin e katërt, veçse një tabi’in thotë që është prej sunetit. Edhe këtu ekzistojnë disa kritere që duhet marrë parasysh para se t’i atribuohet Pejgmaberit (savs).

6. Lloji i gjashtë i “hukmen merfu” është kur një sahabij thotë diçka në diatezën pësore. Kjo është kur një sahabi thotë, “Jemi urdhëruar për, ose, na është ndaluar…”. Kjo i atribuohet Pejgamberit (s.a.v.s.) sepse sahabët të gjithë iu drejtoheshin Pejgamberit si ai që duhet të ndiqet në mënyrë të pakushtëzuar.

7. Lloji i shtatë është kur një sahabi përmend një mëkat ose shpërblim në lidhje me një veprim specifik. Kjo automatikisht i atribuohet Pejgamberit (s.a.v.s.). Kjo, sepse sevapi dhe ndëshkimi mund të dihen vetëm përmes të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s.).

Përktheu: Fatih Ibrahimi

Burimi: Shenimet online nga kursi “Chain of Command” ne lidhje me shkencat e hadithit, i mbajtur nga Shejh AbdulBeri Jahja