Dy storie te Imam Ebu Hanifes – Kujdesi per fqiun dhe Bujaria e Ebu Hanifes

Ebu Hanifja dhe komshiu i tij çifut, pijanec dhe i zhurmshëm

Është transmetuar një rast shumë interesant në mes të heroit tonë dhe fqinjit të tij pijanec, i cili dehej këndonte gjithë natën duke e bezdisur shumë Ebu Hanifen. Një herë policia e arrestoi (padrejtësisht) këtë njeri (fqinjin zhurmaxhi). Ebu Hanife vuri re që atë natë lagjja ishte e qetë. Kështu ai pyeti në lidhje me fqinjin e tij të zhurmshëm. Pasi mori vesh për burgimin e fqinjit të tij, ai nxitoi të guvernatori i qytetit dhe ndërmjetësoi për fqinjin e tij, me ç’rast ai u lirua menjëherë. Jo vetëm kaq, por, Ebu Hanife i dha njeriut disa të holla për të kompensuar fitimet që i ka humbur për shkak të burgimit. Fqinji i tij çifut ishte aq i impresionuar me këtë veprim dhe sjellje të Ebu Hanifes, sa që u pendua dhe pranoi Islamin, dhe kohën e tij ia kushtoj mësimit të mesazhit të Islamit.

Bujaria e Imam Ebu Hanifes

Është transmetuar se kur Imam Ebu Hanife dëshironte të blinte rroba për vete apo familjen e tij, ai bënte të njëjtë për disa prej dijetarëve që ai njihte. Në fakt, bujaria e heroit tonë arriti tek çdokush që erdhi në kontakt me të. Një ditë ai ishte duke ecur në rrugë, kur ai vërejti një njeri duke u përpjekur për tu fshehur nga ai. Ebu Hanife e pyeti njeriun: “Pse jeni duke u përpjekur të fshiheni prej meje?” Kur ky njeri i tha heroit tonë (Ebu Hanifes) se ai i kishte borxh 10,000 dirhem dhe ishte në siklet sepse ai nuk mund t’ia paguante paratë e tij, heroi ynë i tha këtij njeri se ai nuk dëshironte më t’ia kthente ato (dmth i fali borxhin). Madje, Ebu Hanife i kërkoi këtij njeriu falje që i ka shkaktuar telashe dhe e ka bërë të ndihet në siklet (!!!)
Perktheu: Fatih Ibrahimi

Burimi: (s) Heroes of Islam, Darussalam, 2000CE (originally posted on islaam.com), via SunnahOnline.com

“Besimi (imani) nuk mund të bashkekzistoj me mosbesimin (kufr), ndërsa mosbesimi mund të bashkekzistoj me mosbesimin” – Imam Shafiu

Prej kontributeve të Ebu Is’hak el-Isfarajanit është komentimi i tij i formulimit të Imam Shafiut “Besimi (imani) nuk mund të bashkekzistoj me mosbesimin (kufr), ndërsa mosbesimi mund të bashkekzistoj me mosbesimin”

El-Isfarajani komenton:
“Nëse, së bashku me besimin, dikush mban qëndrimin se bota është e pafillim, ose qëndrime të ngjashme që anulojnë besimin e tij, atëherë besimi është tërësisht i anuluar tek ai person; ndërsa mosbesimi, si të pohosh Trinitetin, nëse së bashku me këtë mban qëndrimin se Shejtani sfidon të Gjithëmëshirshmin dhe fiton betejen me të, siç besojnë Manikeistët, atëherë shirku i tij rreth Trinitetit nuk është i anuluar, por është i përngjitur me shirkun e tij Manikeist.”

Imam Es-Subki esh-Shafi’i komenton: “Nga kjo mund të konkludohet se besimi as nuk rritet as nuk zvogëlohet, ndërsa mosbesimi mund të rritet ose të zvogëlohet. Meditoni mbi këtë.”