Një ndërlidhje interesante…

Një ndërlidhje interesante:

“E gjelbra ishte ngjyra e preferuar e Pejgamberit (s.a.v.s). Kjo, është ngjyra e parë që mund ta identifikoj syri në mëngjes, dhe është e fundit që e sheh syri në mbrëmje para se drita e diellit të largohet (të perëndoj) – dmth është e para dhe e fundit. Dhe ai (s.a.v.s.) ishte Pejgamberi i parë dhe i fundit.” {Shejh Hamza Jusuf}

 

 

Shënime shtesë:

Se Pejgamberi (s.a.v.s.) ishte Pejgamberi i parë argumenton hadithi:

Thotë Pejgamberi (s.a.v.s.) në një hadith:

“Unë isha Pejgamber kur Ademi ishte ende në mes shpirtit dhe trupit”

 

▪ Tirmidhiu, Sunen, (Menakib, Fadl el-Nebi, hasan sahih gharib) dhe Tahaviu, Sherh Mushkil el-Athar (15:231 #5976) nga Ebu Hurejre;

▪ Ahmedi në Musned (34:202 #20596), Hakimi në Mustedrek (2:608-609), Taberaniu në el-Mu’xhem el-Kebir (20:353 #833-834), dhe të tjerët, nga Mejseret el-Fexhr;

▪ Taberaniu në el-Mu’xhem el-Ewsat (4:272 #4175) dhe el-Mu’xhem el-Kebir (12:92 #12571) nga Ibn `Abasi;

▪ dhe Ibn Sa’d, Tabakat (1:123) nga Ebu el-Xhed`a

 

Dhe se ai është i fundit, argumenton Kur’ani famëlartë,

“… ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve.” [33:40]

Dhe vetë Pejgamberi s.a.v.s.

“Zinxiri i të dërguarve dhe profetëve ka ardhur në fund. Pas meje nuk do të ketë të dërguar apo profetë.” {Tirmidhiu, Kitab-ur-Ruja, Babu Zeheb-un-Nubuwe, Musned Ahmed, Merwijat-Enes bin Malik}

Poashtu Buhariu dhe Muslimi transmetojnë, që Pejgamberi (s.a.v.s.) i tha Aliut (r.a.):

Ti je për mua ashtu siç ishte Haruni për Musanë (a.s.) veçse pas meje nuk ka pejgamber (tjetër).”

 

si dhe shumë transmetime të ngjashme.

 

Në lidhje pretendimin se ngjyra e preferuar ishte e gjelbër, si referencë kemi sjellë këto hadithe:

Enes ibn Malik (ra) është transmetuar të ketë thënë,

“Më e dashura prej ngjyrave tek i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ishte e gjelbra.” [Taberaniu në Mu’xhem el-Ewsat; dhe el-Bezzar në Musned]

Ndonëse ky hadith ka dobësi në zinxhirin e transmetimit, është i përforcuar nga një transmetim konfirmues në të cilin Enesi (ra) dhe një grup njerëzish shkuan tek një parcelë e tokës e mbuluar me vegjetacion (bimësi), dhe pastaj dikush thërriti, “Sa i bukur është ky gjelbërim!”  Pas kësaj, Enesi (ra) rikujtoi që, “Ne thoshim që ngjyra e preferuar e Pejgamberit (s.a.v.s.) ishte e gjelbra.” [Bejhekiu, Shu’ab el-Iman]

Përgatiti: Fatih Ibrahimi