Hammad el-Ensari el-Wehabij: Neveviu Eshari, dhe shumica e historisë islame është esharite


Hammad el-Ensari, një pseudo-dijetar Vehabist, citohet nga i biri i tij `Abd el-Ewwel El-Ensari ne biografinë që ky i fundit ka shkruar për babain e tij me titull “el-Mexhmu` fi Terxhimet Hammad el-Ensari”, të ketë thënë:

 –          “Prej fundit të dinastisë Abbasite deri në të kaluarën e afërt, shtetet Islame të gjitha kanë ndjekur doktrinën Esh’arite ose Mu’tezilite. Kjo është arsyeja pse ne besojmë që Shteti ‘Saudit’ (një bidat, sepse Pejgamberi s’e ka quajtur “arabia saudite”) ka propaganduar doktrinën ‘selefite’, doktrinën e selefit të ndershëm, pas një boshllëku (hapësirë kohore).”

Së pari, duhet theksuar se vehabijve ju pëlqen që dijetarët që kundërshtojnë idetë e tyre të devijuara, t’i vendosin përkrah sekteve të devijuara, në këtë rast Imamët Esh’arinj përkrah Mu’tezilëve, edhepse Esh’arinjtë janë kundërshtuesit e mu’tezilëve, dhe janë ata që bartin flamurin e Ehli-sunetit we’l Xhematit në çështjet doktrinore.

Së dyti, mu’tezilizmi pos në kohën e sundimit të Me’munit (813-833), asnjëherë nuk ka qenë doktrinë zyrtare e shtetit islam, e as e shumicës së dijetarëve. Madje edhe në kohën e Me’munit, ky i fundit nuk i pranoj të gjitha çështjet e tyre besimore, por vetëm disa. Doktrina e mutezilëve në këtë kohë ishte doktrinë e imponuar nga udhëheqësi i shtetit, dhe nuk ishte e pranuar nga ulematë tradicional, që ishin shumicë, për dallim nga esharizmi që nuk ishte asnjëherë doktrinë besimore e imponuar nga shteti me dhunë. Të gjithë dijetarët esharinjë, janë esharinjë sepse kanë zgjedhur metodologjinë e Imam Eshariut për të përgënjeshtruar devijimet e të gjitha sekteve, si mutezilët, shiitët, kaderijt, etj., e jo sepse ua ka imponuar pushteti këtë kredo. Pasiqë u sqarua se 20 vitet e Mutezilizmit ishin me dhunë dhe që kjo nuk vlen për esharizmin, nga citati i Hammad Ensariut e shohim se ai vetë e pranon, që gjatë gjithë sundimit të Halifatit, besimi zyrtar i shtetit islam ka qenë ai Esharij, deri në ardhjen e regjimit të sotëm ‘saudit’, që ndihmuan me të gjitha mjetet një grup të vogël pseudo-dijetarësh devijant që të ringjallin mësimet e vdekura të muxhesimeve (antropomorfistëve).

–          “Muhammed Kutb është Esh’arij, dhe el-Neveviu është Esh’arij, dhe Kadi Ijad është Esh’arij.”

Hammad Ensariu në këtë citat e pranon atë që shumica e vehabijve mundohen ta fshehin përmes gënjeshtrave e marifeteve. Fakti që konfirmon fjalën e Hammad Ensariut është, se ulemaja vehabite e pranon që Imam Neveviu, (sipas tyre) kishte “gabime në akide”, por pranojnë atë si kompetent në fushat tjera, si fikhu e hadithi. Pra, Neveviu ka qenë aq i zoti sa për t’i mjeshtëruar me zotësi në detaje shkencat tjera, si Fikhu, Hadithi, Tefsiri, Gjuha etj., POR, nuk ka qenë aq i zoti sa për të pasur besimin e drejt (!!!). Për më tepër, Neveviu njihet si Shejh-ul-Islami i kohës së tij, titull ky që nuk ju jepet njerëzve jo-kompetent për secilën fushë islame. Sikur Neveviu të ishte me gabime në akide, ky titull s’do ti jepej. Poashtu, Hammadi e pranon që Kadi Ijjad, një prej dijetarëve të mëdhenj malikij, i takon kredos Esharite.

Elhamdulilah

Atë që Allahu e udhëzon, ai është në rrugë të drejtë, e atë që e humb, ata janë të dëshpëruarit”

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Komuniteti im kurrë nuk do të bie dakord në devijim, prandaj, në qofte se shikon divergjenca, duhet ta ndjekësh grupin më të madh (Al Sawad Al Adham)”

[Raportuar nga Imam Ahmedi në shumë hadithe, ndër ta me 3 zinxhirë te ndryshëm e të fortë (Sahih).]

Vërtetë, grupi më i madh (i dijetarëve) gjatë gjithë historisë islame (siç e pranon vetë Hammad Ensariu më sipër), kanë qenë Esharij në akide.

Taxhuddin Es-Subkiu në veprën “Tabakat Esh-Shaafi`ijeh El-Kubraa, 3/373-374” thotë:
Ne tashmë kemi përmendur atë që Ibn Abdisselami dhe të tjerët para dhe pas tij kanë përmendur, e kjo është që Shafiijt, Malikijt, Hanefijtë, dhe të nderuarit prej Hanbelinjëve, janë të gjithë Esh’arinjë. Kjo është ajo që është cituar nga Ibn Abdisselami, udhëheqësi i Shafijëve të kohës së tij, dhe Ibn el-Haxhib, udhëheqësi i Malikijve të kohës së tij, dhe El-Hasirij, udhëheqësi i Hanefijve të tashëm.

Ajo që është theksuar nga Ibn Asakiri, mjeshtri i madh i hadithit i Umetit të Muhamedit (s.a.v.s.), për njerëzit e qëndrueshëm dhe të besueshëm: “A ka ndonjë në mesin e juristëve, Hanefijve, Malikijve dhe Shafijve që nuk pajtohen me të (Imam Esh’ariun), dhe që nuk janë pozicionuar pas tij, dhe që nuk janë të kënaqur me orvatjet e tij për fenë e Allahut, dhe që nuk e lavdërojnë atë për dijen e tij të madhe? Përpos një grupi të vogël që fshehin antropomorfizëm, dhe e bëjnë armik këdo që beson në Tevhid dhe që e pastron Allahun nga përngjasimi me krijesat. Dhe përpos atyre që imitojnë thëniet e Mu’tezilëve që flasin keq për të.”

Leave a comment