Dy storie te Imam Ebu Hanifes – Kujdesi per fqiun dhe Bujaria e Ebu Hanifes

Ebu Hanifja dhe komshiu i tij çifut, pijanec dhe i zhurmshëm

Është transmetuar një rast shumë interesant në mes të heroit tonë dhe fqinjit të tij pijanec, i cili dehej këndonte gjithë natën duke e bezdisur shumë Ebu Hanifen. Një herë policia e arrestoi (padrejtësisht) këtë njeri (fqinjin zhurmaxhi). Ebu Hanife vuri re që atë natë lagjja ishte e qetë. Kështu ai pyeti në lidhje me fqinjin e tij të zhurmshëm. Pasi mori vesh për burgimin e fqinjit të tij, ai nxitoi të guvernatori i qytetit dhe ndërmjetësoi për fqinjin e tij, me ç’rast ai u lirua menjëherë. Jo vetëm kaq, por, Ebu Hanife i dha njeriut disa të holla për të kompensuar fitimet që i ka humbur për shkak të burgimit. Fqinji i tij çifut ishte aq i impresionuar me këtë veprim dhe sjellje të Ebu Hanifes, sa që u pendua dhe pranoi Islamin, dhe kohën e tij ia kushtoj mësimit të mesazhit të Islamit.

Bujaria e Imam Ebu Hanifes

Është transmetuar se kur Imam Ebu Hanife dëshironte të blinte rroba për vete apo familjen e tij, ai bënte të njëjtë për disa prej dijetarëve që ai njihte. Në fakt, bujaria e heroit tonë arriti tek çdokush që erdhi në kontakt me të. Një ditë ai ishte duke ecur në rrugë, kur ai vërejti një njeri duke u përpjekur për tu fshehur nga ai. Ebu Hanife e pyeti njeriun: “Pse jeni duke u përpjekur të fshiheni prej meje?” Kur ky njeri i tha heroit tonë (Ebu Hanifes) se ai i kishte borxh 10,000 dirhem dhe ishte në siklet sepse ai nuk mund t’ia paguante paratë e tij, heroi ynë i tha këtij njeri se ai nuk dëshironte më t’ia kthente ato (dmth i fali borxhin). Madje, Ebu Hanife i kërkoi këtij njeriu falje që i ka shkaktuar telashe dhe e ka bërë të ndihet në siklet (!!!)
Perktheu: Fatih Ibrahimi

Burimi: (s) Heroes of Islam, Darussalam, 2000CE (originally posted on islaam.com), via SunnahOnline.com

Advertisements

“Besimi (imani) nuk mund të bashkekzistoj me mosbesimin (kufr), ndërsa mosbesimi mund të bashkekzistoj me mosbesimin” – Imam Shafiu

Prej kontributeve të Ebu Is’hak el-Isfarajanit është komentimi i tij i formulimit të Imam Shafiut “Besimi (imani) nuk mund të bashkekzistoj me mosbesimin (kufr), ndërsa mosbesimi mund të bashkekzistoj me mosbesimin”

El-Isfarajani komenton:
“Nëse, së bashku me besimin, dikush mban qëndrimin se bota është e pafillim, ose qëndrime të ngjashme që anulojnë besimin e tij, atëherë besimi është tërësisht i anuluar tek ai person; ndërsa mosbesimi, si të pohosh Trinitetin, nëse së bashku me këtë mban qëndrimin se Shejtani sfidon të Gjithëmëshirshmin dhe fiton betejen me të, siç besojnë Manikeistët, atëherë shirku i tij rreth Trinitetit nuk është i anuluar, por është i përngjitur me shirkun e tij Manikeist.”

Imam Es-Subki esh-Shafi’i komenton: “Nga kjo mund të konkludohet se besimi as nuk rritet as nuk zvogëlohet, ndërsa mosbesimi mund të rritet ose të zvogëlohet. Meditoni mbi këtë.”

Një ndërlidhje interesante…

Një ndërlidhje interesante:

“E gjelbra ishte ngjyra e preferuar e Pejgamberit (s.a.v.s). Kjo, është ngjyra e parë që mund ta identifikoj syri në mëngjes, dhe është e fundit që e sheh syri në mbrëmje para se drita e diellit të largohet (të perëndoj) – dmth është e para dhe e fundit. Dhe ai (s.a.v.s.) ishte Pejgamberi i parë dhe i fundit.” {Shejh Hamza Jusuf}

 

 

Shënime shtesë:

Se Pejgamberi (s.a.v.s.) ishte Pejgamberi i parë argumenton hadithi:

Thotë Pejgamberi (s.a.v.s.) në një hadith:

“Unë isha Pejgamber kur Ademi ishte ende në mes shpirtit dhe trupit”

 

▪ Tirmidhiu, Sunen, (Menakib, Fadl el-Nebi, hasan sahih gharib) dhe Tahaviu, Sherh Mushkil el-Athar (15:231 #5976) nga Ebu Hurejre;

▪ Ahmedi në Musned (34:202 #20596), Hakimi në Mustedrek (2:608-609), Taberaniu në el-Mu’xhem el-Kebir (20:353 #833-834), dhe të tjerët, nga Mejseret el-Fexhr;

▪ Taberaniu në el-Mu’xhem el-Ewsat (4:272 #4175) dhe el-Mu’xhem el-Kebir (12:92 #12571) nga Ibn `Abasi;

▪ dhe Ibn Sa’d, Tabakat (1:123) nga Ebu el-Xhed`a

 

Dhe se ai është i fundit, argumenton Kur’ani famëlartë,

“… ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve.” [33:40]

Dhe vetë Pejgamberi s.a.v.s.

“Zinxiri i të dërguarve dhe profetëve ka ardhur në fund. Pas meje nuk do të ketë të dërguar apo profetë.” {Tirmidhiu, Kitab-ur-Ruja, Babu Zeheb-un-Nubuwe, Musned Ahmed, Merwijat-Enes bin Malik}

Poashtu Buhariu dhe Muslimi transmetojnë, që Pejgamberi (s.a.v.s.) i tha Aliut (r.a.):

Ti je për mua ashtu siç ishte Haruni për Musanë (a.s.) veçse pas meje nuk ka pejgamber (tjetër).”

 

si dhe shumë transmetime të ngjashme.

 

Në lidhje pretendimin se ngjyra e preferuar ishte e gjelbër, si referencë kemi sjellë këto hadithe:

Enes ibn Malik (ra) është transmetuar të ketë thënë,

“Më e dashura prej ngjyrave tek i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ishte e gjelbra.” [Taberaniu në Mu’xhem el-Ewsat; dhe el-Bezzar në Musned]

Ndonëse ky hadith ka dobësi në zinxhirin e transmetimit, është i përforcuar nga një transmetim konfirmues në të cilin Enesi (ra) dhe një grup njerëzish shkuan tek një parcelë e tokës e mbuluar me vegjetacion (bimësi), dhe pastaj dikush thërriti, “Sa i bukur është ky gjelbërim!”  Pas kësaj, Enesi (ra) rikujtoi që, “Ne thoshim që ngjyra e preferuar e Pejgamberit (s.a.v.s.) ishte e gjelbra.” [Bejhekiu, Shu’ab el-Iman]

Përgatiti: Fatih Ibrahimi

Dijetarët janë trashëgues të Pejgamberëve (hadith)

Pejgamberi (sal Allahu alejhi we selem) thotë:
“Vërtetë dijetarët (ulematë) janë trashëguesit e Pejgamberëve.” (Sunen Ebu Davud, #3641)

Dijetari Ibn Mulakkan (vd. 804H.) në veprën Bedr el-Munir (7/587) e klasifikon zinxhirin e këtij transmetimi Sahih.

Imami dhe Muhadithi i madh, komentuesi i sahihut të Buhariut, Bedrudin El-‘Ajni (vd. 855H) poashtu e vërteton si të vërtetë këtë trasnmeton në ‘Umdetul Karij (2/40).
Dhe muhadithi i kohës tonë, Shejh Shuajb Arnauti poashtu e konfirmon si të vërtetë.

Imam esh-Shatibiu

Kujdes: Informacionet e mëposhtme nuk janë domosdoshmërisht korrekte. Shkrimi i mëposhtëm është marrë nga Wikipedia në gjuhën angleze, dhe është përkthyer në shqip.

Imam Ebu Is’hak esh-Shatibiu ishte një dijetar Andaluzian i medhhebit malikij. Ai vdiq në vitin 1388 (8 Shaban 790H) në Granada. Emri i plotë i Imam Shatibiut ishte “Ibrahim bin Musa bin Muhammed esh-Shatibi el-Gharnati”. Prejardhja e familjes së tij ishte prej Benu Lakhm. Kunja e tij ishte “Ebu Is’hak” dhe ‘mbiemrat’ e tij ishin ‘El-Lakhmi’, ‘El-Gharnati’, ‘El-Maliki’ dhe ‘Es-Shatibi’. Data dhe vendi i lindjes së tij janë të panjohura. Mirëpo, njëeri prej mbiemrave të tij, ‘Es-Shatibi’, na çon tek qyteti Ĥativa, që tregon se ai ishte pasardhës i migrantëve prej atij qyteti.

Mësuesit e tij janë dijetarë të mirënjohur të kohës së tyre:

  • Imam ibn el-Fahr el-Abiri
  • Ebu el-Kasim el-Satti
  • Imam Ebu Abdullah el-Tilmesani
  • Imam Ebu Abdullah el-Makri
  • Shejh Ebu Seid bin Lab
  • Imam Xhelil ibn Merzuk
  • Ebu Ali Mensur bin Muhammed el-Zidawi
  • Ebu Abdullah el-Bilnesi
  • Ebu Xhafer el-Shukuri
  • Ebu el-Abbas el-Kabbab
  • Ebu Abdullah el-Hafar

Librat e tij

Ai mësoj prej shumë dijetarëve të shquar të kohës së tij. Ai u bë mjeshtër në Gjuhën Arabe dhe Ixhtihad dhe kërkim në një moshë të re. Ai diskutonte çështje të ndryshme me mësuesit e tij para se të arrinte në ndonjë konkluzion.

  • el-I’tisaam – Ky libër i famshëm i Imam Shatibiut është enciklopedia themelore për definimin e novacioneve fetare. Përbehet prej 10 kapitujve. Parathënia është shkruar nga Sejid Reshid Raza el-Misri.
  • El-Muwefakat fi Usul el-Sheria – Kjo është poashtu një prej librave më të njohura të Imam Shatibiut. Kjo libër është në lëminë e Usuli-Fikhut dhe Mekasid el-Sheriah. Është botuar nga Dewlet et-Tunisia (1302 H, Tunizi) në katër vëllime.
  • Shara ala el-Hutasa.
  • El-I’tifak fi Ilm el-Ishtikak – Ky libër ishte në lëminë e Ilm-i-Sarf, por është humbur gjatë jetës së tij.
  • Kitab el-Mexhalis – Ky libër përfshinte një komentim të librit të Sahihut të Buhariut, el-Kitab el-Bijuh (??).
  • Kitab el-ifidat we el-inshadat – ky libër përfshinte dy vëllime mbi letërsinë.

 

 

Perkthehu: Fatih Ibrahimi

Janë disa njerëz, që Pejgamberët dhe shehidët ua kanë lakmi…

Është transmetuar nga ‘Umer bin el-Hatāb që Pejgamberi (صلى الله عليه وآله وسلم) ka thënë:

‘Prej robërve të Allahut janë disa që as nuk janë pejgamber as nuk janë shehid (dëshmorë), por në ditën e gjykimit Pejgamberët dhe shehidët do të lakmojnë gradën e tyre (të xhenetit)’. Sahabët e pyetën: ‘O i Dërguar i Allāhut, na trego, kush janë ata njerëz?’ Ai u përgjigj: ‘ata janë të cilët duan njëri tjetrin për hir të Allahut. Ata as nuk janë farefis me njëri tjetrin as nuk kanë prona për të shkëmbyer. Betohem në Allahun se ata do të kenë fytyra të ndritura, ata do të jenë në ulëse prej dritës. Ata nuk do të kenë frikë kur të tjerët do të jenë të frikësuar, ata nuk do të kenë brenga kur të tjerët do të jenë të hidhëruar.’ Pastaj ai recitoi ajetin: Padyshim, për dashamirët e Perëndisë (أَوْلِيَاءَ اللَّـهِ) nuk ka frikë as pikëllim. [10:62.]”

Nga:

Ebu Davudi, Sunen, 3:288 (#3527);
Bejhekiu, Shu‘eb-ul-iman, (6:486#8998, 8999);
Hatib Tebrizi, Mishkat-ul-mesabih, libri i edebeve (sjelljeve të mira) kap. 16 (3:75-6#5012).

 

Hammad el-Ensari el-Wehabij: Neveviu Eshari, dhe shumica e historisë islame është esharite

Hammad el-Ensari, një pseudo-dijetar Vehabist, citohet nga i biri i tij `Abd el-Ewwel El-Ensari ne biografinë që ky i fundit ka shkruar për babain e tij me titull “el-Mexhmu` fi Terxhimet Hammad el-Ensari”, të ketë thënë:

 –          “Prej fundit të dinastisë Abbasite deri në të kaluarën e afërt, shtetet Islame të gjitha kanë ndjekur doktrinën Esh’arite ose Mu’tezilite. Kjo është arsyeja pse ne besojmë që Shteti ‘Saudit’ (një bidat, sepse Pejgamberi s’e ka quajtur “arabia saudite”) ka propaganduar doktrinën ‘selefite’, doktrinën e selefit të ndershëm, pas një boshllëku (hapësirë kohore).”

Së pari, duhet theksuar se vehabijve ju pëlqen që dijetarët që kundërshtojnë idetë e tyre të devijuara, t’i vendosin përkrah sekteve të devijuara, në këtë rast Imamët Esh’arinj përkrah Mu’tezilëve, edhepse Esh’arinjtë janë kundërshtuesit e mu’tezilëve, dhe janë ata që bartin flamurin e Ehli-sunetit we’l Xhematit në çështjet doktrinore.

Së dyti, mu’tezilizmi pos në kohën e sundimit të Me’munit (813-833), asnjëherë nuk ka qenë doktrinë zyrtare e shtetit islam, e as e shumicës së dijetarëve. Madje edhe në kohën e Me’munit, ky i fundit nuk i pranoj të gjitha çështjet e tyre besimore, por vetëm disa. Doktrina e mutezilëve në këtë kohë ishte doktrinë e imponuar nga udhëheqësi i shtetit, dhe nuk ishte e pranuar nga ulematë tradicional, që ishin shumicë, për dallim nga esharizmi që nuk ishte asnjëherë doktrinë besimore e imponuar nga shteti me dhunë. Të gjithë dijetarët esharinjë, janë esharinjë sepse kanë zgjedhur metodologjinë e Imam Eshariut për të përgënjeshtruar devijimet e të gjitha sekteve, si mutezilët, shiitët, kaderijt, etj., e jo sepse ua ka imponuar pushteti këtë kredo. Pasiqë u sqarua se 20 vitet e Mutezilizmit ishin me dhunë dhe që kjo nuk vlen për esharizmin, nga citati i Hammad Ensariut e shohim se ai vetë e pranon, që gjatë gjithë sundimit të Halifatit, besimi zyrtar i shtetit islam ka qenë ai Esharij, deri në ardhjen e regjimit të sotëm ‘saudit’, që ndihmuan me të gjitha mjetet një grup të vogël pseudo-dijetarësh devijant që të ringjallin mësimet e vdekura të muxhesimeve (antropomorfistëve).

–          “Muhammed Kutb është Esh’arij, dhe el-Neveviu është Esh’arij, dhe Kadi Ijad është Esh’arij.”

Hammad Ensariu në këtë citat e pranon atë që shumica e vehabijve mundohen ta fshehin përmes gënjeshtrave e marifeteve. Fakti që konfirmon fjalën e Hammad Ensariut është, se ulemaja vehabite e pranon që Imam Neveviu, (sipas tyre) kishte “gabime në akide”, por pranojnë atë si kompetent në fushat tjera, si fikhu e hadithi. Pra, Neveviu ka qenë aq i zoti sa për t’i mjeshtëruar me zotësi në detaje shkencat tjera, si Fikhu, Hadithi, Tefsiri, Gjuha etj., POR, nuk ka qenë aq i zoti sa për të pasur besimin e drejt (!!!). Për më tepër, Neveviu njihet si Shejh-ul-Islami i kohës së tij, titull ky që nuk ju jepet njerëzve jo-kompetent për secilën fushë islame. Sikur Neveviu të ishte me gabime në akide, ky titull s’do ti jepej. Poashtu, Hammadi e pranon që Kadi Ijjad, një prej dijetarëve të mëdhenj malikij, i takon kredos Esharite.

Elhamdulilah

Atë që Allahu e udhëzon, ai është në rrugë të drejtë, e atë që e humb, ata janë të dëshpëruarit”

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Komuniteti im kurrë nuk do të bie dakord në devijim, prandaj, në qofte se shikon divergjenca, duhet ta ndjekësh grupin më të madh (Al Sawad Al Adham)”

[Raportuar nga Imam Ahmedi në shumë hadithe, ndër ta me 3 zinxhirë te ndryshëm e të fortë (Sahih).]

Vërtetë, grupi më i madh (i dijetarëve) gjatë gjithë historisë islame (siç e pranon vetë Hammad Ensariu më sipër), kanë qenë Esharij në akide.

Taxhuddin Es-Subkiu në veprën “Tabakat Esh-Shaafi`ijeh El-Kubraa, 3/373-374” thotë:
Ne tashmë kemi përmendur atë që Ibn Abdisselami dhe të tjerët para dhe pas tij kanë përmendur, e kjo është që Shafiijt, Malikijt, Hanefijtë, dhe të nderuarit prej Hanbelinjëve, janë të gjithë Esh’arinjë. Kjo është ajo që është cituar nga Ibn Abdisselami, udhëheqësi i Shafijëve të kohës së tij, dhe Ibn el-Haxhib, udhëheqësi i Malikijve të kohës së tij, dhe El-Hasirij, udhëheqësi i Hanefijve të tashëm.

Ajo që është theksuar nga Ibn Asakiri, mjeshtri i madh i hadithit i Umetit të Muhamedit (s.a.v.s.), për njerëzit e qëndrueshëm dhe të besueshëm: “A ka ndonjë në mesin e juristëve, Hanefijve, Malikijve dhe Shafijve që nuk pajtohen me të (Imam Esh’ariun), dhe që nuk janë pozicionuar pas tij, dhe që nuk janë të kënaqur me orvatjet e tij për fenë e Allahut, dhe që nuk e lavdërojnë atë për dijen e tij të madhe? Përpos një grupi të vogël që fshehin antropomorfizëm, dhe e bëjnë armik këdo që beson në Tevhid dhe që e pastron Allahun nga përngjasimi me krijesat. Dhe përpos atyre që imitojnë thëniet e Mu’tezilëve që flasin keq për të.”