Shems-i-Tebrizi, mësuesi shpirtëror i Rumit


Ndonëse Shems-i Tebrīzī për më tepër se një shekull është përshkruar si një dervish (kalander) bredhës i cili ishte karizmatik dhe kishte tendenca heretizmi, ne tani kemi shumë më tepër informacione rreth tij në gjuhën Angleze (duke iu falënderuar dijetarëve si Franklin Lewis dhe William Chittick) që më parë ishin vetëm në Persishte (Muwaḥḥid, 1990 dhe 1998). Ne tani, bazuar në shënimet e diskurseve të tija (Mekalat-i-Shems-i-Tebriz) që janë shënuar nga nxënësit e tij (njëri prej të cilëve ishte i biri i Mewlānā Rumit, Sulṭān Weled), dimë, që ai kishte shkollim solid islam në gjuhën arabe dhe që ai ishte Musliman Suni i cili ndiqte shkollën juridike Shafiite (Mekālāt, fq. 182-83). Ai duhet të ketë memorizuar Kur’anin, pasiqë ai ua mësonte fëmijëve të rinj memorizimin e tij (Chittick, fq. xvi).

Shems ud-Dīn i jepte shumë rëndësi “pasimit” [mutabaat], dmth, ndjekjes së Sunetit apo shembullit të sjelljes së Pejgamberit, Muhamedit (s.a.v.s.).

Shemsi ishte kritik ndaj një numri të mjeshtërve të mirënjohur Sufi (bashkëkohës dhe më të hershëm) sepse ata nuk e ndiqnin mjaftueshëm shembullin e Pejgamberit, dhe mesa duket, disa u ndjenë aq të ngritur shpirtërisht saqë ndjenë pak nevojë për këtë (Lewis, f. 150, 156-58).

Bazuar në këtë të kuptuar, takimi i parë në mes të Shemsit dhe Mewlānā Rumit mund të shihet në një dritë të re: Shemsi ishte duke kërkuar për një prej eulijave të mëdhenj të fshehur të Zotit, dhe një prej provave të këtij personi do të jetë një nderim i përulur dhe dashuri për Pejgamberin Muhamedin a.s., kombinuar me një përkushtim të fortë në ndjekjen e mënyrës së devotshme të jetës së Pejgamberit. Kjo do të ishte në dallim me sufijtë e tjerë që pretendonin pranimin mirësive të jashtëzakonshme shpirtërore nga Zoti, por kishin një mungesë përkushtimi në ndjekjen e shembullit të Pejgamberit.

Nasir Shemsi shkruan,

Ai (Shems-i-Tebrizi) nuk i pëlqente mistikët ngaqë ata kishin braktisur Sheriatin. Ai i urrente Fekihët (dijetarët) sepse ata jepeshin pas polemikave të padobishme dhe akuzimeve. Ai shmangej nga qëndrimi në seminare dhe teqe. Në vend të kësaj, ai qëndronte në hanet (bujtinat) e tregtarëve, duke treguar vetën si tregtar udhëtues. Ai hante shumë pak. Një shujtë rasti (bukë dhe supë) ishte e mjaftueshme për disa ditë. Ai praktikisht e ngordhëte urie veten e tij, si mohim ndaj vetes (unit). Si shpërblim, ai morri dhuratën e mistershme të të diturit e mendjes së tjetrit, parashikimi i ngjarjeve, e madje edhe transferimin e tij nga një vend në vend tjetër. Ai ishte në gjendje të bënte gjëra që dukeshin të jashtëzakonshme, të çuditshme apo mbinatyrore për një sy jo të mprehtë. Sidoqoftë, ai këto (keramtet) i mbajti të fshehta nga njerëzit e zakonshëm. Rumi e ka parë kur Shemsi i ka gjuajti dorëshkrimet e tij në ujë, dhe pastaj i nxori ato, të terura dhe të padëmtuara, pa shenjë uji në fletë. Kjo s’ishte magji as iluzion; kjo ishte dhuratë e dhënë nga Zoti.

Burimi: dar-al-masnavi.org
Perktheu: Fatih Ibrahimi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s