Mulla `Ali el-Kariu (vd. 1014 H) – Biografia


Mulla `Ali el-Kariu (d. 1014 AH) – një mjeshtër i madh Hanefi i hadithit

Njeri prej mjeshtërve të mëdhenjë hanefi të hadithit dhe imamëve të fikhut, komentimit të Kur’anit (tefsirit), gjuhës, historisë dhe tesavufit, autor i disa komentimeve të mëdha si “el-Mirkat” për veprën “Mishkat el-mesabih” në disa vëllime, një komentim prej dy vëllimeve për veprën “esh-Shifa’” të Kadi Ijadit, dhe komentim prej dy vëllimeve për përmbledhjen e Ihja-së së Gazaliut e titulluar `Ajn el-`ilm we zejn el-hilm, libri i tij i lutjeve profetike, el-Hizb el-a`zam përbën bazën e manualit të mirënjohur të dhikrit të Imam el-Xheluzit, Dala’il el-Hajrat, që së bashku me Kur’anin recitohet përditë nga shumë muslimanë të devotshëm anembanë botës.
Ai shkruan në parathënien e komentimit të tij të Gazaliut:

“Unë e kam shkruar këtë komentim mbi përmbledhjen e Ihja ulum-i-din nga argumenti i islamit dhe vërtetuesi i krijesave, duke shpresuar që të fitoj pak nga mirësitë e fjalëve të njohësve më të pastër të Allahut, dhe të përfitoj prej dhuratave që kullojnë nga faqet e (libravë të) Shejhëve dhe Ewlijave, ashtu që mbase mund të përmendem në numrin e tyre dhe të ngrihem në turmën e tyre, edhe nëse nuk arrij në pasimin e tyre dhe shërbimin e tyre, për shkak se mbështetem në dashurinë time ndaj tyre dhe mjaftohem me dëshirën time për ta.”1

Në lidhje me obligimin për të kërkuar pastrim të zemrës, ai shkruan:
“Më të mëdhenjtë e të mëdhenjve (el-ekebir) janë orvatur t’i falin vetëm dy rekate pa biseduar me egon e tyre rreth dynjasë gjatë namazit, dhe e kishin të pamundshme ta bëjnë këtë. Prandaj nuk ka asnjë ambicie të tillë për ne që të arrijmë këtë ndonjëherë. Do doja që njeriu të arrij (ta shpëtoj) gjysmën e namazit të tij, ose vetëm një të tretën, nga pëshpërimat dhe mendimeve që kalojnë nëpër mendje. Ai është sikur ai që përzien të mirën dhe të keqën, si një gotë plot me uthull në të cilën hidhet ujë: Pashmangshmërisht uthulla ndahet në proporcion me ujin që i është hedhur dhe këto dy sasi asnjëherë nuk bashkekzistojnë. Ne kërkojmë ndihmën e Allahut!”2

Kapitulli i fundit nga komentimi i el-Kariut mbi Gazaliun, mbase më i vlefshmi në tërë veprën, i përkushtohet shpjegimit të Gazaliut dhe Kariut të ajetit “Nëse e doni Allahun, më ndiqni mua, e Allahu do t’ju dojë juve!” (3:31) dhe është i ngjashëm me ‘kitab sad mejden’ të el-Haraviut rreth të njejtës temë. Në të, el-Kariu citon Hasan el-Basriun të ketë thënë: “Kushdo që (me të vërtetë) e njeh Zotin e tij e do Atë, dhe kushdo që (me të vërtetë) e njeh botën, ia bën pa të.” El-Kariu e fillon kapitullin me një paralajmërim që gjendjet e ndryshme shpirtërore të Dashurisë për Allahun të përshkruara nga sufijtë në terminologjinë e tyre të gjitha burojnë nga i njëjti burim Kur’anor dhe që nuk është e lejuar për t’i mohuar ato përpos nëse së pari e mohon vetë burimin: Dashuria dhe disiplina e shtegut (el-mehabbe we el-suluk) nënkupton shtegun e dashurisë dhe dëshirës së madhe, dhe secili që nuk pi nga oqeani i gnosticizmit nuk e di realitetin e dashurisë, edhe nëse lloji, shembujt, dhe terminologjia janë të ndryshme. Dashuria nuk ka kuptim tjetër pos nxitjes në bindje (nënshtrim ndaj Zotit), dhe kushdo që mohon dashurinë, mohon familjaritetin (uns) dhe pasionin (shawk) dhe shijen (dhewk) dhe tërheqjen (mahu) dhe qartësinë (sahu) dhe shkrirjen (fana’) dhe ekzistencën (baka’) dhe tkurrjen (kabd) dhe zgjerimin (bast) dhe tjerat prej karakteristikave të nevojshme të dashurisë dhe dëshirës së madhe, si dhe të tjerave prej gjendjeve të njerëzve të gnostik.3

Shënime:
1. el-Kariu, Sherh `Ajn el-`ilm we zejn el-hilm 1:1.
2. Ibid. 1:78.
3. Ibid. 2:354-355

Përktheu: Fatih Ibrahimi

One thought on “Mulla `Ali el-Kariu (vd. 1014 H) – Biografia

  1. Pingback: Komentimi i hadithit “Ku eshte Allahu?” nga Mulla Ali el-Kariu | Sulltan el-Hanefi el-Maturidi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s