Imam Neveviu, një Sufi, Kutb el-Ewlija

Neveviu shkruan në trajtesën e tij të shkurtër të titulluar el-Mekasid fi el tewhid we el-`ibada we usul el-tesawwuf:

Specifikat e rrugës së Sufijve janë pesë:

1. Ta mbash prezencën e Allahut në zemrën tënde në publik dhe privat;
2. Të ndjekësh Sunetin e Pejgamberit me vepra dhe fjalë;
3. Të qëndrosh larg nga njerëzit dhe nga të kërkuarit prej tyre;
4. Të jesh i kënaqur me atë që Allahu të ka dhënë, qoftë edhe pak;
5. Gjithëmonë tia lësh çështjet në dorë të Allahut.

Neveviu vdiç para se të mund ta përfudoje veprën e tij Bustan el-`arifin fi el-zuhd we et-tesawwuf, që është një koleksion i çmueshëm i thënjëve të mjeshtërve të hershëm dhe të vonshëm të tesavufit (sufizmit), në elaborimin e disa prej çështjeve më delikate të vetë-purifikimit.

Neveviu konsiderohet Sufi dhe Shenjtor , siç është e qartë kjo nga titujt e disa prej veprave të tij dhe nga biografia e Imam Sahaviut e titulluar Terxhemet shejh el-islam, KUTB El-EWLIJA el-kiram, fakih el-enam, muhji el-sunne we mumit el-bid`a Ebi Zekerijja Muhji el-Din el-Newewi (Biogfaria e Shejhut të Islamit,  Kutbit* të Eulijave, Fakihut të njerëzimit, ripërtëritësi i Sunnetit dhe mbytësi i risive (bidateve)… El-Neveviu).

* Kutb – Shtyllë, Pol, Bosht. Në tesavuf, të gjithe kutb jane ewlija, por jo të gjithë ewlijatë arrijnë gradën e kutbit; Grada më e lartë e ewlijave.

Imam Sujutiu dhe Ibn es-Subki i përgjigjen Dhehebiut që flet kundër sufijve dhe esharijve, me fjalët në vijim:

Imam Sujutiu i përgjigjet Dhehebiut që flet kundër sufijve dhe esharijve, me fjalët në vijim: “Mos i lëni murmuritjet e Edh-Dhehebiut të ju mashtrojnë juve, ngase ai shkoi aq larg saqë të murmuroj kundër Imam Fahrud-Din er-Raziut dhe kundër atij që është më i madh sesa Imami, dmth, Ebu Talib el-Mekki autorit të Kut el-Kulub, dhe kundër atij që është më i madh sesa Ebu Talibi, dmth, Ebu Hasan el-Eshariut, fama e të cilit ka mbushur kupat qiellore! Dhe librat e Dhehebiut janë të mbushura me to: el-Mizan, el-Tarih, dhe Sijar el-Nubela’. A do ti pranoni fjalët e tij (Dhehebiut) kundër sojit të atyre? Asnjëherë, vAllahi! Fjala e tij nuk pranohet në lidhje me ta. Por, ne respektojmë të mirat e tyre ndaj nesh dhe ua japim atyre në tërësi (meritat).” {Es-Sujuti, Kam` el-Mu`arid bi Nusra Ibn el-Ferid, në Mekamat (2:917-918) dhe siç është cituar nga Imam el-Lucknawi në el-Raf` we el-Takmil fi el-Xherh we el-Ta`dil (fq. 319-320)
Ibn el-Subki poashtu e ka kritikuar anti-Esharizmin e ed-Dhehebiut dhe animet kah doktrina Hanbelite, duke e quajtur atë (Dhehebiun) një prej propaganduesve më të mëdhenj të antropomorfizmit.
{ Në Tabakat esh-Shafi`ijje el-Kubra (3:352-354, 8:88-89, 9:103) }

Në një vend tjetër ai deklaron: “Shejhu ynë, Dhehebiu – Allahu e mëshiroftë – edhe përkundër gjithë dijes dhe devotshmërisë tregon një paragjykim të tepruar kundër Ehli-sunetit; Nuk është e lejuar që ai të ndiqet në këtë qëndrim… as nuk është e lejuar të mbështetemi në shejhun tonë, Dhehebiun,  kurdo që ai e lavdëron ndonjë Hanbeli apo e fajëson ndonjë Esh’ari.”

{ Ibn es-Subki, Ka`ide (fq. 32-37, 59-60), Tabakat esh-Shafi`jje el-Kubra [TSK] (2:13-16). Cf. Esh-Sahaviu, el-I`lan (fq. 75)

Shems-i-Tebrizi, mësuesi shpirtëror i Rumit

Ndonëse Shems-i Tebrīzī për më tepër se një shekull është përshkruar si një dervish (kalander) bredhës i cili ishte karizmatik dhe kishte tendenca heretizmi, ne tani kemi shumë më tepër informacione rreth tij në gjuhën Angleze (duke iu falënderuar dijetarëve si Franklin Lewis dhe William Chittick) që më parë ishin vetëm në Persishte (Muwaḥḥid, 1990 dhe 1998). Ne tani, bazuar në shënimet e diskurseve të tija (Mekalat-i-Shems-i-Tebriz) që janë shënuar nga nxënësit e tij (njëri prej të cilëve ishte i biri i Mewlānā Rumit, Sulṭān Weled), dimë, që ai kishte shkollim solid islam në gjuhën arabe dhe që ai ishte Musliman Suni i cili ndiqte shkollën juridike Shafiite (Mekālāt, fq. 182-83). Ai duhet të ketë memorizuar Kur’anin, pasiqë ai ua mësonte fëmijëve të rinj memorizimin e tij (Chittick, fq. xvi).

Shems ud-Dīn i jepte shumë rëndësi “pasimit” [mutabaat], dmth, ndjekjes së Sunetit apo shembullit të sjelljes së Pejgamberit, Muhamedit (s.a.v.s.).

Shemsi ishte kritik ndaj një numri të mjeshtërve të mirënjohur Sufi (bashkëkohës dhe më të hershëm) sepse ata nuk e ndiqnin mjaftueshëm shembullin e Pejgamberit, dhe mesa duket, disa u ndjenë aq të ngritur shpirtërisht saqë ndjenë pak nevojë për këtë (Lewis, f. 150, 156-58).

Bazuar në këtë të kuptuar, takimi i parë në mes të Shemsit dhe Mewlānā Rumit mund të shihet në një dritë të re: Shemsi ishte duke kërkuar për një prej eulijave të mëdhenj të fshehur të Zotit, dhe një prej provave të këtij personi do të jetë një nderim i përulur dhe dashuri për Pejgamberin Muhamedin a.s., kombinuar me një përkushtim të fortë në ndjekjen e mënyrës së devotshme të jetës së Pejgamberit. Kjo do të ishte në dallim me sufijtë e tjerë që pretendonin pranimin mirësive të jashtëzakonshme shpirtërore nga Zoti, por kishin një mungesë përkushtimi në ndjekjen e shembullit të Pejgamberit.

Nasir Shemsi shkruan,

Ai (Shems-i-Tebrizi) nuk i pëlqente mistikët ngaqë ata kishin braktisur Sheriatin. Ai i urrente Fekihët (dijetarët) sepse ata jepeshin pas polemikave të padobishme dhe akuzimeve. Ai shmangej nga qëndrimi në seminare dhe teqe. Në vend të kësaj, ai qëndronte në hanet (bujtinat) e tregtarëve, duke treguar vetën si tregtar udhëtues. Ai hante shumë pak. Një shujtë rasti (bukë dhe supë) ishte e mjaftueshme për disa ditë. Ai praktikisht e ngordhëte urie veten e tij, si mohim ndaj vetes (unit). Si shpërblim, ai morri dhuratën e mistershme të të diturit e mendjes së tjetrit, parashikimi i ngjarjeve, e madje edhe transferimin e tij nga një vend në vend tjetër. Ai ishte në gjendje të bënte gjëra që dukeshin të jashtëzakonshme, të çuditshme apo mbinatyrore për një sy jo të mprehtë. Sidoqoftë, ai këto (keramtet) i mbajti të fshehta nga njerëzit e zakonshëm. Rumi e ka parë kur Shemsi i ka gjuajti dorëshkrimet e tij në ujë, dhe pastaj i nxori ato, të terura dhe të padëmtuara, pa shenjë uji në fletë. Kjo s’ishte magji as iluzion; kjo ishte dhuratë e dhënë nga Zoti.

Burimi: dar-al-masnavi.org
Perktheu: Fatih Ibrahimi

Mulla `Ali el-Kariu (vd. 1014 H) – Biografia

Mulla `Ali el-Kariu (d. 1014 AH) – një mjeshtër i madh Hanefi i hadithit

Njeri prej mjeshtërve të mëdhenjë hanefi të hadithit dhe imamëve të fikhut, komentimit të Kur’anit (tefsirit), gjuhës, historisë dhe tesavufit, autor i disa komentimeve të mëdha si “el-Mirkat” për veprën “Mishkat el-mesabih” në disa vëllime, një komentim prej dy vëllimeve për veprën “esh-Shifa’” të Kadi Ijadit, dhe komentim prej dy vëllimeve për përmbledhjen e Ihja-së së Gazaliut e titulluar `Ajn el-`ilm we zejn el-hilm, libri i tij i lutjeve profetike, el-Hizb el-a`zam përbën bazën e manualit të mirënjohur të dhikrit të Imam el-Xheluzit, Dala’il el-Hajrat, që së bashku me Kur’anin recitohet përditë nga shumë muslimanë të devotshëm anembanë botës.
Ai shkruan në parathënien e komentimit të tij të Gazaliut:

“Unë e kam shkruar këtë komentim mbi përmbledhjen e Ihja ulum-i-din nga argumenti i islamit dhe vërtetuesi i krijesave, duke shpresuar që të fitoj pak nga mirësitë e fjalëve të njohësve më të pastër të Allahut, dhe të përfitoj prej dhuratave që kullojnë nga faqet e (libravë të) Shejhëve dhe Ewlijave, ashtu që mbase mund të përmendem në numrin e tyre dhe të ngrihem në turmën e tyre, edhe nëse nuk arrij në pasimin e tyre dhe shërbimin e tyre, për shkak se mbështetem në dashurinë time ndaj tyre dhe mjaftohem me dëshirën time për ta.”1

Në lidhje me obligimin për të kërkuar pastrim të zemrës, ai shkruan:
“Më të mëdhenjtë e të mëdhenjve (el-ekebir) janë orvatur t’i falin vetëm dy rekate pa biseduar me egon e tyre rreth dynjasë gjatë namazit, dhe e kishin të pamundshme ta bëjnë këtë. Prandaj nuk ka asnjë ambicie të tillë për ne që të arrijmë këtë ndonjëherë. Do doja që njeriu të arrij (ta shpëtoj) gjysmën e namazit të tij, ose vetëm një të tretën, nga pëshpërimat dhe mendimeve që kalojnë nëpër mendje. Ai është sikur ai që përzien të mirën dhe të keqën, si një gotë plot me uthull në të cilën hidhet ujë: Pashmangshmërisht uthulla ndahet në proporcion me ujin që i është hedhur dhe këto dy sasi asnjëherë nuk bashkekzistojnë. Ne kërkojmë ndihmën e Allahut!”2

Kapitulli i fundit nga komentimi i el-Kariut mbi Gazaliun, mbase më i vlefshmi në tërë veprën, i përkushtohet shpjegimit të Gazaliut dhe Kariut të ajetit “Nëse e doni Allahun, më ndiqni mua, e Allahu do t’ju dojë juve!” (3:31) dhe është i ngjashëm me ‘kitab sad mejden’ të el-Haraviut rreth të njejtës temë. Në të, el-Kariu citon Hasan el-Basriun të ketë thënë: “Kushdo që (me të vërtetë) e njeh Zotin e tij e do Atë, dhe kushdo që (me të vërtetë) e njeh botën, ia bën pa të.” El-Kariu e fillon kapitullin me një paralajmërim që gjendjet e ndryshme shpirtërore të Dashurisë për Allahun të përshkruara nga sufijtë në terminologjinë e tyre të gjitha burojnë nga i njëjti burim Kur’anor dhe që nuk është e lejuar për t’i mohuar ato përpos nëse së pari e mohon vetë burimin: Dashuria dhe disiplina e shtegut (el-mehabbe we el-suluk) nënkupton shtegun e dashurisë dhe dëshirës së madhe, dhe secili që nuk pi nga oqeani i gnosticizmit nuk e di realitetin e dashurisë, edhe nëse lloji, shembujt, dhe terminologjia janë të ndryshme. Dashuria nuk ka kuptim tjetër pos nxitjes në bindje (nënshtrim ndaj Zotit), dhe kushdo që mohon dashurinë, mohon familjaritetin (uns) dhe pasionin (shawk) dhe shijen (dhewk) dhe tërheqjen (mahu) dhe qartësinë (sahu) dhe shkrirjen (fana’) dhe ekzistencën (baka’) dhe tkurrjen (kabd) dhe zgjerimin (bast) dhe tjerat prej karakteristikave të nevojshme të dashurisë dhe dëshirës së madhe, si dhe të tjerave prej gjendjeve të njerëzve të gnostik.3

Shënime:
1. el-Kariu, Sherh `Ajn el-`ilm we zejn el-hilm 1:1.
2. Ibid. 1:78.
3. Ibid. 2:354-355

Përktheu: Fatih Ibrahimi