A ishte Ibn Abdulvehabi “Ripërtëritës” (Muxhedid)

Le të merremi pak me pretendimin se Muhamed Ibn Abdul Vehabi ka qenë një “ripërtëritës“ (muxhedid) i fesë. Përpara se ta analizojmë këtë pretendim, është e rëndësishme të kuptohen disa hadithe në lidhje me këtë çështje.

Në Hadithin e parë të Pejgamberit (s.a.v.s.) në lidhje më këtë çështje thuhet:

“Gjenerata më e mirë, është gjenerata e kohës sime, pastaj njerëzit që vijnë mbas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre. Më pas do të paraqiten njerëz jo të besueshëm.”
(Sahih Buhari, Libri i Meritave të Sahabëve të Pejgamberit (s.a.v.s.), vëll. 5 Hadithi  nr. 2 & 3, një hadith i ngjashëm gjithashtu në Sahih Buhari, Libri i Dëshmive, vëll. 3. nr. 820; vëll. 8, Kitabu rikaak, nr. 437 dhe të tjera.

Prej kësaj mësojmë që brezi më i mirë për sa i takon diturisë së Sunetit janë Sahabët e Pejgamberit, pastaj ata që erdhën pas tyre, e më pas ata që erdhën pas tyre. Me fjalë të tjera 3 brezat e parë të cilët e kanë përfundimin rreth vitit 400 pas Hixhretit. Pra 400 vjet pas Hixhretit, periudha e Selefëve ka përfunduar, dhe Pejgamberi (s.a.v.s.) na ka paralajmëruar se pas kësaj do të dalin dijetarë që do t´i mashtrojnë njerëzit, njerëz jo të besueshëm, po përpara se të kemi frike se s´mund t´i besojmë më askujt, të lexojmë këtë hadith tjetër.

Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë:

“Dija do të bartet prej të besueshmeve në çdo brez – ata do ta pastrojnë atë prej transformimeve të bëra prej atyre që i kalojnë kufijtë, prej pretendimeve te rreme te gënjeshtarëve, dhe prej interpretimeve te gabuara te injoranteve” (Mishkatul  Mesabih, Hadith nr. 248, i klasifikuar si sahih )

Pejgamberi (s.a.v.s.) na tregon pra këtu, se do të ketë gjithmonë dijetarë të besueshëm që do ta mbrojnë Sunetin, e do t´i refuzojnë njerëzit e bidatit.

Gjithashtu në Hadithin që vazhdon. Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë:

“Në çdo 100 vjet Allahu do t´i dërgoje këtij umeti një ripërtëritës të Fesë së Tij.“ Sunen Ebu Davud, Kitabul Melehem, Hadithi nr. 4291. Ky hadith është konsideruar edhe prej dijetarit vehabist Albanit si sahih në Silsileh es-Sahihah 2/148, Hadithi nr. 599.

 

Ky hadith është jashtëzakonisht i rëndësishëm për t´u kuptuar, sepse fjala  e përdorur në arabisht për ripërtëritës është muxhedid, që do të thotë dikush që e rigjallëron fenë duke komanduar Sunetin dhe duke ndaluar bidatin.  Gjithashtu vini re se si I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë se një muxhedid do të dërgohet çdo 100 vjet!

Kjo nënkupton se çdo ripërtëritës do të duhet të konfirmojë mesazhin e ripërtëritësit paraardhës. Pra secili prej këtyre ripërtëritësve duhet te komandojnë Sunetin dhe te refuzojnë inovacionet/risitë e secilit shekull. Pikërisht kjo është sfida që i bëhet pretendimit se Muhamed Ibn Abdul Vehabi ka qenë një rigjallërues, sepse që të jetë ai gjallërues, Vehabijtë duhet të tregojnë nga një ripërtritës për çdo shekull, që e ka transmetuar mesazhin e Muhamed ibn Abdul Vehabit. Po cili ka qene mesazhi i tij?

 

  • Ai pretendon se mushriket e Mekës, ushtronin Tevhidin Rububijjeh dhe që tevhidi i tyre do të kishte qenë i përkryer nëse ata nuk do të kishin adhuruar/thirrur në ndihmë të tjerë përkrah Allahut.
  • Ai gjithashtu i mësoi ndjekësit e tij se Muslimanët kanë devijuar nga shekulli i katërt e mbrapa, dhe kanë rënë në idhujtari, dhe që idhujtaria në Mekke dhe Medine ka qenë e shfrenuar
  • Ai gjithashtu pretendon se Muslimanët e kohës së tij, ishin thellë në shirk dhe kufr, më thellë se mushrikët e Mekës.
  • Ai e konsideron të lejueshme derdhjen e gjakut të tyre (myslimaneve të kohës së tij) dhe konfiskimin e pasurisë se tyre, dhe sipas tij shehadeti i tyre ishte i pavlefshëm.
  • Sipas tij ndjekja e katër medhhebeve është Shirk, sepse me këtë Muslimanët po adhuronin Imamët e medhhebeve sikur Çifutet dhe të Krishterët adhuronin priftërinjtë dhe rabinët e tyre.
  • Sipas tij festimi i Mevludit të Pejgamberit s.a.v.s. është shirk, sepse ne këtë mënyrë Muslimanët e ngritnin Pejgamberin në nivelin e Perëndisë, sikur të Krishterët që kanë vepruar me Isain.

 

Për vehabistët është problem që të gjejnë gjejnë muxhedid të tjerë në çdo shekull që kanë ardhur të predikojnë të njejtin mesazh si Muhamed Ibn Abdul Vehabi. Vehabijtë kurrë s´do të mund të gjejnë asnjë muxhedid tjetër që ka thënë të njëjtat gjëra sikur Muhamed Ibn Abdul Vehabi, dhe me këtë pretendimi i tyre për Islam të pastër (burimorë) rrezohet.

Kështu pra mund të konkludojmë se Muhamed Ibn Abdul Vehabi ka qene një bidatçi, që ka sjellë diçka të re, të panjohur për muxhedidët e tjerë.

Kjo është një tjetër arsye pse nuk jam vehabist.

Përktheu: Ajlin Isaj

[përfundon teksti]

Shtojcë: Emrat e ripërtëritësve të çdo shekulli (sipas Imam Sujutiut).

  1. Shek. 1: Umar ibn Abd ul-Aziz
  2. Shek. 2: Imam Shafiu
    (Sipas tij, bidati ndahet në “bidat të mirë” dhe “Bidat të keq” – kjo s’përputhet me vehabizmin)
  3. Shek. 3: Imam Esh’ariu
    (Ska nevoje per komentim…)
  4. Shek. 4: El-Bakilaniu, Sehl el-Su’luki, dhe Ebu Hamid el-Isfarejini
    (I pari, Esh’arist; i dyti, sufij dhe esharij).
  5. Shek. 5: Imam Gazaliu
    (Sufij, Esharij)
  6. Shek. 6: Imam Fahrudin el-Razi and el-Rafi`i
    (Raziu eshte Esharij, me tendenca filozike kah fundi i jetes).
  7. Shek. 7 Ibn Daqiq al-`Id (625-702 A.H.)
    (Ibn Dakik eshte Esharij)
  8. Shek. 8: El-Bulkini dhe el-Irakij
    (te dyte esharij)
  9. Shek. 9 Imam el-Sujuti
    (Esharij, sufij).

Muhammed Zekerija Kand’helvij (1898-1982)

Shejh el-Hadith Mewlana Muhammed Zekerija Kandhelawi Saharanpuri (vd. 1982.), një dijetar indian i hadithit dhe anëtar influencial dhe ideologjist i Xhematit Teblig.

I lindur në Kand’hala. Ai mësoi shkencat e jashtme në Saharanpur nën udhëheqjen e babait të tij. Ai është po ashtu nxënës i Khalil Ahmed Ambathawi në hadith dhe sufizëm.

Ai ligjëroi hadithin prej vitit 1916 deri në vitin 1969 në Saharanpur. Është autor i komentimit mbi Muwetane e Malikut dhe Sahihun e Buhariut. Ai është po ashtu autor i një serie veprash mbi meritat (fadail) e veprimeve fetare të Islamit, të njohura nën titullin përmbledhës “Teblighi Nisab”, dhe janë përkthyer në disa gjuhë të ndryshme.

Muhammed ibn Hasan esh-Shejbaniu dhe Hadithi

Imam Shafiu ka thënë: “Unë nuk kam parë dikë më elokuent sesa ai (Muhamed ibn Hasan esh-Shejbaniu). Kur e shihja atë duke recituar Kur’anin, mendoja se Kur’ani është zbritur në gjuhën e tij.” Ai po ashtu ka thënë, “Unë nuk kam parë dikë më inteligjent sesa Muhammed ibn el-Hasani.”

Continue reading

1-15 / Veçoritë e Aliut (Khasais Ali) – Imam Nesaiu

Libri: Khasais Ali.
Autor: Imam Nesaiu

Hadithet 1 deri 15.

 

کتاب_خصائص_امیرالمؤمنین

 

Namazi i Aliut

 

  1. Aliu ka thënë:

“Unë isha i pari që kam falur namaz me Resulullahun (s.a.v.s.).”

 

2.. Zejd ibn Erkam ka thënë:

“I pari që është falur me Resulullahun (s.a.v.s.) është Aliu (k.w.).” Dhe në një vend tjetër ka thënë: “I pari i cili është bërë musliman ishte Aliu.”

 

  1. Zejd ibn Erkam ka thënë:

“I pari i cili është musliman me Resulullahun (s.a.v.s.), është Ali ibn Ebi Talib.

 

  1. Zejd ibn Erkam transmeton:

“I pari i cili është bërë musliman, është Aliu.”

 

  1. Zejd ibn Erkam ka thënë:

“I pari, i cili është falur me Resulullahun (s.a.v.s) ka qenë Ali ibn Ebi Talib.”

Në një vend tjetër ai thotë:

“I pari i cili është bërë musliman është Aliu.”

 

  1. Jahja ibn Afif (el-Kindi) tregon që Afif ka thënë:

Gjatë kohës së Xhahilietit (koha injorancës – para islamit), unë shkova në Meke dhe qëndrova me Abas ibn Abdul-Muttalibin. Kur dielli u ngrit në qiell gjersa po shikoja Qabenë, një burrë i ri erdhi, shikoi kah qielli dhe u ndal duke qenë i drejtuar kah Kiblja. Disa momente më vonë, një djalë i ri erdhi dhe qëndroi në anën e djathtë të tij. Disa momente më vonë, erdhi një grua dhe u ndal pas këtyre dyve. Kur burri dhe djaloshi u përkulën, edhe gruaja u përkul. Kur burri u drejtua, edhe ata dy bënë njësoj.  Kur burri u ra në sexhde, edhe ata dy ranë në sexhde me të. Kur e pashë këtë, i thash Abbasit, “Sa gjë e mirë!” Abbasi më tha, “(po), gjë e mirë! A e di kush është ai burri i ri?” Ai tha, “Jo nuk e di.” Ai tha, “Ai është Muhammed ibn Abdullah ibn Abdulmuttalibi, nipi im. A e di kush është djaloshi?” Unë iu përgjigja negativisht. Ai tha, “Ai është Ali ibn Ebi Talib ibn Abdulmuttalib, nipi im. A e di kush është gruaja?” Unë thash, “Nuk e di.” Ai tha, “Ajo është Hatixhja e bija e Huvejlidit, gruaja e nipit tim (Muhammedit). Nipi im më ka treguar që Zoti i tij është Zoti i qiejve dhe i tokës dhe Ai e ka urdhëruar atë për këtë fe. Pasha Allahun, në tërë fytyrën e tokës nuk ka përveç këtyre treve në këtë fe.”

 

  1. Aliu (k.w.) ka thënë:

“Unë jam rob i Allahut dhe vëllai i të Dërguarit të Tij. Unë jam Siddik Ekber (më i besueshmi), askush nuk e pretendon këtë gjë pas meje, përveç gënjeshtarit. Unë e kam falur namazin shtatë vite para të tjerëve.”

 

Adhurimi i Aliut

  1. Aliu ka thënë:

“Nuk e di askënd prej këtij umeti, pas Pejgamberit, që e ka adhuruar Allahun përveç meje. Unë e kam adhuruar Allahun shtatë vite para se ndokush prej këtij umeti ta adhuronte Atë.”

 

Pozita e Aliut tek Allahu

  1. Aisha bint Sa’d e ka dëgjuar babanë e saj të thotë:

“Ditën e Xhuhafes, Resulullahu (s.a.v.s.) ngriti dorën e Aliut dhe bëri një fjalim. Pasi e lavdëroi dhe falënderoi Allahun, ai tha: “O njerëz, unë jam përgjegjësi juaj!” Njerëzit thanë, “Ashtu është ja Resulullah.” Atëherë ai mori dorën e Aliut dhe e ngriti lartë dhe tha, “Ky është pasuesi im dhe përfaqësuesi im. Me të vërtetë Allahu e mbështet atë dhe është armik i kujtdo që tregon armiqësi ndaj tij.”

 

  1. Enes ibn Malik ka thënë:

“Një ditë Resulullahu (s.a.v.s.) kishte një zog (të pjekur) për të ngrënë. Ai tha, “O Allah, më sill më të dashurin Tënd prej të gjithë krijesave Tua të hajë me mua nga ky zog!” Ebu Bekri erdhi, por ai (s.a.v.s.) nuk i dha leje të hyjë, Omeri erdhi por ai nuk i dha leje të hyjë, dhe pastaj erdhi Aliu (k.w.) dhe ai i dha leje atij të hyjë (e të hajë me të).”

 

  1. Një ditë, Muavia e pyeti Sa’din, “Çka të pengon ty ta shash Ebu Turabin (Imam Aliun)?” Ai tha, “Për sa kohë t’i mbaj mend tre gjërat që Resulullahu (s.a.v.s.) ka thënë, asnjëherë s’do ta shaj atë. Nëse do kisha një prej tyre, do kishte qenë më mirë se [të kisha] deve të kuqe. E kam dëgjuar Resulullahun (s.a.v.s.) duke i thënë atij, kur ai e la atë në Medine në njërën prej betejave të tij, kur Aliu i tha atij, “Ja Resulullah, a po më lë mua me gratë dhe fëmijët?”, (ai s.a.v.s. i tha), “A nuk je i kënaqur që të jesh si Haruni për Musain vetëm se nuk do të ketë Pejgamber pas meje?” Dhe unë e kam dëgjuar atë të thotë në ditën e [betejës së] Hajberit, “Unë do t’ia jap flamurin një njeriu që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë.” Ne pritëm, por ai (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë, “Thirreni Aliun të vij tek unë.” Ai erdhi dhe kishte kallje (pezmatim) në sy. Ai ia bëri syrin më pështymën e tij dhe ia dha atij flamurin. Dhe (së treti), kur ajeti i pastrimit zbriti “Allahu dëshiron që t’i shmangë prej jush mëkatet o familje (e Pejgamberit), dhe t’ju pastrojë plotësisht.” [el-Ahzab 33:33], Resulullahu (s.a.v.s.) e thirri Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Husejnin dhe deklaroi, “O Allah, këta janë ehli bejti im.”

 

  1. Sa’d ibn Ebi Wekkasi ka thënë:

“Isha duke ndejt (me ca njerëz), disa prej tyre e shanë Aliun. Unë thash, “E kam dëgjuar Resulullahun (s.a.v.s.) t’i thotë tre gjëra atij (Aliut), nëse do e kisha njërën prej tyre, do të ishte më mirë për mua se sa të kem deve të kuqe. E kam dëgjuar duke thënë, “Ai është për mua si Haruni për Musain, vetëm se nuk ka Pejgamber pas meje,” dhe e kam dëgjuar duke thënë, “Nesër, unë do t’ia jap flamurin një njeriu që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë,” [dhe ia ka dhënë Aliut – sh.p.], dhe e kam dëgjuar të thotë, “Kush më ka mua zotëri, e ka Aliun zotëri.”

 

  1. Sa’di ka thënë:

“Resulullahu (S.a.v.s.) ka thënë: “Do t’ia jap flamurin njërit prej jush që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë, dhe përmes të cilit Allahu do të na jep fitoren.” Kur e dëgjuam këtë, sahabët e tij pritën që ata të ishin ky person, por ai (s.a.v.s.) ia dha flamurin Aliut.”

 

  1. Abdurrahman ibn Ebi Lejla transmeton që babai i tij i ka thënë Aliut:

“Njerëzit të qortojnë që del jashtë në të ftohtë (dimër) me vetëm dy këmisha të holla dhe del në të nxehtë (verës) me rroba të trasha.” Ai më tha mua, “A nuk ishe me ne (në betejë) në Hajber? Unë i thash, “Po, isha.”  Ai tha, “Resulullahu (s.a.v.s.) e dërgoi Ebu Bekrin dhe i dha atij flamurin, por ai u kthye (i mundur), pastaj ai dërgoi Omerin dhe i dha atij flamurin por ai u kthye me ushtrinë (i mundur). Pastaj Resulullahu (s.a.v.s.) tha “Unë do t’ia jap flamurin një njeriu që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë dhe ai nuk është ikacak.” Ai (s.a.v.s.) pastaj dërgoi dikë për mua, dhe unë kisha pezmatim në sy. Unë i thash, “I kam sytë e pezmatuar.” Ai m’i bëri sytë me pështymën e tij dhe tha, “O Allah, mbroje këtë nga i dëmi i të nxehtit dhe të ftohtit!” Pas kësaj, unë s’kam vuajtur asnjëherë nga i nxehti as nga i ftohti.”

 

  1. Abdullah ibn Burejdeh transmeton nga babai i tij, Burejdeh, se ka thënë:

Ne rrethuam Hajberin. Ebu Bekri mori flamurin, por u mposht. Të nesërmit, Omeri mori flamurin edhe ai u mposht. Atë ditë ushtria ishin të stresuar dhe dëshpëruar. I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) atëherë i tha, “Nesër do t’ia jap flamurin një njeriu që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë, dhe i cili nuk do të kthehet prapa pa arritur fitore.” Ne kaluam natën rehat duke pritur fitore ditën e nesërme. Në mëngjes, i Dërguari i Allahut fali namazin e sabahut dhe pastaj u ngrit dhe kërkoi t’ia sillnin flamurin, ndërsa njerëzit ishin ende në rreshta (të namazit). Nuk kishte asnjë në mesin tonë, që kishim pozitë tek i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.), e që nuk dëshironte të ishte personi që do ta mbante flamurin.  Ai e thirri Ali ibn Ebi Talibin, i cili kishte kallje në sy atë ditë. Kur ai erdhi, Pejgamberi (s.a.v.s.) ia bëri sytë me pështymën e tij, ia fërkoi sytë, dhe ia dha flamurin, dhe Allahu iu dha fitore në duart e Aliut. Unë (Burejdeh) isha njëri prej atyre që kam pasur dëshirë (shpresoja) të më jepej flamuri.”

Virtytet e Fatimes (Fadail Fatimah) – Ibn Shahin

Fada’il Fatima

Virtytet e Fatimes

 

Udhëheqësja e të gjitha femrave pas Merjemit,
dhe e bija e Resulullahut (s.a.v.s.)

 

Autor: Ebu Hafs Omer ibn Ahmed ibn Uthman ibn Ejjub ibn Shahin.

Përktheu: Fatih Ibrahimi

Burimi: “The Perfect Family: Virtues of the Ahl al-Bayt”, Khalid Williams.

 

Bismilahi Rrahmani Rrahim.

Continue reading

A mund t’i quajmë “vehabistë” pseudo-selefistët?

Dëgjojmë predikues nëpër internet që na mësojnë “Tevhidin” (imagjinar), dhe na thuhet që është e ndaluar t’i quajmë pseudo-selefistët e kohës tonë “vehabista” sepse el-Wehab është emër i Allahut, dhe me këtë sikur i atribuojmë hyjni atyre, ose me një fjalë, siç thonë vetë vehabistët, kur ju themi “Vehabista” është njëjtë sikur t’iu themi “Allahista”.

Kjo është taktikë e ulët që e përdorin ata njerëz që fshihen pas emrave e sloganeve (e jo pas argumenteve dhe dëshmive). Ehli Sunetit nuk i pengon nëse quhen “maturidij”, “esh’arij”, “hanefij” etj., ndonëse el-Maturidiu, el-Eshariu dhe Ebu Hanifja kanë qenë njerëz të pambrojtur nga gabimet, përkundrazi jemi krenarë dhe vet-quhemi të tillë, radhitemi pas këtyre imamëve me kënaqësi. Ndërsa pseudo-selefistët pretendojnë se Ibn Abdulvehabi e ka ringjallur tevhidin pasi ka qenë i fshehur për shekuj me radhë, dhe prapë irritohen nëse i atribuojmë këta njerëz tek shejhu i tyre “shpëtuesi i tevhidit”. Munafikët fshihen pas emrave të mëdhenj si “selefij” dhe pas sloganeve “Pasoni vetëm Kur’an dhe Sunet”, dhe thërrasin “pasoni vetëm sunetin e pastër” (thua se ka edhe “sunet të ndytë” sipas tyre??) – ndonëse janë më të largëtit nga gjërat drejt të cilave thërrasin. Sikur të kishin qenë të sinqertë në besimet e tyre, s’do të ngritnin pluhur ndaj emrit të grupit – sepse tek e fundit el-Wehabijjeh nuk është emër nënçmues as përbuzës as tallëes – por do të merreshin me argumentet që parashtrohen kundër tyre.

Le të vazhdojmë:

(1) Emri për sektin e pseudo-selefistëve është el-Wehhabijjeh, e ky nuk është emër i Allahut, por vetëm është një derivat që ka rrënjën e përbashkët me emrin el-Wehhab, pra nga rrënja W-H-B.

Kaderijjeh” është emri i sektit që kanë mohuar Kaderin e Allahut, dhe el-Kadir është emër i Allahut – pra, ndajnë të njëjtën rrënjë të fjalës: K-D-R

(2) “Keramijjeh” është emri i sektit, dhe janë quajtur pas themeluesit Muhammed ibn Keram. Asnjë prej dijetarëve s’ka kundërshtuar që të mos i quajmë “keramij” por t’i quajmë “Muhammedan” vetëm sepse themeluesi i lëvizjes së tyre është quajtur Muhammed ndërsa Keram është emri i babait të tij.

El-Kerim është emër i Allahut, dhe rrënja e këtij emri është e njëjtë me rrënjën e emrit të sektit të Keramistëve, pra rrënja K-R-M.

Xheberijjeh” është një sekt tjetër, pasuesit e të cililit quhen Xheberij. Por… pritni, a nuk është El-Xhebbar emër i Allahut? Po, dhe derivohet nga rrënja XH-B-R.

Pra, shikojeni këtë derivim me kujdes:

3.a. (Rrënja) W-H-B => (Emri i ZotitEl-Wehhab => (sektiWehhabijjeh => (personat quhenWehabistë.

3.b. (Rrënja) XH-B-R => (Emri i Zotit) El-Xhebbar =>
(sekti) Xhebberijjeh => (peronat quhen) Xheberij

Ibn Tejmija, Bin Bazi, el-Albani, etj. me “xheberij” i referohen sektit i cili mohon që njeriu ka vullnet të lirë. Prandaj, nëse nuk lejohet që vehabistët të quhen me këtë emër sepse el-Wehhab është emër i Allahut, atëherë si ka mundësi që “dijetarët e tevhidit” të cilët dinë aq mirë rreth Cilësive e Emrave të Allahut sa që i quajnë gjigantët e Ehli Sunetit “të devijuar”, nuk e kanë ditur se është e ndaluar të quhen “xheberij” sepse el-Xhebbar është emër i Allahut!!??

Malik është emër i Allahut, por emri Malik është i lejuar për njerëzit. Bile, imami i Medines në kohën e tij është Malik ibn Enesi, autori i koleksionit të hadithit el-Muweta. Dhe, më interesant, pasuesit e medh’hebit të malikut quhen “Malikij”. Vallë, cili nga dijetarët ka thënë se t’i quash pasuesit e medh’hebit “Malikij” është gabim ose shirk???

Si përfundim

Në pikën (1) sqaruam që nuk ka asgjë të keqe të quhen “vehabijjeh/vehabistë”.

Në pikën (2) sqaruam që atribuimi në emër të babait është në rregull, dhe vetëm pse emri i “shejhut” të nexhdistëve është Muhammed ibn Abdulvehab, nuk domethënë që duhet t’i quajmë “muhamedan” vehabistët.

I vetmi kundërshtim që mund të paraqitet tani është që, pse s’i quajmë “abdul-vehabij” por “vehabij”. Përgjigja është e thjeshtë. Sikurse që pasuesit e tarikatit Kadirij (të cilit i takonte edhe vet Ibni Tejmije) nuk quhen “abdul-kadirij” ndonëse shejhu i Tarikatit ishte Abdul-Kadir Xhilani.